Arkiva

  • Sot në mesditë iu dha lamtumira e fundit, prokurorit Hana, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Në homazhe morën pjesë presidenti, kryeprokurorja, kryetari i Ps, ndërkohë që në librin e zisë mungoi mesazhi i kryeministrit të vendit. Homazhet u mbajtën në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë. Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.
  • Jensen: Plotësoni kriteret
    të merrni statusin në 2012

    Me rastin e marrjes së presidencës BE-së, Presidenti i Republikës Bamir Topi, priti sot paradite, ambasadorin danez. Topi: Integrimi, objektivi ynë këtë vit. Dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional, kritere kryesore për marrjen e statusit. Jensen: Plotësoni kriteret, do të ishte shumë e mirë sikur statusin e vendit kandidat në BE ta merrni në 100 vjetorin e pavarësisë.( ne foto takimi i ambasadorit Jensen me presidentin Topi)

  • Profesionet, caktohen datat e
    testimit për provimin e shtetit

    Përcaktohen datat se kur 3000 kandidatët do të futen në provimin e shtetit për të marrë licencën për ushtrimin e profesionit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar dje kandidatët për provimet e shtetit, se sesioni i provimeve për profesionet e rregulluara, fillon me datë 16 janar deri me 7 shkurt 2012.

  • Biberaj: Topi  në krye të partisë
    së re, jo Aleanca Kuqezi

    Ish deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se Bamir Topi do të jetë lideri i partisë së re të djathtë. Biberaj deklaroi dje në mbrëmje në emision “Shqip”, (ne foto) se në Shqipëri s’ka më Parti Demokratike. Ajo është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet.

  • Task Forcë nis hetimet për
    shitjen si skrap të TEC-ve

    Prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim të gjerë për të gjitha tenderat e skrapit të zhvilluara nga Ministria e Ekonomisë por edhe ajo e Mbrojtjes. Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se kanë  nisur hetimet për procedurat e shitjes për skrap të TEC-it të Vlorës, Kuçovës dhe Cërrikut, si dhe për rafinerinë e naftës në qytetin e Cërrikut. (Ne foto, fotosekuence nga videopergjimi, Prifti- Balliu)

  • Tiranë, sot lamtumira për
    prokurorin Xhevat Hana

    Trupi i pajetë i Xhevat Hanës mbërriti dje pasdite nga Italia. Homazhet do të zhvillohen sot nga ora 11:00 deri 12:00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Ushtrisë, Tiranë. Më pas trupi i 58 vjeçarit do të përcillet për në varrezat e Shish- Tufinës. (ne foto Xhevat Hana)

  • Djali i Meidanit, drejtori i ri
    i SHKB-së, tek Burgjet

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani është rikthyer ne administratën shtetërore. Prej 29 dhjetorit ai është drejtor i SHKB-së në Drejtorinë e Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë. (ne foto Denion Meidani me kengetaren Aferdita Dreshaj)

  • Maskat dhunojnë të moshuarit
    dhe vjedhin 300 mijë lekë

    Burime të policisë së Sarandës bëjnë me dije se tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e familjes Allushi dhe kanë nisur të dhunojnë çiftin.

  • Xhenaro Simini, një incident
    diplomatik në Shkodrën e 1865

    Libri i sapobotuar në Itali për jetën e doktor Xhenaro [Gennaro] Simini [1812-1880], Giacinto Simini, NJë Atdhetar nga Leçe në Shqipërinë osmane [Un Patriota Leccese Nell’Albania Ottomana], botuar nën kujdesin e Mirella Galletti, Parathënia e Franco Cardini, Argo 2011, hedh dritë edhe mbi gjendjen dhe jetën e Shkodrës në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

  • Arrestohet me hashash Snoop Dogg

    Snoop Dogg nuk është i pari që është arrestuar për mbajtje hashashi... Siç raporton TMZ reperi është arrestuar nga policia e Texas-it gjatë fundjavës, pasi qeni i policisë ka zbuluar barin e ndalur në autobusin me të cilin ai po udhëtonte.

  • Pink feston 6 vjetorin e martesës

    Këngëtarja Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë festuar 6 vjetorin e martesës së tyre, e cila duket se deri tani ka qenë e qetë e mbushur me shumë dashuri dhe emocione.

  • Jay-Z një këngë për vajzën e sapolindu

    Blue Ivy Carter ka vetëm 2 ditë që ka ardhur në jetë, por babai i saj është u frymëzua aq shumë sa i ka dedikuar asaj një këngë.

  • Fjalimi Nolit në vitin
    1923: Kabinet i pykave

    Në Gusht 1923, zhvillon turne paraelektoral ne Shqipërinë e Jugut: Vlore, Fier, Berat, Korçë, Ersekë, Bilisht, Pogradec, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë. Kryefjala e fjalimeve të tij nëpër mitingjet që organizohen në kuadrin e lëvizjes popullore për thirrje të Asamblesë Kushtetuese është: "Duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin". Ai demaskon qeverinë e Zogut si "Kabinet të pykave".

  • Rihanna i rikthehet lidhjes me Chris Brown

    Plot 3 vjet pas ndarjes së tyre të bujshme, Rihanna ka rinisur lidhjen me ish të dashurin e saj, këntëarin Chris Brown, këtë herë gjithçka ka nisur përmes rrjetit social Twitter.

  • Penelope Cruz, e traumatizuar nga skenat seksi

    Aktorja spanjolle Penelope Cruz pranon se skena e parë në film me imazhe seksi i ka shkaktuar një traumë të fortë. Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, aktorja ka pranuar se për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

  • Rinas, ndalohet biznesmeni turk
    Nuk deklaroi vlerën monetare

    Një biznesmen turk është ndaluar ditën e djeshme nga efektivët e kontrollit të Rinasit. Shkak për ndalimin e tij mësohet të ketë qenë mos deklarimi i vlerës monetare.

  • SHBA, agjenti zbulon
    një terrorist kosova

    Një akt terrorist i është arritur të zbulohet dhe të parandalohet nga FBI në Tampa, të SHBA-së. FBI arriti të zbulojë dhe të arrestojë, para se të kryente një masakër, emigrantin nga Kosova, 25 vjecarin Sami Osmakac.

  • Procesi i “Bandës së Durrësit”
    Kërkohet pafajësia për Doklen

    Gjatë seancës gjyqësore për “Bandën e Durrësit”, mbrojtja ka kërkuar pafajësinë e Endrit Dokles. Me seancën e sotme përfunduan dhe konkluzionet e mbrojtjes duke i hapur rrugë vendimit përfundimtar të gjykatës.

  • Parashikimi, moti i acartë
    zbutet në fund të javës

    I gjithë vendi pritet të përfshihet nga një mot i kthjellët, i acartë me temperatura të ulëta por që do të kenë rritje në tre ditët e fundit të javës. Parashikohet të kemi dhe ndërprerje të reshjeve të borës. Policia raporton se akset nacionale janë të kalueshme dhe në disa raste duhet përdorimi i zinxhirëve. Probleme më të mëdha në zonat e thella malore në mbarë vendin.

  • Berisha takon Totozanin:
    Ka mbështetjen time të plotë

    Pasditen e sotme Kryeminstri Sali Berisha zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Gjatë takimit Berisha i siguroi Totozanit mbështetje të plotë në detyrën e tij të re dhe theksoi se Avokati i Popullit ka një rëndësi të madhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv