Arkiva
-
Policia greke ka arritur të vërë në pranga një shtetas shqiptar, me akuzën e trafikut të drogës. Personi i arrestuar është një 37 vjecar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur për asye hetimi. 29 Dhjetor 2011, 17:06
-
Digjet “Enver Hoxha”
29 Dhjetor 2011, 16:53
i Fevziut, në FerizajNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ferizaj. Pjesëtarët e “Frontit Popullor për Kultivimin e Figurës së Enver Hoxhës” kanë djegur ditën sotme librin e fundit të Bleni Fevziut, “Enver Hozha”.
-
Haxhinasto: Dialogu politik
29 Dhjetor 2011, 15:34
hap i sigurtë drejt integrimitGjatë promovimit të librit “Shteti kandidat i BE kryediplomati Haxhinasto theksoi se integrimi i Shqipërisë në strukturat europiane është një prioritet për qeverinë shqiptare.
-
Tiranë, rryshfet për ndërtime
29 Dhjetor 2011, 15:00
pranga 2 zyrtarëve të bashkisëNjë polic, një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit dhe një qytetar janë arrestuar sot pas mesditës me akuzën e korrupsionit. Dy zyrtarët akuzohen për marrje rryshfeti duke favoziuar ndërtimet pa leje në Tiranë.Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejonin ndërtimet pa leje në këmbim të shumave që varionin nga 8 mijë deri 10 mijë lekë të reja.
-
Berisha pritje për ministrat
29 Dhjetor 2011, 14:07
“Me reforma përballuam krizën”Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, dhanë një pritje koktej për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti dhe ardhjes së Vitit të Ri 2012. Ai deklaroi se viti që lamë pas ishte i sukseshëm dhe se reformat bënë që vendi t’i shpëtonte krizës.
-
Vazhdon kthimi i emigrantëve
29 Dhjetor 2011, 13:45
Tavo inspekton KakavijënPikat kufitare dhe portet detare, ai i Vlorës dhe i Durrësit vazhdon të përballet me fluksin e shqiptarëve që kthehen në atdhe për festa. Brenda 24 orësh kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë me rreth 4000 makina. Vetë nënkryetari i parlamentit Vangjel Tavo ka qenë i pranishëm paraditen e sotme për të monitoruar situatën në pikën kufitare të Kakavijës.
-
Janinë, bllokohen 80 kg drogë
29 Dhjetor 2011, 13:29
arrestohen 2 shqiptarëLënda narkotike u gjet e fshehur në një automjet me targa greke, i cili rezultoi të ishte vjedhur një javë më parë, ndërsa dy shqiptarët, e ndaluar janë të moshës 28 dhe 29 vjeç.
-
Presidenti i ri, Meta:
29 Dhjetor 2011, 14:28
“PD të konsultohet me ne”Sipas kryetarit Ilir Meta ky fakt ligjërohet në marrëveshjen qeverisëse mes dy partive në vitin 2009. “Kam konfirmuar që ne do të jemi pjesë e zgjidhjes pasi ky është një problem që do të zgjidhet, natyrisht sipas Kushtetutës.
Berisha: Unë lexoja ligjet Topi përdor karrigen për parti
Rama: Bamir Topi një president mbi palët
Oketa: Nëse Topi do rikandidonte, do ta votoja -
Fansja Gentës, martohet me fustanin e klipit
28 Dhjetor 2011, 00:03Eh, fansat! Ata janë gjithmonë të paparashikueshëm në çdo moment. Mësohet se një fanse e “çmendur” e këngëtarës kosovare Genta Ismajlit ka bërë diçka që rrallë.
-
Nano drejt Presidencës duke
27 Dhjetor 2011, 23:40
takuar Sequin e ArvizunPak ditë më parë rishfaqja e ish-kryeministrit Fatos Nano në publik, tërhoqi vëmendjen mediatike, por përpos dhënies së dorës mes kryeministrin aktual Sali Berisha, duket se shumicës i ka shpëtuar ky moment.Në këtë foto arvizu duket sikur i tregon rrugën drejt Presidencës, ndërsa pak ditë më parë darkoi me zonjen Xhoana dhe Ambasadorin e BE Ettore Sequi
-
Adrian Gaxha harron shpejt Luanën
28 Dhjetor 2011, 11:53Vetëm pak javë pas ndarjes nga Luana, e dashura e tij në Tiranë, dhe Adrian Gaxha është parë natën e Krishtlindjeve me një vajzë tjetër.
-
Blerim Destani : Me Tunën jemi veç miq
28 Dhjetor 2011, 23:14Aktori Blerim Destani edhe një herë ka mohuar se ai ka diçka më shumë se sa një shoqëri të mirë me këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu. Tuna ishte përfolur disa herë për një lidhje me aktorin shqiptar nga Maqedonia, madje ishte shkruar se dyshja ishin parë së bashku në një hotel në Prishtinë.
-
Familja Fejzullahu uron vitin e ri 2012
28 Dhjetor 2011, 22:09Këtë fundvit ata ja behën papritur në kopertinën e revistës “Kosovarja” për të treguar se janë të bashkuar e të lumtur. Bëhet fjalë për familjen Fejzullahu, e cila ka qenë protagoniste gjithmonë si një prej familjeve më të njohura të artistëve dhe kanë zgjedhur të urojnë shqiptarët familjarisht vitin 2012.
-
Tingulli 3nt "pushton" Lazaratin
28 Dhjetor 2011, 22:37Dy grupet e njohura "Tingulli 3nt” e “Skillz”, po planifikojnë që për festat e fundvitit të sjellin videoklipin e shumë pritur të këngës “High”. Videoklipi ka filluar xhirimet qysh në verë, por përshkak të angazhimeve nuk kanë pasur mundësi që ta lançojnë më përpara.”
-
Reforma, Wollfarth: Kërkesat
29 Dhjetor 2011, 12:09
e “të vegjëlve” legjitimeAmbasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha sot se politika duhet të marrë parasysh kërkesat e 10 partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “ Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por, gjithësesi vendimi mbetet në dorë të klasës politike”,tha Wollfarth.
-
Homazhet për Kallullin
29 Dhjetor 2011, 10:25
të premten në Akademinë e ArteveLamtumira e fundit për të nderuar kujtimin e kritikut të njohur Adriatik Kallulli do të jepet me 30 janar në Akademinë e Arteve nga ora 11:00 deri në 12:00. Familjarët njoftuan dje se trupi i pajetë do të mbërrijë sot nga Vjena, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 12:00 të të premtes, duke u nisur nga Akademia e Arteve.
-
Topalli: Fatos Nanon nuk
29 Dhjetor 2011, 10:12
e votoj për PresidentJozefina Topalli, kryetare e Parlamentit, konfirmoi dje se nuk do ta pranojë kandidaturën e Fatos Nanos për presidentin e ri të vendit dhe nuk do ta votojë atë.
Nga ana tjetër nuk ka dashur të konfirmojë se do të jetë pjesë e një gare të tillë, duke argumentuar këtë hezitim me faktin se do të respektonte institucionin e presidentit aktual. -
Nipi ekzekuton xhaxhain
29 Dhjetor 2011, 09:00
për 3 mijë euro borxhNjë borxh prej 3 mijë eurosh ka qenë shkaku i vrasjes së emigrantit të sapo kthyer nga Greqia, i cili u gjet i masakruar në një kasolle të vjetër në Shkozet. Autori është nipi i viktimës, i cili ka masakruar shtatë herë më thikë xhaxhain Fatbardh Hysën.
-
Bodes nuk i dalin llogaritë
29 Dhjetor 2011, 08:48
tjetër ankand bonoshKur mendohej se ishte mbyllur për sivjet procesi i nxjerrjes së bonove të thesarit nga qeveria, ministria e Financave njoftoi dje një ankand të ri të jashtëzakonshëm, këtë herë në lekë, që do të zhvillohet sot në mjediset e Bankës së Shqipërisë.
-
Braçe: Berisha vrau shqiptarët
29 Dhjetor 2011, 08:35
më 21 janar e në GërdecNumri dy i grupit parlamentar socialist ka reaguar në mënyrën më të ashpër në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, në lidhje me qëndrimin ndaj ngjarjes së 21 janarit të këtij viti. "Sali Berisha sapo foli për herë të fundit për këtë vit, bëri analizën duke thënë se demontimi i municioneve ishte 4 herë më shpejt se më 2009. Por demontimi i municioneve ishte biznez i të birit, Shkelzenit"- shkruan Braçe në facebook.
