Arkiva

  • Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
  • Tritol banesës së kryepolicit
    Autori kapet nga kamerat
    | | 

    Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 02: 40 minuta të mëngjesit të sotëm, në katin e 5-të pallatit, ku banon nëndrejtori i policisë së Tiranës Dorian Muça (në foto me rreth të kuq). Në momentin e shpërthimit Muça ishte në shtëpi me familjen.
    Deklarata e policise per eksplozivin

  • Shkodër, tatimet
    mbyllin 15 biznese

    Drejtoria Rajonale e Tatimeve ka bërë të ditur se sot janë mbyllur për një periudhë 6-mujore 15 biznese në qytetin e Shkodrës.

  • Lady Gaga të martën takim në Shtëpinë e Bardhë

    Artistja e skandaleve Lady Gaga do të takojë të martën disa anëtarë të rëndësishëm të administratës së presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë për të debatuar mbi ngacmimet e të miturve në shkolla.

  • Kate Middleton, mondane me 69 euro

    Një mbretëreshë e ardhshme e di shumë mirë sesi mund të përballojë krizën ekonomike. Kate Middleton zgjedh të jetë mondane pa shpenzuar shumë. Për të shoqëruar bashkëshortin, princin William në koncertin e bamirësisë të Gary Barlow në Royal Albert Hall, Kate kishte veshur një fustan të shkurtër me motive lulesh i cili kushtonte vetëm 69 euro, sikur “gjaku i saj të ishte ujë”.

  • Fier, pirati rrugës
    merr jetën e një kalimtari

    Gjatë një aksidenti rrugor në pasditen e sotme në Fier, një person ka humbur jetën.

  • Basha përuron kioskat
    e kunatit në Tiranë

    Ceremonia e hapjes së 40 kioskave të drurit në rrugën pedonale “Murat Toptani” është mbajtur sot nga bashkia e Tiranës dhe jo dje, ashtu si ishte paralajmëruar. Projekti i realizuar nga “Iceberg Communication” do të qëndrojë i hapur për qytetarët gjatë gjithë muajit dhjetor. Këto kioska janë pjesë projekti privat të kunatit të kryetarit të Bashkisë, të cilat do t’i ofrohen biznesit për një muaj me një qera 3 mijë euro.

  • Bruksel, Lunacek takon Thacin:
    Optimiste mbi liberalizimin e vizave

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.

  • Berisha në kongresin e PPE:
    Rama pengoi integrimin

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur në Kongresin e 20 të Partive Popullore Evropiane (PPE), ka fajësuar opozitën për refuzimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë nga KE."Dështimi i marrjes së statusit të kandidatit erdhi si pasojë e qëndrimeve të opozitës. Opozita nuk votoi në Kuvend ligjet që kërkonin 3/5 e votave” u shpreh Berisha.

  • Statuja e Skënderbeut
    Së shpejti edhe në Budapest

    Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban. Topalli ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, i cili ka konfirmuar lajmin e vendosjes së statujës së Gjergj Kastriot Skënderbeut në një nga sheshet kryesore të Budapestit.

  • Bulqizë, reshjet e borës
    rrezikojnë bllokimin e rrugëve

    Temperaturat të ulëta dhe moti i keq kanë pushtuar prej dy ditësh rrethin e Bulqizës, në të cilin gjatë natës së mbrëmshme ranë reshje dëbore, kryesisht në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

  • Dritan Dajti: Policia zhduku
    tabulatet e telefonit tim

    Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. (Nga MENTOR KIKIA)

  • Invalidët: 10 mijë persona vjedhin
    kompensimin e energjisë elektrike

    Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve kanë paditur në Prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria për energjinë elektrike. Sipas akuzave, në listën e personave që qeveria u rimburson 80% të faturës së energjisë elektrike ka mbi 10 mijë emra, që përfitojnë në mënyrë abuzive.

  • Miratohen ndryshimet
    në ligjin për noterinë

    Ndryshimet në ligjin për noterinë u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, sipas të cilit zbatimi i këtij ligji shmang radhët e gjata dhe korrupsionit.

  • Tiranë, rrëmbehet një person
    për borxhe, policia në alarm

    Rreth orës 17:15 policia e kryeqytetit është vënë në alarm për rrëmbimin e një personi. Dikush ka denoncuar rrëmbimin e një personi në komisariatin nr. 4 të Tiranës. Menjëherë policia është aktivizuar për të zbardhur ngjarjen. Dy orë pas rrëmbimit policia ka bërë të ditur se pengu, Ervin Llozhi, është liruar. Rrëmbimi ka ndodhur pas një sherri ndërmjet Llozhit dhe dy rrëmbyesve, për shkak të një borxhi.

  • Spitali Ushtarak, kirurgët në
    operacion me doreza të grisura

    Dorezat e operacioneve që përdorin mjekët e spitalit Ushtarak nuk janë cilësore. Madje shumë herë ata grisen gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale,
    ndaj edhe mjekët herë pas here vendosin dy palë mdoreza për të mbrojtur veten dhe pacientin nga një infeksion i mundshëm.

  • Aksidentohen 3 automjete
    3 persona në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

  • Itali, riciklimi i mbetjeve
    Shqiptarët pjesë e trafikut

    Një hetim disa vjeçar në Umbria, Siçili, Lombardi dhe zona të tjera ka çuar në pranga 18 italianë dhe 57 të huaj, mes të cilëve një numër i madh punonjësish me kombësi shqiptare. Sasia totale e mbeturinave të ricikluara ishte 114.300,07 kuintalë, ose 150 mijë kuintalë në ditë.

  • Goditet banda e drogës,
    pranga 7 shqiptarëve

    Policia italiane nuk bën të ditur identitetet e të arrestuarve, por konfirmon se prej më shumë se një viti ata ishin vënë nën hetim për shpërndarje heroine dhe kokaine në disa qytete të Italisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv