Kosova & Rajoni
-
Seancat e kuvendeve komunale në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, në të cilat do të duhet të miratohen statutet dhe simbolet e komunave, janë caktuar për ditën e sotme në orën 17:00. 12 Mars 2014, 07:33
-
Këshilli për të mbijetuarit e dhunës
11 Mars 2014, 22:04
seksuale, Hague përgëzon Jahjagën“Jam mirënjohës që me rastin e lançimit të Këshillit Kombëtar do të shprehni mbështetjen e Kosovës për Deklaratën e Përkushtimit për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, të cilën unë e kam lançuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar,” tha Hague në letrën dërguar Jahjagës.
-
Projektligji për Veteranët e UÇK-së
11 Mars 2014, 12:07
diskutohet të enjten në KuvendProjektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do shqyrtohet për herë të parë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten në 13 mars.
-
Haradinaj sot në Tiranë, do marrë
11 Mars 2014, 09:56
çmimin ‘Qytetar Nderi’ i KamzësKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të nderohet me çmimin ‘Qytetar Nderi’ i bashkisë së Kamzës.
-
Kosova drejt përmbushjes së
10 Mars 2014, 17:40
kritereve për liberalizimin e vizaveMinistrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi mbajtën një takim plenar me ekspertët e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë gjatë kësaj jave për të vlerësuar nga afër kriteret që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
-
Marrëveshje bashkëpunimi
10 Mars 2014, 16:43
mes KQZ së Kosovës dhe ShqipërisëKomisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin kryetarja e KQZ-së së Kosovës Valdete Daka, dhe ajo e Shqipërisë, Lefterije Lleshi.
-
Daçiç: Zgjedhjet parlamentare në
10 Mars 2014, 14:37
Serbi,do të mbahen dhe në KosovëKryeministri serb, Ivica Daçiç bëri të ditur se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ndërsa serbët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe zgjedhur pushtetin shtetëror.
-
Pakistani kërkon të forcojë
10 Mars 2014, 11:53
marrëdhëniet me KosovënKreu i shtetit pakistanez Hussain i tha Hoxhës se vendi i tij është i etur për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të dobishme me Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë atë politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor. (Foto: Presidenti pakistanez Mamnoon Hussain).
-
Dialogu me Serbinë varet nga
10 Mars 2014, 10:14
zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillitE ardhmja e dialogut dhe Marrëveshjes së 19 prillit 2013 do të varen nga dinamika e zbatimit të pikave që kanë të bëjnë me largimin e plotë të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.
-
Edita Tahiri: Vuçiç ta lexojë
9 Mars 2014, 22:47
mirë marrëveshjen e BrukselitZëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, të organizuara nga Serbia. Ajo e porosit zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta lexojë mirë marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar në Bruksel.
-
Partitë politike e garantojnë
9 Mars 2014, 20:41
Presidenten Jahjaga deri në 2016Partitë politike duket se i kanë marrë shumë seriozisht këshillat e ambasadores amerikane, Tracey Jacobson, që çështja e presidentit të vendit të mos bëhet pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjet parlamentare.
-
Vuçiç: Zgjedhjet serbe në Kosovë
9 Mars 2014, 13:52
sipas marrëveshjes së BrukselitNënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksander Vuçiç u shpreh sot se zgjedhjet serbe në Kosovë, që do të mbahen më 16 mars do të jenë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe me OSBE-në.
-
Dy zyrtarë të Thaçit lobojnë në SHBA
9 Mars 2014, 10:37
kundër tribunalit të BE ndaj “UÇK”Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur për në Washington këshilltarin e tij Bekim Çollaku dhe Ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, për të kërkuar mbështetjen e administratës amerikane kundër themelimit të një tribunali europian për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
-
Prishtinë, konflikti në familje
9 Mars 2014, 09:08
një i vrarë dhe një i plagosurNjë person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, në Prishtinë nga të shtënat e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në rrugën "Shaip Spahiu".
-
Ushtria e Kosovës, OKB-Serbisë:S'do
8 Mars 2014, 19:48
të këtë seancë të jashtëzakonshmeOKB-ja nuk do të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo ka qenë përgjigjja ndaj kërkesës së Serbisë për organizmin e një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
VIDEO -
Shqipëri-Kosovë, taksa e parkimit
8 Mars 2014, 11:59
rinis “luftën e ftohtë tregtare”Mes Shqipërisë e Kosovës ka rifilluar pas 6 muaj ndërprerje “lufta e ftohtë tregtare” . Sipas transportuesve dogana e Kosovës ka rikthyer taksën e parkimit në terminalet private prej 40 Euro.
-
Thaçi-Daçiç, nuk do të kenë
8 Mars 2014, 11:51
më shtrëngim duarshNuk do të ketë më një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç, të paktën si udhëheqës të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.
-
Kosovë,Thaçi: Mandatin e tretë
8 Mars 2014, 08:15
do rrisim 100% të rrogaveKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka premtuar se në mandatin e tretë të qeverisjes së tij, rrogat do të rriten me 100%, ndërsa këtë vit, 82 mijë punonjës e 2mijë minatorë do të përfitojnë rritje page.
-
OKB: Nuk ndërhyjmë në çështjen
7 Mars 2014, 19:45
e krijimit të ushtrisë së KosovësZëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve "Tanjug" se nuk i përket OKB-së të përzihet në çështjet e e krijimit të ushtrisë dhe në ato që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.
-
Gjermani, Hoxhaj: Kosova dhe Serbia
7 Mars 2014, 12:33
të anëtarësohen njëkohësisht në BEKosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Dhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë mund të ketë zhvillime të paparashikuara.
