Kosova & Rajoni
-
Pala serbe në bisedimet teknike me Kosovën për energjinë kërkon, që Bashkësia (asociacioni) i komunave serbe në veri të ketë kompaninë, e cila do ta furnizojë pjesën veriore të Kosovës me energji elektrike. Këtë e bën të ditur ministrja për Energjetikën e Serbisë, Zorane Mihailloviç. 26 Qershor 2013, 16:14
-
Prishtina ndërton 50 banesa
25 Qershor 2013, 19:18
për familjet e dëshmorëveKy është objekti i dytë me radhë, që komuna e Prishtinës ka ndërtuar për familjet e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, ndërkohë që brenda pak ditëve do të vihet edhe gurë themeli i objektit të tretë, po ashtu me 50 banesa.
-
BE: "Po" hapjes së negociatave
26 Qershor 2013, 10:00
për MSA-në me KosovënMinistrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg kanë dhënë rekomandimin për nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën dhe dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE.(Foto Fule dhe Ashton sot)
-
Ratifikim dhe protesta për
25 Qershor 2013, 18:03
marrëveshjen Kosovë - SerbiKryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar më 27 qershor, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, dilemat janë shtuar nëse marrëveshja duhet të ratifikohet.
-
Ministrat e BE-së diskutojnë
25 Qershor 2013, 17:39
për Kosovën e SerbinëNë takimin e tyre në Luksemburg pritet të miratohen përfundimet, të cilat do të propozojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
-
Thaçi: Zgjedhjet lokale do mbahen
25 Qershor 2013, 13:23
në gjithë territorin dhe në 1 ditë“Do të jenë këto zgjedhje sipas legjislacionit kosovar dhe standardeve ndërkombëtare”, tha Thaçi, duke shtuar se, “për herë të parë do të kemi përfshirjen e plotë territoriale dhe gjithëetnike”.
-
Veriu i Kosovës drejt zgjedhjeve
25 Qershor 2013, 09:45
lokalePajtueshmëria e përgjithshme për zgjedhjet komunale që do të zhvillohen në vjeshtë edhe në veri të Kosovës, e cila është arritur në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiç ka nxitur liderët e serbëve të veriut.
-
BE, dritë jeshile Kosovës për
24 Qershor 2013, 21:47
MSA-në, përgatitet draft-rezolutaKëshilli i Ministravë të BE-së i jep dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të vlerësojnë sot në Luksemburg progresin e arritur në bisedimet Kosovë-Serbi.
-
Sekretari i Jashtëm i Britanisë
24 Qershor 2013, 03:19
vlerëson arritjen e marrëveshjesPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
-
Ambasada e Kosovës në Tiranë
22 Qershor 2013, 21:26
pa “zot shtëpie”Ambasada e Kosovës në Tiranë, pothuajse për afro një muaj ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Ndërsa ambasadori Sulejman Selimi gjendet në paraburgim, prokurori i rastit italian, Mauricio Salustro, ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së
22 Qershor 2013, 21:28
diskutojnë për bisedimet Kosovë-SerbiMinistrat e Jashtëm të BE pritet të diskutojnë të hënën në Luksemburg lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. Siç dihet BE pritet që javën e ardhshme të marrë vendim nëse Serbisë do t’i jepet data për fillimin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa Kosovës Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
-
Thaçi e Daçiç arrijnë "përparim
22 Qershor 2013, 09:25
konkret" të marrëveshjesKosova dhe Serbia arritën dje, marrëveshje të pjesshme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Dy kryeministrat zgjidhën detajet për disa çështje të hapura në fushën e drejtësisë, policisë dhe rreth zhvillimet të zgjedhjeve lokale në vjeshtë.
-
Çitaku në Beograd: Kosova
21 Qershor 2013, 23:39
kurrë më pjesë e SerbisëMinistrja për Integrime Evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, e cila po merr pjesë në seminarin për integrime evropiane në Beograd, tha sot se "Serbia duhet ta ketë të qartë se me Kosovën duhet të jetë partnere e barabartë në çdo fushë dhe të harrojë përgjithmonë se Kosova mund të kthehet sërish si pjesë e saj".
-
Marrëveshja, Ashton dhe Fyle
21 Qershor 2013, 18:12
informojnë për progres në zbatimPërfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, dhe Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, në letrën dërguar sot ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, “kanë informuar për progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes për normalizim” ndërmjet Kosovës e Serbisë.
-
Ashton: Përparime evidente në
21 Qershor 2013, 10:05
raportet Beograd - PrishtinëPas takimit që zgjati deri në orën 3 të mëngjesit të së premtes shefja e diplomacisë së lartë tha se është analizuar progresi i deritanishëm dhe se ka progres konkret drejt normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Kosovës.
-
Kryeministri i Kosovës nga
20 Qershor 2013, 22:21
Brukseli: Besoj në marrëveshjeKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sonte në Bruksel se shpreson dhe beson në arritjen e një marrëveshjeje për ato pika në të cilat grupet e punës nuk arritën të bien dakord.
-
MPJ: Ambasadori Peci cënoi sigurinë
20 Qershor 2013, 11:12
kombëtare, i padenjë për KosovënMinistria e Jashtme e Kosovës deklaron se Lulzim Peçi ka bërë takime të paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë.
Ambasadori i Kosovës në Serbi dha dorëheqjen -
Bruksel, Ashton bashkon sërish
20 Qershor 2013, 09:43
kryeministrat Thaçi dhe DaçiçNë Bruksel do të takohen sërish kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. Takimi në fjalë do nisë në orën 20.00.
-
Hill: Bota ndryshon, por jo
20 Qershor 2013, 08:05
edhe miqësia SHBA- KosovëSHBA-të janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, ambasadori Christopher Hill gjatë ceremonisë ku u nderua me titullin “Dr.Honoris Causa”.
-
Tahiri: Qeveria serbe ndërpret
19 Qershor 2013, 17:47
financimet për serbët në VeriQeveria serbe ka marrë vendim për ndërprerjen e financave për policët e MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri të martën pas takimit maratonik me delegacionin e Serbisë në Bruksel.
