Arkiva
-
Hapet sot sipari i spektalit të mirënjohur së muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Në të do të prezantohen mbi 120 artistë shqiptarë, ku do të konkurrojnë me prodhimet e fundit muzikore. Spektakli do zhvillohet në tre faza konkurrimi, që do të zgjasë disa muaj. Faza e parë do të prezantohet nga dy bukuroshet e talentuara, Marina dhe Luana Vjollca dhe do zgjasë tetë javë. 27 Shkurt 2012, 08:40
-
Kafshon karabinierët italianë
26 Shkurt 2012, 20:37
arrest shtëpie shqiptaresKarabinierët e Tavianos në provincën e Lecces kanë arrestuar paraditen e 24 shkurtit 37-vjeçaren Evis Hyska për dhunë, rezistencë dhe lëndime të zyrtarit të shtetit. Me urdhër të Prokurorisë së Leçes (lidhur me hetime për të cilat nuk jepen detaje), karabinierët e policia lokale kanë shkuar të kontrollojnë vendbanimin e gruas, por për t'i bllokuar gruaja ka kafshuar në gisht njërin prej karabinierëve.
-
Serbët therin një goran
26 Shkurt 2012, 20:39
mendonin se ishte shqiptaNë kryeqytetin serb, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, kur disa huliganë e therën me thikë në qafë një djalë pasi menduan se ai është shqiptar.
-
Menaxhimi i keq i plehrave
26 Shkurt 2012, 19:44
gjobiten 3 komuna në ElbasanAgjencia Rajonale e Mjedisit në qytetin e Elbasanit ka gjobitur 3 komuna në këtë qark, për shkak të ndotjes që kanë shkaktuar venddepozitimet e plehrave. Tre komunat janë gjobitur për shkelje të rregullave të parashikuara në ligjin për mbetjet urbane.
-
Matura, 4 lëndët
26 Shkurt 2012, 17:41
që të bëjnë fituesLëndët që do të shënojnë në formularin A1 maturantët, si lëndë të cilat do i japin provim me zgjedhje, do të varet në një masë të konsiderueshme edhe klasifikimi i tyre sipër vijës së kuqe të fituesve në universitete publike. Kjo pasi përzgjedhja me kujdes e tyre, të shton ose të ul deri në 400 pikë në klasifikimin përfundimtar.
-
"Punonjësi i ministrisë
26 Shkurt 2012, 17:37
kërkoi 10 për qind të lotit"Sipas prokurorisë rezultoi e provuar se i pandehuri Artan Berberi i ka thënë Agur Sadikut se i pandehuri Bujar Murati kishte kërkuar 10% të vlerës së lotit me qëllim që ta shpallte fituese shoqërinë "MALBERTEX"sh.p.k. dhe se Aguri i është përgjigjur se nëse ishte e nevojshme të jepnin lekë ata duhet të jepnin më pas gjatë realizimit të kontratës në institucionet përkatëse dhe jo tek Bujar Murati pasi dokumentat e tyre ishin të rregullta dhe ata e meritonin të shpalleshin fitues, por Artan Berberi i është përgjigjur se e dinte ai atë punë dhe se kishte folur ai për atë çështje.
-
Mark Marku: PD si Byroja e
26 Shkurt 2012, 14:49
PPSH? Pak a shumë e vërtetëSa i përket krahasimit të Oketës se mbledhjet e grupit janë si ato të Byrosë politike gjatë regjimit komunist, deputeti demokrat përgjigjet: "Është pak a shumë e vërtetë, ka një lloj formalizimi në mbledhjet e grupit parlamentar të PD. Por nuk shikoj ndonjë atmosferë të tipit që anëtari i grupit të PD të mos ketë mundësi që të shprehet.
-
Igumenicë, arrestohen 2 grekë
26 Shkurt 2012, 17:19
bllokohen 122 kg kanabisPolicia greke ka arritur të bllokojë sot 122 kilogramë kanabis sativa, në kufirin me Shqipërinë. Gjatë këtij aksioni janë arritur të arrestohen edhe dy persona.
-
Grabitet me armë
26 Shkurt 2012, 16:13
një kazino në KucovëNë orët e para të mëngjesit një kazino në qytetin e kosovës është grabitur nga dy persona me maska dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Tafil Skëndo”.
-
Emergjenca borë, shpërndahen
26 Shkurt 2012, 19:41
ndihma në zonat e bllokuaraMinistria e mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bënë të ditur se një helikopter AB-205 i ngarkuar me 40 pako ndihma ushqimore u nis drejt fshatrave Ndreaj dhe Nicaj të komunës Shosh të qarkut të Shkodrës, ndonëse ka tentuar disa herë të kryejë uljet, nuk ka mundur të realizojë misionin dhe është kthyer në Bazën Ajrore në Farkë. Por pa përfunduar ende puna për zhbllokimin e shumë zonave në veri, kanë rinisur reshjet e borës.
