Arkiva

  • Kryetari i bashkisë Lulzim Basha gjatë homazheve e cilësoi sopranon si një burim frymëzimi për një brez të tërë. Familjes i kanë shprehur ngushëllime edhe artistë e miq të 80 vjeçares, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
  • Censusi, Spahiu: Popullsia
    u zvogëlua artificialisht

    Aleanca Kuq e Zi ngriti degën e saj në Londër, ku kryetari Kreshnik Spahiu tha se, iu dërgua për miratim Greqisë përpara shpalljes së rezultateve. Ai e cilësoi turp reagimin e Greqisë dy ditë përpara publikimit të rezultateve të censusit.

  • Sarandë, arrestohen
    kriminelët e rinj

    Policia e qytetit jugor ka vënë në pranga tetë persona, të cilët janë pjesëtarë të grupit kriminal të quajtur “B13. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mes akuzave ndaj 8 të arrestuarve ëshë dhe ajo për vendosje lëndësh shpërthyese në automjetin e një funksionari të policisë së Sarandës.

  • Haga refuzon lirimin e
    Haradinajt, cënon gjykimin

    Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012. Gjykata e Hagës vlerësoi se një kërkesë e tillë mund të cënojë procesin e rigjykimit të pjesshëm.

  • Enti Rregullator i Ujit
    rrit tarifat për Tiranën

    Konsumatorët familjarë nga 33 lekë për metër kub që paguajnë aktualisht, në vitin 2012 do të paguajnë 45 lekë, ndërkohë që rritja ishte propozuar nga ndërmarrja e Ujësjellësit në 55 lekë.

  • Sot lamtumira për Havel
    Berisha në Pragë

    Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish- presidentin çek Vaclav Havel, në Pragë. Ceremonia do të zhvillohet në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus Cathedral, në Kështjellën e Pragës.

  • Fundviti, 4708 të dënuar
    festë në qelitë e burgut

    Shqipëria e mbyll vitin 2011 me superpopullim në burgjet e saj. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, festat e fundvitit do ti kalojnë nëpër qeli plot 4708 të dënuar dhe të paraburgosur.

  • Licensa e tretë 3G, çmimi dysheme
    sërish 12.5 milionë euro

    Sipas propozimeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, edhe për licencën e tretë do të vendoset një çmim dysheme i njëjtë me dy tenderat e parë, 12.5 milionë euro. Shpallja e garës pret vetëm miratimin zyrtar të ministrit dhe pritet të bëhet brenda pak ditësh, por pritet që dhënia e licensës së tretë të bëhet me të njëjtat kushte si ato të mëparshmet.

  • Makina e Bumçit lokalizohet
    me GPS në Gjirin e Lalzit

    Gazeta Shqiptarja.com duke zbuluar detaje të reja mbi vjedhjen e makinës së ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Shoferi i ministrit kishte harruar në makinë celularin e tij. Vazhdojnë kërkimet.

  • Policia mbulon 21 janarin:
    “4 viktimat, vetëm një autor”

    Në analizën e uniformave blu ndryshohet nga policia zhvilimi i ngjarjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se tragjedia e demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona, është raportuar një ngjarje e vetme. Madje policia, pa përfunduar hetimet prokuroria, e konsideron ngjarjen të kryer nga një autor i vetëm.

  • Paris Hilton bëhet vajzë e mbarë

    Lamtumirë imazhit të vajzës së prapë që mbush faqet e mediave rozë! Paris Hilton i beson portretin e saj “të artë” revistës Vanity Fair, versioni spanjoll, por këtë herë si një vajzë që merret di të kujdeset edhe për bizneset familjare.

  • Pranga fansit, kërcënonte Madonën

    Fansat shpesh kthehen në armiq të artistëve. Një situatë e ngjashme i ka ndodhur ditët e fundit Madonës, e cila është ndier nën kërcënimin e vazhdueshëm të një fansi, duke u detyruar ta denoncojë në polici. Kjo e fundit arrestoi një person 31- vjeçar gjatë operacioni të quajtur “Madonaliks”, me pretendimin se ai ishte kthyer në kërcënim për jetën private të artistes.

  • Probleme shëndetësore për Kate Middleton

    Princi William është treguar i shqetësuar papritur për shëndetin e bashkëshortes Kate Middleton, e cila shfaqi shenja dobësie gjatë një takimi që pati në një strehë vorfnore që drejtohej nga Caritas në Jug të Londrës. Sapo ka zbritur nga makina dukesha është ndier e pafuqishme të ecte dhe nuk e ka fshehur dobësinë në veprime si dhe tejet e stresuar.

  • Fullani: Po e përballojmë
    mirë krizën ekonomike

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u bëri thirrje drejtuesve së bankave të përshtaten me realitetin shqiptar, i cili është duke i përballuar mirë efektet negative të krizës.

  • Ndalohen 6 të dyshuar për
    vrasjen makabre në Kallamata

    Policia greke bën hapa përpara në hetimin mbi vrasjen e babait shqiptar dhe fëmijës së tij 3 vjecar, në Kallamata rreth një muaj më parë. Zbulohen urdhëruesit dhe ekzekutuesit e krimit. Mësohet se policia greke ka ndaluar 6 persona, të dyshuar mbi vrasjen makabre.

  • Dhërmi, masakër në plazh
    Ndërtohet në shkëmbinj
    FOTO- Ndërtimet në plazhin e Drymades

    Masakër mjedisore në plazhin e Drymades në Dhërmi. Vetë qytetarët kanë dëshmuar me foto një ndërtim që bëhet në plazhin e vjetër dhe të rrallë të Drymades, pikërisht mbi shkëmbinj dhe vetëm 10 metra larg ujit, siç dëshmohet edhe nga fotot. Leja e ndërtimit është dhënë nga ish kryebashkiaku Vasil Bollano, por dhe autoritetet vendore aktuale janë indiferentë.

  • Fier, vdes 17 vjecari në një
    aksident automobilistik

    Në një aksident automobilistik në aksin rrugor Fier-Lushnje, pranë Kolonjës, një 17 vjeçar ka gjetur vdekjen.

  • Sabit Brokaj rrëfen: Të gjitha
    intrigat e Kastriot Islamit

    Në një intervistë të botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com", ish-ministri i PS-së dhe ish-anëtari i kryesisë së LSI-së hedh akuza të forta ndaj deputetit të sapo çrregjistruar. Brokaj thotë se çrregjistrimi nga partia ishte i vonuar: Islami ka punuar kundër PS por dhe kundër koalicionit të kësaj partie me LSI-në.

  • Balla dhe Olldashi batuta
    mbi vjedhjen e makinës së Bumcit

    Në përfundim të seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar edhe batuat për Bumcin, të cilit i vodhën makinën mesditën e djeshme. Në dalje nga Kuvendi, deputeti Taulant Balla, pasi pa Ministrin Bumci që po drejtohej për në shtëpi në këmbë, ndaloi dhe me shumë mirësjellje u ofrua ta shoqëronte duke i thënë ironikishtë: “ Hajde Aldo hip, se qeveri e poshtër nuk i kap hajdutët”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv