Kosova & Rajoni

  • Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy tha se prania e presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Tomislav Nikoliç and Atifete Jahjaga, në samitin e vendeve të Evropës Qendrore, përbën një hap historik. (Foto: Takimi në Bratislavë)
  • Marrëveshja, Thaçi konfirmon
    takimin me Daçiç në 20 qersho

    Kryeministri kosovar ka konfirmuar takimin e radhës me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, më 20 qershor, kur ai beson se do të arrihet përfundimisht marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin.(Foto:Thaçi, Daçiç dhe Ashton)

  • Serbia: Kemi 220 miliardë dollarë
    prona në Kosovë

    Siç shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, gazetë pro-qeveritare, vetëm pasuria e serbëve të përndjekur, siç i quan kjo gazetë serbët që janë larguar vetë nga Kosova, kalon vlerën e 4 miliardë dollarëve.

  • Jemeni, shteti i 100 që njeh
    pavarësinë e Kosovës

    Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes rrjetit social “Twitter”. “Kam folur me ministrin e jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi. Ai më konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”,-ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

  • Serbia në BE, Reeker mund
    të jetë negociator për datën

    Në lojën diplomatike rreth datës së hapjes së neogiciatave të Serbisë me BE papritur është përfshirë edhe Washingtoni. Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në Departamentin amerikan të Shtetit fatin e integrimeve evropiane të Serbisë mund ta vendosë rezultati i betejës mes dy rrymave në administratën amerikane.

  • Sot Dita e Lirisë, 14 vjet nga
    zbarkimi i NATO-s në Kosovë

    Kosova përkujton sot Ditën e Lirisë nga agresioni serb. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, duke nisur dhe largimin e forcave serbe.

  • Linja e interkonjeksionit 400 kV
    tenderi sot në Frankfurt

    Tenderi për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet sot në Frankfurt të Gjermanisë, njoftuan burime nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Mësohet se, deri tani, janë 14 kompani të huaja që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në tender.

  • Turqit bojkotojnë festën e
    Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

    Këshilltarët e komunitetit turk të Asamblesë Komunale në Prizrenit nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen solemne të 135- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këshilltari i LDD-së, Lulëzim Kabashi ka thënë: “Fatkeqësisht, ende edhe në këtë kohë ekziston një mentalitet i gabuar”.
    .

  • Biden: Marrëveshja të zbatohet
    shpejt, Thaçi burrë shteti

    "Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden riafirmoi partneritetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës", thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.

  • Deputeti i Kuvendit të Kosovës:
    Skënderbeu, hero i katolikëve

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar. Kelmendi, e argumentoi këtë se "në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet".

  • FMN: Kosova ka përmbushur
    kriteret e marrëveshjes "Stand By"

    Qeveria e Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret e parashikuara në marrëveshjen “Stand By”, konsiderojnë zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. Misioni i FMN-së ka qëndruar në Kosovë që nga 28 maji, vizitë kjo që ka pasur për qëllim kompletimin e katërt të marrëveshjes "Stand by Arrangment (SBA)".

  • ShBA, Thaçi sot takimin e parë
    me zv/presidentin Joe Biden

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar për një vizitë zyrtare në SHBA, ku takimin e parë do ta zhvillojë me zv/presidentin e SHBA-së, Joseph Biden, me pas me zv/sekretarin e DASh, William Burns etj.

  • Merkel: S’ka datë të shpejtë për
    Serbinë në BE, kusht Kosova

    Merkel nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj në gusht të vitit 2011, kur me rastin vizitës në Beograd pati thënë se, "Serbia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të mos arrihet marrëveshja për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës".

  • Vulin: Serbia kërkon nga Kosova
    miratimin e ligjit për amnistinë

    Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele të drejtësisë dhe të policisë në veri të Kosovës, derisa nuk krijohen parakushtet për këtë gjë, një nga ato është Ligji i amnistisë

  • Marrëveshja, Thaçi: Beogradi
    e di se Kosova është e pavaru

    "Marrëveshja e Brukselit është marrëveshje historike për popullin shqiptar dhe popullin serb", ka thënë Kryeministri i Kosovës në emisionin “Slobodno Sprski”. ”Është një realitet i ri. Kemi shikuar drejt të ardhmes, për t'ju dhënë fund problemeve dhe konflikteve”, ka theksuar Thaçi.

  • Daçiç, takim me liderët e Luginës
    më 15 korrik në Beograd

    Kryeministri serb e bën këtë ftesë pas miratimit dy ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës të Rezolutës për Preshevën, e cila kërkon reciprocitet të drejtash të shqiptarëve në jug të Serbisë me serbët e Veriut të Kosovës, gjë që nga qeveria serbe është quajtur “provokim”. (Në foto: Ivica Daçiç)
     

  • Bruksel, Tahiri: Në shtator shuhen
    të gjitha strukturat ilegale serbe

    "Në bisedimet e sotshme mes delegacionit shqiptar të Kosovës dhe atij serb në Bruksel është dakorduar se më 1 shtator 2013 duhet të shuhen plotësisht strukturat ilegale serbe", tha zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri. (Në foto: Delegacioni i Kosovës sot në Bruksel, në qendër Edita Tahiri).  

  • NATO mbështet zbatimin e
    marrëveshjes Prishtinë-Beograd

    NATO mbështet zbatimin e marrëveshjes së arritur në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë të shtunën më 8 qershor, në Prishtinë, Komandanti Suprem i Forcës Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove.

  • Westerwelle: Kushtëzimi i Serbisë
    me Kosovën, vendim i drejtë

    Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle (foto), ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë meriton të përshëndetet. Shefi i diplomacisë gjermane u ka thënë deputetëve të Bundestagut se personalisht ka krijuar bindje se Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë marrëveshje.

  • Beograd-Prishtinë, marrëveshje për
    energjinë dhe telekomunikacionin?

    Sipas marrëveshjes së prillit, Beogradi dhe Prishtina duhet të pajtohen në çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë para 15 qershorit. Marrëveshja mbi Energjinë Elektrike duhet të zgjidhë çështjen e furnizuesve të energjisë në veri dhe kalimin e linjave të transmetimit përmes Kosovës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv