Arkiva

  • Në 20 vjetorin e krijimit të FRESSH, sekretari për rininë, Erion Veliaj në një intervsitë për kanalin televiziv online të Partisë Socialiste deklaron se në festë do të marrin pjesë ish drejtuesit e lëvizjes. PS ka marrë nga “TIME” modelin për ekspozitën “Protestuesit shqiptarë”.
  • Shpërbëhet organizata mafioze
    shtrihej nga Italia në Shqipëri

    Në një operacion të Karabinierëve të Lece, 13 shtetas italian janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Aktiviteti i trafikut ilegalë ka degët e saj në Shqipëri dhe në Republikën e San Marinos.

  • MASH: Ja datat për provimet
    e shtetit, 3 mijë kandidatë në vend

    Ministria e Arsimit bëri sot publike datat e proviit të shtetit për sapodiplomarit apo ata që janë në marrëdhënie pune. Për ta, tarifa e rregjistrimit në provimet e shtetit është 10 mijë lekë të reja. Kandidatët kanë të drejtë ta japin 5 hërë provimin dhe nëse kalojnë marrin licencën për ushtrimin e profesionit.

  • Elbasan - Tiranë, Olldashi:
    Së shpejti dritë në fund të tunelit

    Në një analizë të punës për vitin e shkuar dhe një panoramë të objektivave për vitin ku sapo hymë ai ka theksuar gjatë këtij viti do të shohim dritë në tunelin e Krrabës. Në total sipas tij, në të gjithë vendin janë 320 km rrugë të cilat do të shtrohen apo rikonstruktohen.

  • Tiranë, pranga Adnan Gorit
    Vrau biznesmenin e pallateve

    Pas ndërhyrjes së forcave RENEA, policia e Vlorës ka prangosur 32 vje♪5arin në Tiranë, ku fshihej në një banesë me qera. Gori vrau më 25 dhjetor biznesmenin vlonjat Ardian Dervishi, i njohur në biznesin e ndërtimit në Vlorë.

  • Pogradec, kapen të rinjtë
    Ishin “tmerri” i dyqaneve

    Policia ka vënë në pranga shtetasit Niko Yzellari 19 dhe tre adoleshentë 16-vjeçarë. Sipas të dhënave 19-vjeçari Yzellari së bashku me 3 minorenët kanë kryer vjedhje të ndryshme në banesa, dyqane dhe pika shitjesh në qytetin e Pogradecit.

  • “The Guardian” sugjeron
    Shqipërinë për 2012-ën

    Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, mes Parisit, Bazilikatës dhe Vienës, ka sugjeruar edhe Shqipërinë si një nga 8 destiancionet e pazakonta që duhen vizituar për vitin 2012. Britanikja ka listuar 8 destinacionet e pazakonta, të cilat duhen vizituar, detyrimisht.

  • Tragjedia e 9 Janarit. Familjarët:
    "Berisha të mbajë premtimin"

    Familjarë dhe të afërm kujtojnë sot 28 viktimat e zhdukur në Gadishullin e Karaburunit mbrëmjen e 9 janarit 2004, kur gomonia me të cilën po udhëtonin për të kaluar përtej detit u mbyt. Babai i një prej viktimave, që kanë humbur jetën në tragjedi, njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës "9 janari" deklaron për "Shqiptarja.com" se ndihen të fyer dhe i kërkon kryeministrit Berisha të mbajë fjalën e dhënë kur ishte në opozitë se do të zbardhte përgjejgësit.
    .

  • Mbrojtja, Berisha pret Arvizu
    “Ne, kudo ku të jetë SHBA”

    Kryeministri Berisha takon ambasadorin e SHBA, Arvizu. Diplomati amerikan prezanton strategjinë e re të mbrojtjes së NATO-s. Berisha rithekson angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme.

  • Presidenti, OSBE: Konsensus
    si për Avokatin e Popullit

    Pas takimit me Totozanin, kreu i OSBE në Tiranë është pyetur nga mediat në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Ambasadori Wollfarth ka theksuar se një rast i mirë ku palët kanë arritur dialogun mes tyre është edhe miratimi me konsensus i Avokatit të Popullit.

  • Vrau amerikanët, prokurorët:
    Burg përjetë për Arid Ukën
    FOTO- Nga skena e krimit, dhe gjyqi

    Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.

  • Posti i ri, Totozani takon
    sot kryeministrin Berisha

    Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen. Ndërsa në orën 14.00 ai do të pritet për herë të parë nga kryeministri Berisha.

  • Durrës, tragetet turke e greke
    i shpëtojnë përplasjes

    Burime nga kapiteneria e Durrësit thanë për Shqiptarja.com se, gjatë ankorimit, trageti i linjës Bari – Durrës i “Adriatika”-s është fërkuar me një traget tjetër gjatë ankorimit në kalatën përkatëse. Piloti i “Adriatika”-s ka manovruar për të evituar përplasjen, pasi në kalatën e trageteve në Durrës nuk mund të ankorohen më shumë se pesë të tillë.

  • Forcimi i Lekut, Biznesi: Ulni
    normën bazë të interesit

    Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që në një kohë sa më të shpejtë, të rivlerësojë politikën monetare. Kryetari Gjergj Buxhuku deklaron se janë kushtet e nevojshme për mundësinë e ndjekjes së një politike monetare kombëtare nxitëse me kahje drejt uljes së normës bazë të interesit të sotëm prej 4.75%.

  • Kthehet sot në Atdhe trupi
    i prokurorit Xhevat Hana

    Trupi i pajetë i Xhevat Hanës mbërriti sot pasdite rreth orës 18:30 në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, nga Italia. Familjarë, të afërm e kolegë ishin të pranishën sot në Rinas, në pritje të trupit të Hanës, i cili u nda nga jeta në 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.

  • 21 Janari, PS: Homazhe në
    "bulevardin e vrasjeve"

    Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama dhe në prani të kryetarit të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, 9 sekretarët kanë vendosur pët zhvillimin e homazheve në kujtim të katër viktimave të protestave të 21 janarit, përballë kryeministrisë.

  • Elbasan, humb kontrollin
    e mjetit, vdes djali, rëndë i ati

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari ka ndodhur në orët e vona të së dielës në aksin rrugor Elbasan – Bradashesh, në vendin e quajtur “ Fabrika e Tullave”.Makina drejtohej nga i ati i cili ndodhet në gjendje kritike dhe ndaj tij do të merret masa e arrestit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

  • Buna, Ana e Malit rrezikon sërish
    përmbytjen, asnjë investim
    VIDEO- Flasin drejtuesit vendore

    Rritja e nivelit të lumit Buna ka kthyer dhe frikën e përmbytjeve tek banorët e komunës Ana e Malit, e cila ishte më e dëmtuara nga përmbytjet e kaluara. Sikur të ketë një javë reshje, do të ishte problem, sepse dhe mbrotja e komunës së Dajçit ka ndikuar për keq për fushën e komunës Ana e Malit sidomos në fshatin Obot.

  • Blerim Destani frymëzohet
    nga Bekim Fehmiu

    Aktori i mirënjohur me origjinë kosovare Blerim Destani është shprehur në një intervistë për Deutsche Welle se idhulli i tij në fushën e kinematografisë është aktori Bekim Fehmiu. “

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv