Arkiva

  • Nga bukuritë e natyrës, tek adrenalina e sporteve dimërore. Malet e Sharrit njihen për bukuritë mahnitëse, për majat e thepisura, liqejtë përrallorë, lumenjtë buçitës dhe Qenin e Sharrit, të njohur në histori si Qeni Ilir, që për nga bukuria fizike, forca, trimëria dhe besnikëria është i pakrahasueshëm me qentë e racave të tjera.
  • Shekspiri me këngë
    dhe veshje shqiptare

    Trupa e Prishtinës sjell komedinë shekspiriane. Motër e vëlla binjakë, Viola dhe Sebastiani, ndahen nga njëri tjetri pasi anija në të cilën lundronin fundoset afër bregdetit ilir. Të dy besojnë për tjetrin se secili prej tyre është mbytur bashkë me anijen. Viola e ndihmuar nga një tjetër anije sillet në tokën e Ilirisë. Ajo maskon veten si mashkull me emrin Cesario me qëllim që të marrë një pozicion si ndihmës i Dukës Orsin.

  • Aksidentohet ambasadori holandez
    me deputetin e PS, Q. Minxhozi

    Një aksident automobilistik ka përfshirë ambasadorin holandez në Tiranë, Henk Van Del Dool, dhe deputetin e PS, Qemal Minxhozi. Dy personazhet nuk kanë qenë të shoqëruar bashkë por në dy automjete të ndryshme, të cilët u përplasën me njëra tjetrën.

  • Elvira Diamanti:”Ju ftoj
    në tryezën time bio”

    Kujt nuk ia ka ënda të shijojë shtëpinë e tij pas një jave me ritëm frenetik pune dhe aktivitetesh të ndryshme? Çastet e çlodhjes dhe të bashkimit familjar e shndërrojnë fundjavën në një kohë të këndshme, e cila bëhet akoma më e bukur edhe falë pranisë së miqve. Rreth tryezës, duke shijuar gatime të lloj-llojshme, miqësia bëhet akoma më “e shijshme” por sidomos intime.

  • Baftjar Zeqo: Projektin
    e kam gati, por s'kam para

    Bashkia e Fierit ka studim të detajuar, por asgjë s'është bërë. Ironia e kryebashkiakut: 7 mln euro nuk është buxheti i bashkisë me mua brenda. (ne foto derdhjet e lumit Gjanicë në Seman)

  • Plagosje pranë "I. Qemalit"
    16 vjeçari plumba gjimnazistit

    Një konflikt mes dy gjimnazistëve gati sa nuk i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” ne Tiranë. Nga të dhënat e para Redi Qoshja, 18 vjeç është qëlluar me armë, nga një 16 vjeçar, pak metra larg derës kryesore të gjimnazit. Krimi ndodhi në prani të disa  gjimnazistëve të tjerë. Policia shoqëron 12 prej tyre. ( ne foto shkolla Ismail Qemali)

  • Gjobëvënia ndaj Bombajt
    kapet bashkëpunëtori i Stresit

    Arrestohet në Tiranë njëri nga bashkëpunëtorët e këngëtarit Stresi i dyshuar si i përfshirë në gjobëvënien ndaj regjisorit dhe kantautorit Leonard Bombaj. Relado Kurti u vu në pranga pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie“. ( ne foto Leonard Bombaj, Stresi)

  • Fier, skandal ekologjik, serë
    e zift në zonën e Semanit

    REPORTAZH/ Kryebashkiaku i Fierit  jep alarmin: Zift dhe Serë në lumin Seman që derdhet në det. Prej vitesh i njëjti problem. Shqiptarja.com sjell fotot e një dite më parë në zonë, ku shtresat e serës kanë mbytur gjithçka. Baftjar Zeqo: Ndotja shkaktohet më së shumti nga ARMO. Situata po bëhet alarmante (ne foto derdhjet e lumit Gjanicë në Seman, dhe kryetari i bashkise Baftjar Zeqo) Nga ANILA BASHA
    Ministria e Mjedisit jep urdhëra që mbeten në letër

  • Kosova, 4 vjet shtet, Jahjaga:
    Do e bëjmë siç e duam ne

    “Të ardhmen e Kosovës e shohim në integrimin e plotë në BE, NATO dhe në miqësinë e përjetshme me SHBA-të”, tha presidentja duke shtuar se “FSK-ja i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale dhe është e gatshme që të kalojë në fazën tjetër që e kërkon vendi ynë".
    Tirana emërton rrugën "Ibrahim Rugova"
    Rama uron festën e pavarësisë me anë të një letre
    Ilir Meta përshëndet Kosovarët në 4 vjetorin e pavarësisë
    Topi telefonatë Jahjagës për 4 vjetorin e pavarësisë
    Haxhinasto: Mbështesim integrimin e Kosovës
    CNN, spoti për pavarësinë New Born bëhet New Porn

  • Votimi për bordin e AMF-së
    Balla: S' kishte vendim politik

    Deputetit socialist Taulant Balla në emër të Grupit PS, sqaron votimin fshehtë që u zhvillua dje në Parlament në lidhje me kandidaturat për bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas Ballës nuk kishte rrjedhje të votave, pasi PS nuk kishte marrë vendim politik. Ishte vendim individual i deputeteve.

