Kosova & Rajoni

  • Të mërkurën, në 28 Mars, do të debatohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ndërsa të enjten do të votohet Rezoluta për Kosovën. Pranimi i Kosovës që të bëjë kompromis me Serbinë rreth përdorimit të emrit të saj në nismat rajonale i ka inkurajuar edhe disa deputetë në Parlamentin Evropian që të kërkojnë përdorimin e fusnotës edhe nga ky institucion i BE-së.
  • Fyle: Veriu negociohet nëse këtë e do Qeveria e Kosovës

    Është në duart e Prishtinës se a dëshiron të negociojë për veriun e Kosovës, tha komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle. Komisioneri Fyle ka thënë se nuk ka ardhur këtu për t’i imponuar diçka Qeverisë së Kosovës.

  • EULEX përmbyll mandatin?

    Në një komunikatë për media, shefi i EULEX, francezi De Marnak tha se EULEX-i do të hyjë në një fazë të re, pas aprovimit së fundi të Rishikimit Strategjik të Misionit. Duke cituar përfaqësuesen e lartë Catherine Ashton, De Marnak tha se përfundimi i mandatit të EULEX erdhi si rezultat i qëndrimin e rishikuar të Misionit skadimit të mandatit aktual më 15 qershor 2012, por nuk thuhet a do të përfundojë misioni apo do ri-formulohet si mision. 

  • Reforma administrative, një nga kushtet e BE-së

    Fyle ka numëruar kushtet të cilat duhet t’i plotësojë Kosova gjatë kësaj periudhë në mënyrë që të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

  • Warlick: Jo zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje lokale në Republikën e Kosovës.Por sa u përket zgjedhjeve parlamentare, ajo ka thënë se serbët me shtetësi të Serbisë, kudo në botë, edhe në Kosovë, duhet të kenë mundësinë për të votuar.

  • Tadiç nuk do të takohet me Thaçin

    Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiq, nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor.

    Lajmi është përgënjeshtruar nga ana e kabinetit të presidentit serb, ku siç thuhet, nuk do të ketë asnjë lloj takimi të paralajmëruar nga mediat e Kosovës.

  • Fillon takimi Jahjaga - Fyle

    Ka filluar takimi i Presidentës së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. Pas takimit, Jahjaga dhe Fyle, do të marrin pjesë në takimin Këshillit Kombëtar për Intergime Evropiane.

  • Nuk heqin dorë nga zgjedhjet serbe në Kosovë

    Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi nuk ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, pas përgjigjjes negative nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i njohur me shkurtesën UNMIK. Sipas tij, më i rëndësishëm është respektimi i rregullave të Serbsië dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

  • U përkujtuan 241 personat e vrarë të Krushës

    Në fshatin Krushë e Madhe u mbajt një tubim në të cilin u përkujtuan 241 shqiptarë e vrarë nga forcat serbe më 25 dhe 26 mars 1999.

  • Vetëvendosje del nga mbledhja, komisioni nën presion të Thaçit dhe Faith

    Liburn Aliu, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku në rend dite ishte ndyshimi i projektligjit për Prizrenin dhe shqyrtimi i projektligjit për Hoçën e Madhe për shkak të presionit dhe marrjes pjesë në takim të Thaçit dhe Faith të ciët kanë kërkuar nga komisioni ti miratojnë amandamentet.

  • Fule në Prishtinë, nis puna
    për studimin e Fizibilitetit

    Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të njoftojë fillimin e punës për Studimin e Fizibilitetit – hap ky drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

  • Grafite kundër UÇK, SHBA-së dhe NATO-s në Kaçanik

    Grafite  kundër UÇK-së, SHBA-së dhe NATO-s janë shkruar në periferi të Kaçanikut në mbrëmjen ndërmjet së shtunës dhe së dielës. "Thank you Russia", "Fuck you USA", dhe ngjyrë e zezë mbi emblema e UÇK-së ishin parë në muret e urës nën të cilën kalon rruga që lidhë Shtërpcën e banuar me minoritarë serbë me magjistralen Prishtinë-Shkup.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj `Çakallëve`

    Në kolegjin për krime të luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit sot vazhdon procesi gjyqësor kundër 13 të akuzuarve nga njësiti famëkeq paramilitar serb `Çakallët` për masakrën në Qyshk të Pejës, në vitin 1999.

  • Ina Rama në Kosovë

    Prokurorja e shtetit shqiptar Ina Rama po qëndronë në Kosovë. Ajo ka zhvilluar takime me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeprokurorin e shtetit Ismet Kabashi. Rama tani është duke zhvilluar takim me zv/ kryeministrin Hajredin Kuçi.
    Ndërsa qëllimi i vizitës se kryeprokurores shqiptare, është thellimi i bashkëpunimit në mes të dy Republikave.

  • Media: Thaçi e Tadiç do takohen
    në qershor në Londër o Bruksel

    Kështu kanë deklaruar burime ndërkombëtare për Express në kushte anonimiteti, të cilat kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

  • Itali: Makina në kanal, vdes
    bashkë me shokët i riu kosova

    Përfundon në tragjedi e shtuna që ata vetë e kishin programuar për t’u dëfrye me miqtë. Pesë të rinj, të gjithë të huaj, njëri prej të cilëve kosovar, humbën sot jetën në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 13:00, 40 km në jug të qytetit të Padova-s, Itali. Automjeti me të cilin udhëtonin, përfundoi në një kanal me ujë (foto).

  • 13 vjet pas sulmeve:
    Faleminderit NATO!

    Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi pikat ushtarake e policore serbe, për t’i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Milloshevicit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Fushata e NATO-s, që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga liderët e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë si jetike për popullin kosovar.

  • Dick Marty dëshmon në Prishtinë

    Dick Marty mund të dëshmojë në rastin Medicus që zhvillohet në Prishtinë. Kërkesën për të dëshmuar e ka bërë Prokurori special i Bashkimit Evropian, Jonathan Ratel, në seancën e të premtes.

  • Kanibalët serbë të klanit të Zemunit, shokojnë botën

    Mafia e Zemunit rrahën me çekan deri ne vdekje ”tradhtarin e tyre” dhe me pas e kanë ngrënë. Oficerët e policisë thonë se Milan Jurisiç, 37 vjeç, u vra në Madrid nga kriminelë të klanit të Zemunit, një grup i njohur mafioz nga Beogradi i cili kishte vrarë dhe ish-kryeministrin e Serbisë Zoran Gjinçiç.
    Lajmi oirgjinal në anglisht

  • Serbia pret fletëarrest
    ndërkombëtar për Fatmir Limaj

    "Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës", citon deklaratën e Vekariçit e përditshmja serbe "Blic".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv