Kosova & Rajoni
-
Në orët e mbrëmjes së djeshme, në një restorant në periferi të Prishtinës, kanë darkuar Kryeministri, Hashim Thaçi dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Aty është parë edhe ambasadori amerikan, Christopher Dell. Takimi zgjati disa orë, ndërsa Thaçi e Mustafa pas këtij takimi nuk dhanë shumë detaje rreth takimit. 15 Mars 2012, 10:24
-
Daçiq: Zgjedhjet në Kosovë, diskutim i mbyllu
15 Mars 2012, 10:10Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme nga Partia Socialiste e Serbisë(SPS) ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Kralevë se kryetarja e parlamentit i ka shpallur zgjedhjet në Kosovë dhe me këtë çdo diskutim rreth kësaj ka marrë fund, pavarësisht trysnive nga bashkësia
ndërkombëtare që zgjedhjet të mos shpallen edhe për territorin e Kosovës. -
UNMIK-u nuk komenton zgjedhjet serbe në Kosovë
14 Mars 2012, 15:14Pas vendimit të Kryetares së Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiq-Dejanoviq për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 maj dhe deklaratës që masat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve do të bashkërendohen me UNMIK-un, ende nuk ka qëndrim zyrtar nga UNMIK.
-
Cliff: Për veriun duhet një tavolinë bisedimesh dy palëshe
14 Mars 2012, 13:06Veriu duhet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë temë foli dje edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff duke thënë se për veriun nuk do të pranohet ndonjë zgjidhje sikurse Republika Serbe në Bosnje.
-
Bllokada të reja në veri të Kosovës
14 Mars 2012, 12:29Policia e Kosovës ka njoftuar se serbët në Zveçan sërish kanë bllokuar rrugët për një kohë të pacaktuar, duke mos mundësuar kalimin e automjeteve të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX-it.
-
Qeveria, Brukseli e Franca
14 Mars 2012, 12:19
kundër zgjedhjeve serbe në KosovëVijnë reagimet e para pas vendimit të Serbisë që zgjedhjet e Majit ti mbajë edhe në Kosovë. Qeveria: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Brukseli: Vendimi nuk është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. MPJ e Francës: Zgjedhjet në kundërshtim me realitetin e Kosovës së pavarur.
-
Reagon Tirana: Të paligjshme
14 Mars 2012, 11:39
zgjedhjet serbe në KosovëMinistria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar vendimin e Beogradit për të zhvilluar zgjedhje në disa komuna të Kosovës duke e cilësuar atë të paligjshëm e të papranueshëm “pasi cenon integritetin e një vendi fqinj sovran”. I vetmi efekt që këto zgjedhje do të kenë është “forcimi i strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës”.
-
Zgjedhjet serbe të 6 majit do të
13 Mars 2012, 15:05
mbahen edhe në KosovëPavarësisht presionit nga BE-ja dhe SHBA-ja, Serbia shpalli zhvillimin e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukiq-Dejanoviq, ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 maj.
-
Miratohen amandamentet për zgjedhjet e përgjithshme
13 Mars 2012, 14:56Komisioni për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka miratuar sot të gjitha amendamentet të cilat i ka hartuar grupi draftues në bazë të rekomandimeve të komisionit. Ndarja në zona, listat e hapura apo të mbyllura dhe pragu zgjedhor do të diskutohet me drejtuesit e subjekteve politike.
-
Serbi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 Maj
13 Mars 2012, 14:43Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 6 maj të këtij viti.Pritet që sot të konfirmohet, nëse Serbia do të mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë.
-
Zvicra padit deputetin kosovar Azem Syla, nga rradhët e PDK-së
13 Mars 2012, 14:35Prokuroria zvicerane ka ngritur padi për mashtrim ndaj Azem Sylës, deputetit të Parlamentit të Kosovës nga rradha e PDK-së. Azem Syla vie nga rradhët e PDK-së. Por, e kaluara e tij lidhet edhe me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ku ai emërohet Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe strukturën e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).
-
Axhendë e fshehtë për ndarjen veriut të Kosovës
13 Mars 2012, 11:15Dikur protagonisët kryesor të paraqitjes së parë të UÇK-së, e sot deputetë në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, kritikojnë Qeverinë dhe bashkëluftëtarët e tyre se janë duke përgatitur një axhendë të fshehtë për veriun.
-
KFOR mohon marrëveshjen me serbët në veri të kosovës
13 Mars 2012, 09:19KFOR-i ka shprehur habi për raportimet e mediave serbe se ka pasur marrëveshje me pjesëtarët e Kuvendit Komunal të Zveqanit për qarkullim të EULEX-i dhe të KFOR-it në atë pjesë. Zyrtarë të kësaj force kanë thënë një konferencë për media se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje as tash dhe as që ka pasur ndonjëherë në të kaluarën.
-
Vetëvendosje: Evropianët ishin të dizinformuar mbi qëndrimin tonë
12 Mars 2012, 16:27Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shpend Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ka komentuar vizitën e Albin Kurtit që e kishin në Bruksel ditë më parë dhe se ishte habitur që zyrtarët evropianë ishin të dezinformuar lidhur me atë që mendon dhe paraqet Vetëvendosja. Ai ka shtuar se kjo vizitë ua ka hequr mjegullën për Vetëvendosjen përfaqësuesve të institucioneve evropiane, pasi sipas Ahmetit evropianët mendonin se Vetëvendosja ishte kundër hyrjes së Kosovës në BE.
-
Gjermania ndan 27.7 milion euro për Kosovën
12 Mars 2012, 16:21Qeveria gjermane është zotuar për ndarjen edhe të 27.7 milionë eurove për Kosovën në fushat e energjetikës, ujërave, ekonomisë dhe arsimit. Kjo u bë e ditur pas mbajtjes së konsultimeve për bashkëpunimin zhvillimor në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
-
Mesiç: Territorin e okupuar nga serbet e kemi dialogua
12 Mars 2012, 15:56"Kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okupuar, kemi tentuar që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por kur mbeti një pjesë e okupuar e kemi zgjidhur prap përmes dialogut” komentoi Mesiç duke bërë vijë krahasuese me veriun e Kosovës dhe Mitrovicën.
-
Krasniqi: Bisedimet nuk ishin teknike
12 Mars 2012, 15:35Jo gjithmonë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të natyrës teknike dhe kjo do të mbetet në përgjegjësinë e atyre të cilët e kanë tejkaluar rezolutën e Kuvendit dhe janë futur në një çështje që nuk ka qenë në kompetencë të tyre, ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ai gjithashtu tha se nuk ka ndonjë kërkesë apo informacion zyrtar rreth bisedimeve të mundshme edhe për veriun e Kosovës.
-
LDK, kërkohet dorëheqja
12 Mars 2012, 14:37
e Isa MustafësNga Besiana, e njohur si bastion tradicional i LDK-së, vijnë zëra që kërkojnë largimin nga udhëheqja e partisë të kryetarit Isa Mustafa. Forumi Rinor në këtë qytezë ka kërkuar që Mustafa të largohet nga timoni i drejtimit të partisë.
-
FOL: Nivel i lartë i korrupcionit në Qeverinë e Kosovës
12 Mars 2012, 13:52Në fillim të tetorit të vitit që shkoi, FOL pati publikuar një raport mbi shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Me këtë rast Fidan Kalaja tha se “ne kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive.
-
Prurje në PDK-në e Thaçit - agjentë, ushtarak dhe gazetarë
12 Mars 2012, 11:45Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së shpejti pritet që do t’u bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shef i shtabit të UÇK-të, si dhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave, shkruajnë mediat në Kosovë duke u bazuar në një burim brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.