Opinion
-
24 Tetor 2020, 20:14
-
Të (pa)prekshmit
24 Tetor 2020, 09:55Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e "gardianit të kushtetutës", që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t'i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.
-
Pesha e votës
23 Tetor 2020, 20:48Politika, është sport-përgjegjësi-përgjegjshmëri. Dua të ndalem pak tek çka 24 orë qarkullon për listat e PD. Iku ky e ai, Basha hoqi këtë dhe atë. Dakord!
-
Tani jemi të qartë përse 'u çmend' Ilir Meta
23 Tetor 2020, 20:32Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.
-
Gënjeshtra, trillimi dhe opozita
23 Tetor 2020, 13:55Në vendet me traditë të gjatë demokratike, përgjithësisht, temat apo topikat e ligjërimit përcaktohen nga leximi i tekstit që shkruan publiku poshtë, në të cilat vendin e parë e zënë problemet ekonomike, pastaj me radhë, perspektivat e zhvillimit, siguria kombëtare, problemet sociale që kanë në themel të drejtat e njeriut dhe respektimin e shtresave të paragjykuara apo të grupeve që ndjehen ndryshe, problemet e racës, ngjyrës së lëkurës dhe natyrisht edhe të fesë.
-
Geraldina, një grua pasive, por e bukur
23 Tetor 2020, 11:47Vajzë e një konti jo te pasur austrohungarez (slloven tamam tamam) dhe nje amerikaneje. Në moshen 9 vjecare Geraldina behet me njerk francez mbas vdekjes te te atit... punonte si biblotekare ne France kur u "gjuajt" nga mjeshtri Zog.. titujt e dikurshem te te atit ishin ato qe i duheshin me se shumti Zogut.. pasi ato i mungonin matianit ambicioz shqiptar..
-
Problemi real i Bashës me inceneratorët
22 Tetor 2020, 20:55Pas të dhjetit takim ndoshta, dikush me gjasë ia ka vënë në dukje se i lodhi të tërë dhe kauzat mbi të cilat kërkon të ndërtojë aksionin opozitar nga selia, nuk ngjisin. Jo vetëm se s’po thotë asgjë të re, por po i sfilit gazetarët që s’po nxjerrin dot ndonjë titull të ri pas konferencave.
-
Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar
22 Tetor 2020, 20:35Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dështimin në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zhdukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrëmbimi, Sali Berisha, është ende i gjallë.
-
Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore
21 Tetor 2020, 20:18Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi po përballet me një fushatë lincuese nga përfaqësues zyrtarë të klerit myslyman në Kosovë. Ai shpërndau një raport të gazetës franceze “Le Figaro”, në të cilën bëhej një kronologji e ngjarjeve, lidhur me masakrat që kanë pasur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed. Raporti i gazetës franceze është tërësisht korrekt, pasi është një kronologji ngjarjesh.
-
Përse Greqia kërkon 'zero' probleme me Shqipërinë?
20 Tetor 2020, 20:17Shqipëria dhe Greqia ranë dakord të zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e kontestuar të ndarjes së kufirit detar.
Bisedimet e rinisura nga pala shqiptare, përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias, u ndërprenë, pasi të dy ministrat u shkarkuan dhe u zëvendësuan nga kryeministrat përkatës, që emëruan ministra në detyrë. Në atë kohë pala greke shpërndau versionin se Bushati u shkarkua nga Edi Rama, pasi kishte negociuar me Niko Kotzias, një marrëveshje në favor të Greqisë.
-
A është diktator Edi Rama?
20 Tetor 2020, 17:37Dy skajet jo fort të largëta mes të qenit diktator dhe autoritar mund të ndriçohen më shumë nëse hidhet dritë mbi mënyrën se si Edi Rama nisi karrierën politike, si erdhi në pushtet dhe si e vazhdoi rrugën e tij drejt pushtetit.
-
Shpërthimi i Ilir Metës ndaj Lulzim Bashës, arsyet dhe pasojat e përplasjes
20 Tetor 2020, 13:18Një gjë është e qartë, Meta duket se nuk është komod me situatën e sotme, ku ai do të kushtëzohet të shkojë në koalicion linear me PD-në, që të pranojë vendimin e Bashës për kandidatët e LSI, ose të dalë si koalicion më vete. Në një farë mënyrë, Meta është “sanduiç” mes dy partive të mëdha, e pikërisht pas këtij vendimi irritimi dhe aksioni i presidentit ka marrë një përshkallëzim në rritje.
-
A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
19 Tetor 2020, 20:18Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hap luftë Perëndimit.
-
Një përgjigje për Yllin e mbërtheckave
19 Tetor 2020, 18:58'Argumenti' i vetëm i Ylli Pangos në reagimin e tij toksik mbi investigimin rreth skandalit të Ilir Metës me dhënien e nështetësive, ishte theksimi i mbiemrit tim, duke i hequr dhe shtuar prapashtesa, si të ishin mbërthecka! I nderuar, Z. Pango! Unë këtë mbiemër kam të trashëguar prej shekujsh, shumë i përhapur në Veri të Shqipërisë. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend ta ndryshoj, siç mund të keni ndryshuar ju partitë
-
Banalizimi i debatit për plehrat!
18 Tetor 2020, 22:48Dy drejtues të lartë të Partisë Demokratike, shkuan sot në landfillin e Sharrës të improvizonin një konferencë për shtyp dhe patën një ankesë publike se rojet nuk i lanë të hynin brenda. Më pas pati deklaratë nga punëtorët e landfillit dhe video të tyre, ku dy zyrtarët nuk kanë pranuar të futen brenda të shikojnë Landfillin.
-
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
18 Tetor 2020, 12:45Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
-
Me Metën dhe Ramën, e majta jonë 'klasike' mbyll ciklin
17 Tetor 2020, 21:18Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë. Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh.
-
Shpresoj që Edi Rama të mos e kishte me Shkullakun
17 Tetor 2020, 20:46Kryeministri Edi Rama bëri sot një fact–checking, pas një debati në studion e Blendi Fevziut, me një nga polemizuesit kryesor në atë emision, Armand Shkullaku. Duhet të pranojmë që kjo është një praktikë e pazakontë, pasi zakonisht fact–checking bëhet ndaj fakteve që thotë kryeministri apo një zyrtar i lartë në debatet publike, dhe jo ndaj atyre që thonë gazetarët. Por meqë emisioni i Fevziut ka një format ku gazetarët nuk pyesin, po debatojnë, ka kuptim dhe ky gjest.
-
Shteti 'paralel' në zyrën e presidentit
16 Tetor 2020, 20:07Prej ditës që Ilir Meta është bërë president, deri më sot, ka dhënë 817 shtetësi me procedurë të veçantë, si përjashtim nga rregulli, ndërkohë që po në këtë periudhë, janë dhënë gjithësej 990 shtetësi, sipas rregullave të prodhuara nga sistemi. Shifrat i konfirmoi zyrtarisht Ministria e Brendshme për gazetën “TemA”.
-
Ilir Meta ka filluar të mbrojë vjedhjet, në emër të patriotizmit
15 Tetor 2020, 19:16Ilir Meta ka nisur të mbrohet nga akuzat për shitje të shtetësisë me stilin e Sali Berishës. Sali Berisha e ka zakon që kur ti i ngre një akuzë konkrete, ai vet shpik një akuzë tjetër dhe pastaj përgënjeshtron akuzën që ka shpikur vet.