Kosova & Rajoni

  • "Armata Kombëtare Shqiptare", e përfshirë në listën e zezë të organizatave terroriste nga ana e SHBA-së, kërcënon se do të përdorë forcën për të ndaluar Serbinë të zhvillojë zgjedhje në Kosovë, nëse vetë ndërkombëtarët nuk do ta ndalojnë.
  • Dialogu për veriun në shtato

    Diplomatë evropianë i kanë thënë gazetës Koha Ditore se po analizohen modelet se si do të trajtohet veriu, dhe një gjë e tillë nuk duhet që medoemos të nisë me anë të dialogut politik. Për çështjen e veriut të Kosovës do të dialogohet nga shtatori.

  • UNMIK: Nuk mund t`i organizojmë zgjedhjet lokale serbe!

    Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, i është përgjigjur të enjten Beogradit se për shkak të rrethanave në terren, UNMIK-u nuk mund t``i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë, por nuk e kanë diskutuar legjitimitetin e tyre në Republikën e Kosovës. 

  • Surroi: Marrëveshjet e fundit e kthejnë Kosovës shumë prapa

    Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, KPJ ka folur për zhvillimet e fundit politike në një ligjëratë publike të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës. ‘Gjendja e sipërpërmendur është renduar edhe më tej pas shpalljes së pavarësisë me marrëveshjet e arritura me Serbinë duke e kthyer Kosovën një hap prapa’.

  • VETËVENDOSJE!: Skandali i Ministrit të Shëndetësisë

    Që prej dy muajsh Ministria e shëndetësisë ka nxjerrë një Udhëzimin administrativ për lejen e përkohshme të punës për mjekët jorezidentë në Kosovë i cili është aprovuar më 10.01.2012 dhe i cili nuk është publikuar askund deri në ditën e sotme. Është shkelur ligji për shëndetësinë dhe mbi të gjitha është anashkaluar Oda e mjekëve institucioni homolog i Urdhrit të mjekut në Republikën e Shqipërisë.

  • Xhandarmëria serbe mbyll rrugët alternative në veri

    Këshillit Nacional Serb që nuk njeh institucionet e Kosovës dhe kryetari i saj Milan Ivanoviq, ka thënë se xhandarmëria serbe ka mbyllur një rrugë alternative në Jarinjë. Kjo rrugë ishte përdorur nga serbët lokalë për të shmangur takimin me zyrtarë të Kosovës dhe policinë kufitare.

  • Zvicra i dorëzon Serbisë ish ushtarin e UÇK-së

    Zvicra i ka dorëzuar Serbisë Shemsi Nuhiun, ish ushtar i UÇK-së, shqiptar nga Kosova, konfirmon Ministria e Drejtësisë e Zvicrës. Televizioni Publik Serb RTS, ka shfaqur pamje të tre policëve serbë duke e marë Nuhiun të lidhur me pranga dhe duke e futur në aeroplanin Zurich-Beograd, pasi ai gjendej nën arrest në Zvicër, nga prilli 2011.

  • Kocijançiq: Fusnota e Kosovës në duar të organizatorëve

    Marrëveshja për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale është e qartë, ndërsa për mënyrën e zbatimit të saj vendosin organizatorët e këtyre nismave ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, baroneshës Cathrin Eshton.

  • Vetëvendosje: Kushtetuesja gaboi

    Levizja Vetëvendosje, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së këtij subjekti në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, ka ardhë nga mosdija, nga ndonjë ndikim politik nga jashtë dhe e ka huqur tërësisht çështjen.

  • Rasti Limaj, hidhen poshtë Deklaratat e X-it

    Janë hedhur poshtë nga paneli i gjyqtarëve dëshmitë e Agim Zogajt, të vetëvrarë muaj më parë në Gjermani, i njohur në media si dëshmitari X, në rastin Klecka kundër 9 ish luftëtarëve dhe deputetit Fatmir Limaj. Të gjitha deklaratat, ekzaminimet dhe ditarët e X-it janë konsideruar si të papranueshme dhe janë veçuar nga shkresat e lëndës.Gjykatësi kryesues në rastin `Kleçka` ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi.

