Arkiva

  • Pas deklaratës së kryeministrit mbi zhvillimin e ndërtimeve në Shqipëri, Rama nëpërmjet rrjetit social e ka cilësuar këtë si batërdi mbi pasurinë e përbashkët.
    “Në ç’vend të BE janë bërë më shumë ndërtime pa leje se me leje dhe ç’vend normal do pranonte kostot e asaj batërdie mbi pasurinë e përbashkët?”, shkruan Rama në Twitter.
  • Qeveria shtyn edhe 3 muaj
    faljen e borxhit

    Siç bën të ditur edhe zyra e shtypit të qeverisë, në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. Sipas këtij vendimi, afati shtyhet nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012. Shkak është bërë fluksi i kërkesave nga qytetarët.
    Aministia fiskale, Jaka: Na jepni edhe 6 muaj kohë

  • Kukës, mjegulla e dendur
    e ngricat vështirësojnë lëvizjen

    Prej disa ditësh mjegulla e dendur vazhdon të mbulojë zonën verilindore ashtu siç nuk ka ndodhur në dimrat e mëparshëm.
    Mjegulla shoqërohet me temperatura të ulëta deri në -3 gradë, duke shkaktuar dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve pasi nëpër rrugë është i pranishëm edhe akulli.

  • Tiranë, arrestohen grabitësit
    e karburantit në Golem

    Në operacionin e koduar Maskat e natës“ i janë vënë prangat Eduart Myftari, Sabedin Plaku, Marjan Trendi. Pas grabitjes nën kërcënimin e armës ndaluan pasagjerët e një makine dhe u larguan me të.

  • Pronat në Vlorë, përplasje
    mes pronarëve dhe gardës

    Efektivë të Gardës së Republikës u konfliktuan sërish dje me pronarët e një toke në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë, për mos lejimin e punimeve të mëtejshme. Konflikti mes tyre ka zgjatur 8 orë. Të dyja palët pretendojnë për truallin ku po ndërtohet pallati, pavarësisht se në 2008, Gjykata e Lartë u dha përparësi pronarëve.

  • Berisha: Shqiptarët të pasur
    kanë më shumë shtëpi

    Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2011 se janë ndërtuar 380 banesa për 1 mijë banorë. “I zoti i shtëpisë mbetet zot shtëpie. Nuk mund ta tundosh për interesa të ngushta”, tha kryeministri.

  • Pronat në Vlorë, Braçe:
    Garda mbron vilën e Berishës

    Në profilin e tij në facebook deputeti socialist deklaron se Garda po mbron vilën e Sali Berishës, për të cilën Brace, denoncoi në Kuvend,  se do të  mobilohej me 500 mijë dollarë.
    Çfarë shkruan Erion Braçe në Facebook

  • Festat, Berisha në fshatin
    SOS, dhurata për fëmijët

    Në kuadër të harmonisë dhe gëzimit që të japin festat e fundvitit kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten e tij, zonja Liri Berisha vizituan sot paradite fëmijët e fshatit SOS në Tiranë.

  • INSTAT: 91% e subjekteve
    në vend me 1-4 punonjës

    Sipas INSTAT-it, në ekonominë shqiptare mbizotërojnë absolutisht mini-ndërmarrjet, me 1-4 të punësuar. Ato përbëjnë plot 91 për qind të subjekteve të regjistruara në shtet.

  • Vazhdon fluksi, në 24 orë
    mbërrijnë 16 mijë emigrantë

    Vazhdon fluksi i kthimit të shqiptarëve për të festuar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Vihet re dhe një shtim i numrit të shtetasve që largohen nga Shqipëria për të festuar në Greqi. Situata më problematike vihet re në pikën kufitare të Kapshticës, ku pala greke punon me 2 sportele duke krijuar vonesa në procedurat e lëvizjes së emigrantëve.

  • Anastas Angjeli: 2012-a
    një vit i vështirë

    Anëtari i Akademisë së Shkencave, sugjeron që qeveria të ndërmarrë një manovër financiare të ngjashme me ato të Greqisë dhe Italisë, me qëllim uljen e borxhit publik.

  • ISKSH, një pagë shpërblim
    për 9350 mjekë

    Sipas rajoneve rezulton se përfitojnë më shumë pagesë shtesë, punonjësit e rajoneve të Beratit, Dibrës, Durrës, Fier, Korçë, Vlorë, Tiranë të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës.

  • Partia e re e Topit starton
    në pranverë, gati strukturat

    "Partia e re pritet të ketë në gjirin e saj pesë deputetë të PD që militojnë aktualisht në Kuvend, një ministër, ish-ministra dhe deputetë, akademikë, ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit" shkruan e përditshmja "Shqiptarja.com" e cila publikon dhe emrat e tyre. Janë organizuar strukturat, ka përfunduar platforma, është në fund programi politik.

  • Sinead O’Connor divorc pas 18 ditë martesë

    Fundja nuk është martesa më e shkurtër në botë ai që ndodhi dje mes Sinead O’Connor dhe Barry Herridge. Të mendosh që ky ishte i katërti për këngëtaren, e cila këtë herë ka duruar vetëm 18 ditë që nga ditë që shkoi në altar.

  • Rama: Vepra e Man Ray
    fyerje? C'derra të knaqun!

    Pas debateve të shkaktuara nga vepra artistike e Man Ray, “Le violon d'Ingres”, e publikuar nga kreu i PS, Edi Rama si urim për fundvitin në faqen e tij zyrtare, edirama.al, kanë ardhur menjëherë reagimet nga vetë Rama. Zgjedhja e kësaj vepre artistike si urim u kritikua për shfaqje nudizmi nga shumë media, ndërkohë që duket vetëm shpina e zhveshur e modeles, Kiki.

  • Lista e zyrtarëve
    më të paguar në Kosovë

    Kompilohet lista e zyrtarëve më të paguar në Kosovë. Pagat e zyrtarëve në Kosovë janë shumë të fryra. Përveç kryeministrit dhe presidentes ka edhe shumë të tjerë që marrin rroga të majme.

  • Hana: Kontratat e reja synojnë
    konsolidim të qendrës shëndetësore

    Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), Elvana Hana, tha se kontratat e reja, që Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor miratoi me Qendrat Shëndetësore për vitin 2012, synojnë konsolidimin dhe menaxhimin tyre.

  • Berisha shpërndan
    dhurata për fëmijët rom 

    Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij festuan sot paradite, së bashku me fëmijë të komunitetit rom, festat e fundvitit. Në një festë të organizuar në mjediset e Kryeministrisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv