-
Në krah të Ardi Veliut/ Rama viziton policët e plagosur: Lukunia e mbledhur me lekë nuk mund t'i nxjerrë sytë policëve të shtetit! Meta e Berisha nxisin dhunën (VIDEO)
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte para pak minutave në QSUT për të vizituar policiët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.
11 Dhjetor 2020, 18:34 -
Protesta për Rashën/ Kim: Bisedova me Ramën, Bashën, Kryemadhin e Veliun! Ish-pushtetarët të mos bëjnë gabimet e së kaluarës, të mos nxisin dhunë
E ashpër ka qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në reagimin e saj, ku i ka tërhequr veshin opozitës duke i quajtuar për herë të parë "ish pushtetarë", duke i thënë që të mos bëjë gabimet e së kaluarës, duke nxitur dhunë. Referime dhe ndaj intervistës së rënde që Berisha dha një natë më parë në TV, duke pranuar e inkurajuar dhunën më 21 janar 2011 dhe më pas. Ambasadorët e huaj njëzëri: Protesta të jetë paqësore! Duhet drejtësi.
11 Dhjetor 2020, 17:59 -
Ambasadori italian, Fabrizio Bucci: Pranë familjes së Klodjanit! Jam kundër përplasjes dhe dhunës
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.
11 Dhjetor 2020, 17:35 -
Protestat e dhunshme/ Basha: Rama reagoi për vrasjen e Klodjan Rashës kur u ngritën qytetarët, u detyrua të bëjë Lleshajn mish për top! Krenar për rininë e sotme (VIDEO)
Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë partia sipas tij në gjithë këto vite, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë. Gjatë mesazhit të tij ai tha se sot nuk mund të festohet ashtu siç do duhej, për shkak të pandemisë, ndërkaq është ndalur duke hedhur akuza ndaj qeverisë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj.
11 Dhjetor 2020, 17:20 -
(VIDEO) Mbyllet protesta e tretë për Klodjanin/ Gazi lotsjellës 'përçan' protestuesit! Policia 'merr në kontroll' situatën! Mbi 15 të shoqëruar! 2 efektivë të FNSH-së të lënduar
Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit të cilët edhe sot si 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Protesta nisi këtë të premte rreth orës 18:00 me tensione, ku një grup të rinjsh sapo panë efektivët e policisë që po zbrisnin në terren nisën të qëllonin me gurë e shashka në drejtim të tyre, megjithatë policia u kundërpërgjigj me autobotet me ujë e gaz-lotsjellës.
11 Dhjetor 2020, 17:13 -
Protestat/ Rama: Opozita dhe Presidenti, orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodjanit! Prindërit e minorenëve të ruajnë fëmijët nga LSI
Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës që sipas tij poshtëron kujtimin e Klodjan Rashës. Përmes një postimi të ashpër të rrjetet sociale, kryeministri shprehet se "Luli, Saliu, Iliri dhe Monika janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
11 Dhjetor 2020, 15:59 -
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, FRPD Korçë akuza policisë: Janë vënë nën hetim padrejtësisht 9 persona! Bashkia: Po legjitimoni dhunën, shfrytëzoni dhimbjen për pushtet
FRPD Korçë ka hedhur akuza kundrejt policisë lidhur me arrestimet dhe procedimet penale që janë bërë ndaj protestuesve, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
11 Dhjetor 2020, 15:50 -
Protestat për Klodjan Rashën, Topalli për Report Tv: Kjo klasë politike duhet të mbyllë ciklin e vetë! Basha tradhtoi të rinjtë dhe u fsheh
Në një intervistë për Report Tv, kryetarja e partisë "Lëvizja për Ndryshim" Jozefina Topalli komentoi protestat që përfshinë Tiranën ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës. Ajo shprehet se këto aktet e dhunës vijnë për shkak të varfërisë. Ajo ka hedhur akuza mbi klasën politike aktuale për të cilën u shpreh se ata duhet të japin dorëheqjen dhe të mbyllin ciklin e tyre.
11 Dhjetor 2020, 13:56 -
Protesta e dhunshme në Tiranë, arrestohen 59 protestues, nën hetim 116 persona të tjerë! Policia: Prindërit të mos lejojnë fëmijët e mitur të bashkohen në tubim (VIDEO)
Nga protestat e dhunshme që përfshinë Tiranë ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka arrestuar 59 persona ndërsa nën hetim janë 116 persona të tjerë.
11 Dhjetor 2020, 12:42 -
Ekskluzive/ Dëshmitë e efektivëve për vrasjen e Klodjan Rashës! Kontradikta mes 2 policëve kolegë për përplasjen fizike me 25-vjeçarin!
Shqiptarja.com ka siguruar dëshminë e efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha, si dhe të kolegut të tij, efektivit me iniciale E.Gj. Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre ku janë vënë re dhe kontradikta mes kolegëve.
11 Dhjetor 2020, 11:55 -
U dëmtuan nga protesta/ Mbyllen përkohësisht Biblioteka, Muzeu Historik Kombëtar dhe TKOB
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisëm Muzeu Kombëtar dhe TKOB kanë njoftuar në faqen e tyre zyrtare se do të qëndrojnë të mbyllur përkohësisht, pasi kanë pësuar dëmtime si pasojë e protestës së djeshme.
11 Dhjetor 2020, 11:43 -
Gjykata vendos "Arrest me burg" për policin që vrau Klodjan Rashën/ Efektivi Nevaldo Hajdaraj: Të jetë familja këtu, dua të kërkoj ndjesë publike
Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Gjykata ka vendosur masën "Arrest me burg".
11 Dhjetor 2020, 11:30 -
Protestat/ Reagon Avokati i Popullit: Janë shoqëruar të mitur dhe janë shkelur rregullat nga policia
Pas protestave të zhvilluar dy ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ku pas dhunës së ushtruar policia ka shoqëruar disa persona, ka ardhur edhe një reagim nga Avokati i Popullit.
11 Dhjetor 2020, 11:08 -
Spahiu, analogji me 21 Janarin e Bashës dhe protestave për Klodjanin: Arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë, por jo drejtësia për Klodjanin
Dhuna e ushtruar nga protestues në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për Kreshnik Spahiun nuk është spontane por e organizuar nga PD dhe LSI. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku u fol për protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha, Spahiu tha se protesta ka nisur spontanisht por dhuna jo.
11 Dhjetor 2020, 10:30 -
Shtetshkallmuesit
Urrejtjen ndaj së bukurës e kanë në gen, urrejnë ligjet dhe jetën në nji shoqni civile, janë gjithnji në gjendje paraurbane, qytetnimi i tremb dhe nuk e pranojnë, nuk janë në gjendje me krijue asgja të bukur e të qëndrueshme. E kanë tregue me Haxhi Qamilin, Esad Pashën, Enver Hoxhën, Sali Berishën, Ilir Metën se preferojnë djegiet dhe vrasjet mbas shpine, urrejnë drejtësinë dhe janë të pabesë, shiten dhe të shesin, jetojnë të rrethuem me njerëz që janë mish në kërrabë.
11 Dhjetor 2020, 10:16 -
Protesta në Korçë e Bulqizë për vrasjen e Klodjan Rashës, nën hetim 16 persona
Nga protestat e djeshme të zhvilluara në Bulqizë dhe Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës janë vendosur nën hetim 16 persona. Në qytetin e Korçës janë vendosur nën hetim 9 persona ndërsa në Bulqizë 7 persona për shkak se kanë organizuar protestë në kundërshtim të masave antiCOVID si dhe për prishjen e pronës publike.
11 Dhjetor 2020, 09:28 -
Braçe publikon video nga selia e PS-së: Sulmi i dhunshëm nga llumi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, do mbani mbi kurriz çdo krim
Zv.kryeministri, Erion Braçe ka publikuar një video ku tregohen dëmet e shkaktuara pas sulmit barbar të protestuesve të selisë së Partisë së Socialiste. Në një status në “Instagram”, Braçe akuzon se pas sulmit të dhunshëm ndodhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
10 Dhjetor 2020, 23:11