  • Gjermani, presidenti jep
    dorëheqjen, për skandalin me kredinë

    Prokuroria deklaroi, se kundër Wulffit dhe sipërmarrësit financiar David Groenewold ekzistonin dyshime fillestare për përfitime prej detyrës ose për dhënie përfitimesh të tjerëve. 51 vjeçari Wulff ishte presidenti më i ri në këtë post. Ai detyrohet të largohet nga detyra në kështjellën Bellevue pas vetëm 19 muajsh, koha më e shkurtër në post për një president në historinë e Republikës Federale Gjermane. ( ne foto ish presidenti gjerman)

  • Elsa Ballauri: Prostitucioni
    duhet legalizuar, na bën mirë

    Në një intervistë për "Shqiptarja.com", drejtoresha e të drejtave të njeriut në Shqipëri thotë se ka ardhur koha që prostitucioni të legalizohet edhe në vendin tonë. Vetëm në këtë mënyrë, ai do të ishte mbrojtur, por njëkohësisht do të krijonte edhe një moral më të mirë për të gjithë shoqërinë, duke vendosur përpara përgjegjësisë, edhe klientët që e mbajnë gjallë këtë biznes.

  • Topalli ne Kukes: Përballuam
    emergjencën me sukses

    Pas më shumë se dy javësh reshjesh të pandërprera, dëbora i ka lënë vendin temperaturave të acarta dhe ngricave. Megjithatë vihet re një ngritje të temperaturave, në krahasim me ato të ditëve të kaluara.  Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami kanë udhëtuar sot paradite drejt qarkut Kukës për të monitoruar situatën nga afër.

  • Edhe Greqia mbyll dyert
    për kalimin e rrymës elektrike

    Nga dita e mërkurë, edhe Greqia ka mbyllur linjën e interkonieksionit që shërben për të transmetuar në dy kahet energji elektrike me Shqipërinë. Kjo ka ardhur për shkak të emergjencës energjetike, të shpallur nga qeveria në Athinë, që ka pasuar masa të tilla të marra edhe nga Rumania, Bullgaria e Maqedonia.

  • Milot, atentati ndaj vëllezërve
    pistë hetimi dhe hakmarrja

    Dy vëllezërit po udhëtonin për në banesën e tyre, ndërsa janë qëlluar me breshëri automatike në afërsi të varrezave qytetit, ndërsa i duheshin katër minuta për të mbërritur në banesën e tyre. ( foto nga vendi i krimit)

  • Tirana emërton rrugën I. Rugova
    dhe hapet Ambasada e Kosovës

    Në Tiranë do të jetë pasdite dhe kryeministri Hashim Thaci, i cili do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

  • Ish i përndjekuri grushta Ilir
    Rusmalit për paratë e burgut

    Gazeta “Shqiptarja. com” zbardh sot detaje të reja rreth incidentit të djeshëm para Parlamentit, kur deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmali, u qëllua me grusht nga ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko. Kryetari i Komisionit të Ligjeve nuk ka pranuar të depozitojë denoncim ndaj ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko. ( ne foto Gjergj Ndreca, njeri prej te arrestuarve per incidentin e djeshem me Ilir Rusmalin)

  • Durrës, sekuestrohen 5 kg
    heroinë, do shkonte në Itali

    Droga është gjetur në mjetin tip Benz Kamionçinë, me targë AA 225 AS, gjatë një kontrolli të policisë kufitare të qytetit bregdetar. Policia ndaloi drejtuesin e automjetit G.O 29 vjeç nga Skrapari.

  • Matura shtetërore, del
    formulari A1, si ta plotësoni

    Publikohet formulari A1, në të cilin maturantët shënojnë lëndët që ata do të zgjedhin për provimet finale. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe 38 lëndët me zgjedhje, me kushtin e vetëm që të plotësojnë një numër minimal prej 8-12 kredite. Në varësi të krediteve të rinjtë mund të zgjedhin nga kjo listë dy ose më shumë të tilla.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv