-
Meta paralajmëroi tubim, Petro Koçi: Është president edhe më i keq se Berisha! Ka sjellje partiake e çoroditje mendore
Petro Koçi e ka cilësuan Ilir Metën si presidentin më të keq në vend, edhe më i keq se Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi edhe komandant i PD-së. Koçi tha se Meta me sjelljen dhe gjuhën e tij partiake ia ka kaluar edhe Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit duke dalë hapur se është ai që e drejton ende LSI-në.
16 Dhjetor 2020, 22:36 -
Duan t’i ikin hijes së tyre duke e djegur përsëri vendin
Si mund të arratisen nga hija e tyre? Kësaj here opozita që zhvillon herë pas herë terror në qytet, kishte një shans brilant. Në momentin kur një djalosh 25 vjeç, Klodian Rasha, u shpall i vrarë nga arma e një polici, këta duhej të nxitonin sa te Haxhi Rasha (babai) aq edhe te publiku. Të dyve t’u flisnin me të njëjtën gjuhë: ‘Zotërinj, ne jemi ata që ishim, por sot do t’u shërbejmë tjetër gjë!’.
16 Dhjetor 2020, 19:58 -
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, pedagogia: Pjesëmarrja e të miturve, kemi gabuar në edukimin qytetar! Përpara Ramës duhet të fliste ministrja e arsimit
Për pedagogen në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, të miturit që morën pjesë në protestat e disa ditëve më parë janë shëmbëlltyrë e sistemit të edukimit në Shqipëri. Në një intervistë për Report Tv ajo thotë se janë bërë gabime të pariparueshme në edukimin qytetar.
16 Dhjetor 2020, 15:26 -
Protestat në Tiranë/ Komisionerja e KiE: Policia të dallojë protestuesit e dhunshëm nga ata paqësorë, të respektohen të drejtat e të miturve
Komisionerja i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përmes një deklarate ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhvillimin e protestave në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ajo thekson në deklaratën e saj se Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore.
16 Dhjetor 2020, 13:02 -
Protesta në Durrës, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë
2 persona u arrestuan ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim për grumbullim të paligjshëm në kundërshtim me masat antiCOVID në Durrës. Në pranga kanë rënë një 24-vjeçar me iniciale Sh.M. dhe një 30-vjeçar me iniciale A.B. ndërsa nën hetim janë një 20-vjeçar me iniciale A.V. dhe një 23-vjeçar me iniciale F.D.
16 Dhjetor 2020, 09:00 -
Meçaj në Repolitix: Dhuna në protesta e dirigjuar nga opozita! Këto akte tregojnë se ajo ka probleme me zgjedhjet
Opinionisti Arben Meçaj tha se protesta e organizuar ishte e dirigjuar nga opozita dhe kjo u pa te prania e anëtarëve të saj dhe kur ato pak njerëz që arriti të mblidhte nuk u zgjat në kohë duke 'vdekur' pas pak ditësh. Për Meçen fakti që u mblodhën pak veta dhe përdorimi i akteve të dhunës tregon se opozita ka probleme me zgjedhjet.
15 Dhjetor 2020, 23:04 -
Akuzat se doli me ofendime kundër protestave për Klodjan Rashën, Kushi: Shpifje! Thjesht jam kundër protestave të dhunshme dhe keqpërdorimit të fëmijëve
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pasi në rrjet kanë qarkulluar zëra se ajo ka dalë kundër protestës që është zhvilluar në vendin tonë kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
15 Dhjetor 2020, 22:14 -
Tensionet me Ramën, Albin Kurti: Revoltat në Shqipëri treguan se duhet ndryshuar sistemi! Në Kosovë kanë shpresë tek unë, ndaj s’ka revolta
Marrëdhëniet e tensionuara mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, duket se janë shfrytëzuar nga kryetari i Vetëvendosje, i cili shprehet se protesta e dhunshme në Tiranë tregojnë se ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik dhe ekonomik korruptiv. Ai ka hequr një paralele më situatën në Kosovë, ku thotë se në këtë
15 Dhjetor 2020, 21:16 -
Dhuna në protesta/ Spahiu: Kanë qenë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve! Policia me skenar të qëllimshëm për ta prishur
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar protestat e dhunshme në Tiranë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Ndërsa dhuna e përdorur në to për Spahiun ishte nxitur qëllimisht nga policia, pasi deri në momentin që efektivët nuk ishin prezentë protesta ishte paqësore.
15 Dhjetor 2020, 19:03 -
Dhuna në protesta, Balla në Report Tv: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit! Ministri i ri i Brendshëm? Shqipëria s'ka pasur kurrë ministre grua
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri.
15 Dhjetor 2020, 18:05 -
Protestat/ Veliaj: Fëmijët e tyre i çojnë në Angli e Hollandë, kurse fëmijët e shqiptarëve i përdorin mish për top për politikë
Puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar nuk është ndalur në Kashar. Sot familja e Dalip Kamberit hyri në banesën e re, ku edhe do të festojë Vitin e Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i dorëzuan kryefamiljarit dokumentet e pronësisë së shtëpisë. Veliaj theksoi se kjo banesë e rindërtuar është treguesi më i qartë cila është skuadra që ndërton dhe cila ajo që dhunon e prish.
15 Dhjetor 2020, 15:34 -
Protestat e dhunshme, apeli i sociologut: T'i mbajmë larg të miturit nga politika! Ata keqpërdoren në fushata nga opozita dhe qeveria (VIDEO)
Për sociologun Gëzim Tushi, përdorimi i të miturve në protestat e dhunshme ndikon negativisht në formimin e karakterit të tyre. I ftuar në Report Tv ai i bën apel prindërve dhe politikanëve që fëmijët e mitur t'i mbajnë sa më larg ndikimit politik.
15 Dhjetor 2020, 14:08 -
Shkodra, shpresa e fundit e Lulzim Bashës. Por këtë radhë Voltana fsheh “gjurmët”
I pakënaqur nga rezultatet e protestës në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit, duke parë se ajo po shkon drejt shuarjes, Lulzim Basha ka menduar të përdorë sërish Shkodrën, si shpresa e fundit për të krijuar trazira. Qarqe të afërta me PD-në në këtë qytet kanë paralajmëruar një tjetër protestë këtë të shtunë më 19 dhjetor.
15 Dhjetor 2020, 12:20 -
'Fëmijët' e politikës shqiptare dhe stacioni 'Shqipëria si Europa'
Sot në Shqipëri “zezakun e shtëpisë” e ka zëvendësuar ai që përfiton nga politika. “Zezakët e shtëpisë” sot janë fëmijët e Ilir Metës, që studiojnë në Angli. Është i biri Sali Berishës, që nuk ka asnjë ditë punë në librezën e tij, por është milioner. “Zezaku i shtëpisë” sot është i biri Ramës, i biri Fahriut, i biri Tom Doshit. “Zezaku i shtëpisë” është çdo barbon i administratës.
15 Dhjetor 2020, 11:25 -
Vrasja e Rashës/ Protesta edhe në Greqi, disa të rinj mblidhen përpara konsullatës shqiptare në Janinë!
Vrasja e Klodjan Rashës ka shkaktuar protesta edhe në Greqi. Disa të rinj kanë protestuar përpara konsullatës shqiptare në Janinë. Të rinjtë, pjesë e lëvizjes "Gesture" u mblodhën përpara Konsullatës me banderola të mëdha ku shkruhej shqip dhe në gjuhën greke "Shqipëria dhe Greqia janë shtete policore"
15 Dhjetor 2020, 09:59 -
Protestat për vrasjen e Rashës, Meta ndërron qëndrim ndaj gazetarëve: Respekt e mirënjohje! Është themelore për demokracinë që të vazhdoni misionin tuaj
Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për të gjithë gazetarët e terrenit dhe operatorët e mediave që kanë mbuluar protestën gjatë ditëve të fundit dhe kanë përcjellë informacionin për publikun. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se informimi i publikut dhe transparencës është themelore për demokracinë.