  • Qeveria e Serbisë e ka miratuar udhëzimin mbi zbatimin e fusnotës

    Përfaqësuesit e Serbisë nuk do të marrin pjesë në tubimet rajonale në të cilat nuk do të respektohet marrëveshja mbi paraqitjen asimetrike të Kosovës, kurse zyrtarët serbë janë të detyruar ta lexojnë në çdo takim një tekst ku shkruan “Krahina Autonome e Kosovës është në përbërje të Serbisë”.

  • Kumanovë, sulmohen dy nxënëse

    Kanë vazhduar sulmet e maqedonasve ndaj nxënësve shqiptarë. Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb.

  • Gadafi sponsorizoi partitë serbe

    Ish-diktatori libian Moamer Gadafi kishte financuar partitë nacionaliste serbe ndër të cilat përmenden Partia Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Tomislav Nikoliq, ish-zëvendësi i ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel.

  • Tregtia, Kosova: Do marrim
    masa ndaj Shqiperise

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, u ka çuar selam Maqedonisë e Shqipërisë se Qeveria e Kosovës nuk do të rrijë duarkryq në rastet kur ato po vendosin barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare. Ajo ka paralajmëruar se do të përdorë masa të njëjta edhe për prodhuesit e vendeve që po i pengojnë eksportet e Kosovës.

  • Kryetari i Ferizajit në burg

    Gjykata Supreme konfirmon aktvendimin për kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me dy vite e gjysmë burgim për shkaktim aksidenti dhe vdekjen e një personi.me 2 vjet e gjysmë burgim. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

  • Majko “ironizon” KE: Paskan
    zgjedhur pulën, jo vezën

    - Ish kryeministri dhe deputeti i PS Pandeli Majko është bërë pjesë e debatit që po bëhet mes Prishtinës, Beogradit dhe Komsionit Evropian për çështjen e projekteve me të cilat financohet Prishtina, por që janë nën logon e Republikës së Serbisë. Pandeli Majko është bërë pjesë e komenteve edhe për debatin që po bëhet mes Prishtinës dhe Tiranëz zyrtare për barrierat tarifore në import eksportin e patates.

  • BE, fondet Kosovës si pjesë të Serbisë

    Si duket as marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel të Kosovës me Serbinë nuk janë duke ja hapur dyert të jetë e ndarë nga Serbia. shkruan e përditshmja Zëri. Në dokumentet zyrtare, përfshirë edhe ato që janë publike dhe gjenden në faqet e internetit të Komisionit Evropian, pranë fjalës “Pristina” shkruhen inicialet “RS” (Republic of Serbia) dhe më pas titulli i projektit për të cilin Brukseli ofron përkrahje financiare.

  • Zgjedhje paralele në Maqedoninë Perëndimore

    Zgjedhje paralele lokale në 2013 dhe forma tjera të rezistencës kërcënojnë banorët e komunës rurale maqedonase Drugovë në rajonin e Kërçovës. Banorët e kësaj komune me popullësi shumicë maqedonase përmes një shoqate “Ardhmëria” apeluan përmes një njoftimi se nuk do të lejojnë që komuna e tyre rurale Drugovë t`i bashkëngjitet komunës së Kërçovës, sipas Ligjit për ndarjen e territoriale dhe decentralizimin, shkruan sot e përditshmja “Dnevnik”.

  • Lehne: Veriut të Kosovës
    t'i jepet autonomi

    Dialogu teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të bëhet më shumë politik dhe lypset të orientohet në çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës, ka deklaruar eksperti i Fodnacionit “Karnegi Evropa”, Shtefan Lehne. I cili edhe ka qenë i ngarkuar për Ballkanin i ish përfaqësuesit të lartë të BE, Havier Hoslava.

  • Krasniqi: Edhe forcë kundër zgjedhjeve serbe

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se delegacioni i Kosovës duhet të zëvendësohet. Krasniqi ishte i ashër ndaj Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi dhe kërkoi që Qeveria ti ndalojë zgjedhjet serbe në Kosovë edhe duke përdorur forcën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv