Arkiva
-
Dy shqiptarë janë akuzuar nga policia Italiane se kanë tentuar të grabisin një banesë dhe më pas të vrasin të zonjën e shtëpisë. Policia identifikoi dhe më pas arrestoi autorët e dyshuar, Eugen Dervishi 25 vjeç, si dhe Viktor Markja 22 vjeç. 29 Dhjetor 2011, 08:14
-
Policia në vëzhgim të bankave
29 Dhjetor 2011, 08:07
për të parandaluar grabitjetKy plan ka ardhur si pasojë e vjedhjeve dhe grabitjeve që kanë ndodhur kohët e fundit. Eshtë menduar që policia e Tiranës, të bashkëpunojë me rojet e policisë private që janë në ruajtje të bankës, me qëllim parandalimin e grabitjeve të shpeshta, në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur dhe zbardhja e disa prej autorëve të dyshuar.
-
Vrasja e Konomit, Prokuroria:
29 Dhjetor 2011, 07:54
Ka falsifikime të pronaveTë tjera zhvillime priten për dosjen e bujshme të vrasjes së gjyqtarit të Vlorës. Prokuroria do të marrë të pandehur shtetasin Qemal Mullajn, përfaqësues të familjes së Toptanëve, të cilin e akuzon për falsifikim të dokumentacionit, në pronën që dyshohet për të cilën është vrarë edhe gjyqtari Skerdilajd Konomi. Bëhet fjalë për 275 hektarë në zonën e Hamallajt, për të cilat prokuroria ka gjetur abuzime.
-
Oketa: Nëse Topi do
29 Dhjetor 2011, 00:05
rikandidonte, do ta votojaDeputeti i PD dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një intervistë të dhënë për Vizion Plus ka folur gjatë mbi maxhoracën dhe funksionimin e koalicionit, ai është shprehur mbi konfliktet e Presidentit Topi me Kryeministrin Berisha, por edhe mbi shumë zhvillime të vitit që po lëmë pas.
-
Red Hot Chili Peppers do të këndojnë për Abramovichin
28 Dhjetor 2011, 22:59Miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe, në Shën Bart nën tingujt e muzikës së Si çdo vit deri më tani, miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me një ndejë së bashku me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe.
-
Shkëlqimi i Scarlett Johansson
28 Dhjetor 2011, 22:51Pasi refuzoi të grimohet për rolin e saj në filmin "‘We Bought a Zoo" për t’u bërë bindëse me karakterin e saj, aktorja Scarlett Johansson ka zbuluar se nuk shkon askund pa buzëkuqin e kuq.
-
Sarkozy tregon muskujt
28 Dhjetor 2011, 22:45Jo gjithmonë ai është i zënë me punë, gjen edhe kohë për veten. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po mundohet të rikthehet sërish në formë pas darkës së Krishtlindjeve.
-
Matthew McConaughey drejt martesës
28 Dhjetor 2011, 22:42Aktori Matthew McConaughey i ka propozuar për martesë partneres së tij braziliane Camila Alves, me të cilën ka pesë vite i lidhur dhe dy fëmijë. “Sapo i propozova Camila-s. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkroi aktori nga Teksasi në profilin e tij në Twitter.
-
Konflikti i pronësisë, qëllohet
28 Dhjetor 2011, 22:33
me armë zjarri 47 vjecariNjë person është plagosur sot me armë zjarri në Tropojë pas një konflikti pronësie. Një 47-vjeçar është plagosur me armë mesditën e sotme në Tropojë.
-
Rama: Bamir Topi
28 Dhjetor 2011, 21:37
një president mbi palëtMbrëmjen e sotme kreu i PS, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të thelluar për gjendjen politike në vend në televizionin Ora News. Rama bëri një bilanc të ngjarjeve të vitit që po përfundon duke akuzuar qeverinë për një dështim total në drejtimin e vendit nga ana politike, ligjore dhe ekonomike.
-
21 janari, Rama: Koha për rilindje
28 Dhjetor 2011, 19:46Rama ka reaguar lidhur me analizën njëvjeçare të qeverisë Berisha dhe deklaratat e kryeministrit për ngjarjet e 21 janarit. “Shteti kushtetues e ligjor do funksionojë kur të dalin para drejtesisë e të ndëshkohen vrasësit e 21 janarit, kush dha urdhër e kush qëlloi!”, deklaron Rama në rrjetin social.
-
Kioskat, debate në Këshill
28 Dhjetor 2011, 19:26Këshilltari i majtë Florian Pullazi ka postuar në profilin e tij në Facebook foton me faqen e parë të gazetës “Shqiptarja.com”, të cilën e ka afishuar në ambjentet brenda mbledhjes së Këshillit në shenjë proteste ndaj politikave të kryebashkiakut Basha. Në numrin e publikuar nga këshilltari Pullazi, Shqiptarja.com ka denonuar aferën për vendosjen e kioskave nga bashkia e Tiranës në zonën e pedonales në Tiranë.
-
Pr/buxheti 2012 për Tiranën
29 Dhjetor 2011, 07:02
Miratohet me 4 vota diferencëBuxheti i Tiranës është miratuar mbrëmë, pas një mbledhje maratonë që ka zgjatur plot 5 orë, vetëm me votat e mazhorancës. Këshilltarët e PS-së, duke e cilësuar një buxhet euforik, kanë deklaruar votën kundër, pasi sipas tyre është e pamundur që të mblidhen rreth 60 për qind më shumë të ardhura se një vit më parë. Buxheti i Tiranës së 2012 morri 29 vota pro dhe 25 vota kundër.
Projekti i Ramës për parkingjet investimet në shkolla -
Kryeministri së shpejti me Twitter e F
28 Dhjetor 2011, 18:46Kryeministri Berisha mbetet tradicional në urimet për festat. “Më mban të lidhur sms i celularit, i cili më harxhon kohë, i cili në kohë është i komplikuar. E kam të pamundur të jap përgjigje të menjëhershme. Do doja ta përdorja Facebook dhe Twitter. Por, ndoshta kur interneti të përdoret tek të gjithë abonentët unë do t’i përdor të dyja”, tha Berisha.
-
Përplaset nga treni
28 Dhjetor 2011, 18:29
vdes në spital 67 vjecariMbrëmë rreth orës 19:30, ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak në Tiranë, shtetasi Enver Saraci, 67 vjeç, banues në Lushnje.
-
Bleu gjelat e Vitit të Ri
28 Dhjetor 2011, 14:58
me para falso, arrestohetMesditën e djeshme, rreth orës 15. 30 minuta Viktor Prendi, 42 vjeç, është ndalur në fshatin e quajtur Peçaj, të rrethit të Mallakastrës, në rrugën nacionale Tepelenë- Fier, për të blerë dy gjela deti në shumën 9000 lekë të reja.
-
Fullani: Investimet private
28 Dhjetor 2011, 15:59
të ngadalta gjatë vitit 2011Në daljen e fundit për median për këtë vit, guvernatori i BSH, Ardian Fullani tha se norma e interesit mbetet 4.75%. ”Është vënë re një rritje e lehtë e inflacionit, ndërsa shtoi se, në muajin nënor inflacioni shkoi në 2.9%. Konsumi dhe investimet private mbeten të ngadalta, ndërsa sektori i ndërtimit, vuan nga kërkesa e ulët”, vërejti Fullani.
-
Ndahet nga jeta Kallulli
28 Dhjetor 2011, 17:51
Kritiku shqiptar i bukurisëNdahet nga jeta kritiku i mirënjohur i letërsisë dhe arteve Prof. Dr. Adriatik Kallulli, në datë 24 të këtij muaji, në një spital të Vienës në Austri. Kallulli është një ndër themeluesit e Akademisë së Arteve.
-
Berisha: Unë lexoja ligjet
28 Dhjetor 2011, 19:45
Topi përdor karrigen për partiKryeministri Berisha analizoi punën vjetore të qeverisë. Foli për 21 janarin: Askush nuk ma merr pushtetin me dhunë. I pyetur për presidentin, Berisha tha: "Unë lexoja ligjet mbi tavolinë dhe nuk përdorja karrigen për parti të mëdha apo të vogla".
-
Invalidët, kompensim për
28 Dhjetor 2011, 16:39
transportin e telefoninë fikseSipas vendimit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit, faturat e energjisë si edhe të telefonisë fikse. E njëjta gjë vlen edhe për të verbërit.
PDF - Vendimi i qeverisë për dy kategoritë