-
Sharku:Deda, jo 'Qytetar nderi'
26 Shkurt 2012, 15:25
Rama: Heqja e titullit, barbariDeklarata të forta kanë ardhur sot nga kreu i PS, Edi Rama, pas lajmit se prefekti i Dibrës i kishte hequr titullin “Qytetar nderi” Hekuran Dedës, i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit. Rama e ka konsideruar një barbari përpjekjen e prefektit për ti hequr titullin Dedës. Rama: “Përpjekja e prefektit të Dibrës për t'i hequr titullin qytetar nderi dëshmorit të 21 janarit Hekuran Deda vazhdë e barbarisë qeveritare".
-
Chris Brown rrezikon
26 Shkurt 2012, 14:24
burgun për vjedhjePolicia është duke hetuar mbi deklarimet e Christal Shanae Spann, 24 vjeç, sipas të cilës artisti i ka rrëmbyer telefonit, pasi ishte duke i shkrepur një foto gjatë daljes nga në lokal nate në Miami.
-
Vetëvendosje mbledh 7500
26 Shkurt 2012, 14:17
firma për 'Mbrojtjen e Republikës'Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se për dymbëdhjetë orë ka mbledhur mbi 7.500 nënshkrime të qytetarëve në kuadër të peticionit, i cili kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë debat parlamentar rreth marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë.
-
Lushnje, motori përplaset me
26 Shkurt 2012, 13:37
makinën, vdes 22 vjeçariAksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” mëngjesin e sotëm. Shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte i riu, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe drejtuesi i Fiatit.
-
Vdekshmëria foshnjore
26 Shkurt 2012, 13:26
Shqipëria, vendi më i keqVdekshmëria foshnjore në vendin tonë është më e lartë në rajon si dhe disa herë më i lartë se limiti i vendosur nga BE. Në Shqipëri vdesin 16 foshnja për 1000 fëmijë të lindur të gjallë.
-
Xhufi refuzon Spahiun
26 Shkurt 2012, 13:11
Bojaxhi: Prioritet "Everest 2012"Deklarata e Kreshnik Spahiut se Pëllumb Xhufi, Gjergj Bojaxhi dhe Myslym Pashaj, do t'i sugjerohen Kuvendit si kandidatura të AK për President, ka shkaktuar debate brenda politikës shqiptare. Kanë qënë vetë Xhufi e Bojaxhi ata që kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me politikën dhe Aleancën Kuq e Zi. (Ne foto Gjergj Bojaxhi)
-
Rama me të rinjtë në Fier:
26 Shkurt 2012, 12:34
Bashkë për ndryshimin e politikësDuke u shpërndarë teserat për anëtarësimin në PS, Rama tha se “politika u ka dhënë njerëzve modelin e gabuar, duke shkatuar një indiferentizëm tek këta të fundit ndaj proceseve politike në terësi."
-
Presin tubat e gazit për skrap
26 Shkurt 2012, 12:11
Një vdes i asfiksuar, 1 plagosetShpërthimi sot në mesditë në lagjen Sheq të Fierit. Dy të rinj kanë tentuar të vjedhin tubat e gazit për ti shitur më pas për skrap. Sipas policisë të rinjtë janë futur në pusetën ku kalonin tubat e gazit të ndërmarrjes Albpetrol dhe kanë prerë tubat. Nga shpërthimi i gazit gjeti vdekjen i asfiksuar J.P 22 vjeç, ndërsa është plagosur 19 vjecari me inicialet V.P (ne foto prane vendit ku jane gjetur te rinjte )
-
Incidenti me Rusmalin lirohet
26 Shkurt 2012, 10:46
dhe Gjergj Ndreca, goditi avokatinGjykata e Tiranës, ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj ish-të dënuarit politik Gjergj Ndreca pasi ky i fundit u arrestua pak ditë më parë për shkak se goditi dhe fyeu avokatin Agim Tirana.
-
Kume: Kod i ri zgjedhor
26 Shkurt 2012, 10:36
në rrugën e duhuTejkalimi i afateve për mbylljen e reformës zgjedhore nuk do të thotë as dështim dhe as bllokim i saj. Eksperti i reformës zgjedhore, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume argumenton se pritej që ligji i ri elektoral të tejkalonte afatet që Parlamenti i vuri komisionit për hartimin e tij.