15 Dhjetor 2020, 09:10 -
Protestat për Klodjan Rashës, gjykata jep masat për 43 protestues! 5 arrest me burg për 10 ditë, 11 arrest me shtëpi, të tjerët detyrim paraqitje
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 43 protestues të cilët janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodjan Rashës në kryeqytet.G
14 Dhjetor 2020, 22:57 -
Stresi nxit dhunë e kaos, rivali i tij Noizy: Të ndihmojnë familjen e Klodjanit! Protesta, politike e shikon dhe qorri, po shkatërrojmë shtëpinë tonë
Rival në profesion dhe të kundërt edhe në qëndrime, janë dy reperët Stresi dhe Noizy. Stresi nxit dhunë dhe kaos, Noizy bën thirrje për ndalim të shkaytërrimi të vendit dhe për të ndihmuar familjen e Klodjan Rashës.
14 Dhjetor 2020, 21:00 -
Protestuesit që po i nxjerrin 'turpin' opozitës
Është pak dëfryese si situatë, kur shikon se dy partitë kryesore opozitare në vend, të cilat kanë provuar të gjitha mënyrat të bëhen të pranueshme në shoqëri me dhunë, por nuk ja kanë dalë dot, më në fund kanë gjetur këtë zgjidhjen me të mitur.
14 Dhjetor 2020, 20:07 -
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë/ Jepen 67 masa sigurie për të arrestuarit, 15 arrest me burg dhe 17 në shtëpi, lirohen 35 të tjerë
Gjykata ka dhënë masë sigurie për 24 të arrestuar në protestën e datës 12 dhjetor. 15 personave u dha masa arrest me burg ndërsa 17 arrest shtëpie, lirohen 35 të tjerë.
14 Dhjetor 2020, 19:17 -
Felaj në Report Tv: PD - LSI nxisin protesta që synojnë kaos, gjoja në emër të Klodjanit! Ministre e Brendshme? E gatshme për çdo kontribut
Deputetja e PS dhe njëherësh kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se protestat e zhvilluar ditët e fundit në vend janë të organizuara dhe frymëzuara nga opozita.
14 Dhjetor 2020, 17:59 -
Stresi, biri i Sali Lushajt që vidhte pula dhe u bë vrasësi personal i Berishës
Për një kohë bajagi të gjatë Sali Lusha ka qenë tmerri i Tiranës, e niste burrninë me kashaisjen nëpër lisat e mëdhenj të parkut Rinia të mbytur me pisllëk kioskash e klientësh që pinin birra. Pastaj dilte në bulevard, më i gjatë se të tjerët, dhe shikonte kush e kishte këmishën më të re. I sulej tjetrit, ia bënte copë këmishën dhe ikte me vrap me të qeshurën njësoj si Stresi sot; po fiks si Stresi- i biri.
14 Dhjetor 2020, 17:32 -
Ju që protestoni këto ditë në daçi të mos ju marrë historia për Bitëllsa të paguar, por Shqiptarë Trima zbuloni fytyrat e ndalni shkatërrimet
Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.
14 Dhjetor 2020, 16:20 -
Kush proteston? Ditët me Polici, gaz dhe autobote. Si po përdoren të miturit 12-13 vjeç
"Janë 30 për qind e protestuesve të aktivizuar me veprime dhune në këtë moshë dhe asnjëri nuk mund të merret nën përgjegjësi penale”, këmbëngul oficeri i rendit sipas të cilit asnjëri prej tyre nuk mund të arrestohet për shkak të moshës dhe as që mund të procedohet. Protesta e këtij dhjetori ndryshon po ashtu edhe për shkak të ndarjes në grupe të vogla të protestuesve, të cilët shpërndahen dhe hyjnë nëpër rrugica duke shkatërruar biznese e duke shkulur tabelat publike apo edhe duke djegur kazanët"
14 Dhjetor 2020, 15:43