Arkiva

  • Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e yllit të muzikës Whitney Houston, vazhdojnë polemikat mbi vdekjen e saj. Një burim ka thënë për CNN se këngëtarja ka qënë e dehur 48 orë para se vdekjes.
  • Kompetencat e Topit e Topallit
    Kushtetuesja shtyn seancen

    Gjykata Kushtetuese pritej të shqyrtonte sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, por seanca u shty pas kërkesës së Kuvendit i cili kërkoi më shumë kohë për t`u përgatitur për çështjen.

  • Kuvendi, PS: Miratoni masat
    Patozi: Plani fantazi e Ramës

    Situata e rënduar në zonat e përfshira nga bora dhe prezantimi i planit te masave për të përballuar situatën janë bërë objekt debati sot në Parlament.
    Ruçi: Berisha të raportoje per situaten. Pergjigjet Topalli: Hipokrizi. Patozi: ”Njerëzit nuk ndihmohen as në Twitter as në Facebook". Balla: Na jepni helikopterë i ndihmojme ne.
    Veri-Jug, dhjetra njerëz të humbur dhe në rrezik

  • Belen Rodrigues pa të brendshme

    Ka nisur edhe Festivali i madh i muzikës italiane, Sanremo, ndërsa flitet se këto ditë ka pasur një shikueshmëri më të madhe se vitin e kaluar, falë edhe pjesëmarrjes së Adriano Celentanos.Por bukuroshja e mbrëmjes Belen Rodriguez, e cila është e njohur tashmë ka vite në Itali, ka lënë me gojë hapur spektatorët, pasi sic e shihni ka harruar të veshë të brendshmet.

  • Victoria Beckham ka nevojë për pushim

    Është një grua shumë e zënë dhe natyrisht që do të ketë edhe ajo momentet e saj të lodhjes. 37 vjeçarja Victoria Beckham dukej e lodhur në fushatën e Britanisë së Madhe që u zhvillua në New York.

  • Patos, vranë nënë e bir në 1997
    Policia gjen autorët pas 15 vjetësh

    Një ngjarje e rëndë e 1997, ku u vranë në shtëpinë e tyre nënë e bir, Drita e Ermal Rrapollari, zbardhet pas 15 vjetësh. Policia e Fierit, pas një pune të gjatë ka dokumentuar se vrasja është kryer nga Eduart Banaj, Arben Çela, Altin Hoxha dhe Roland Likaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

  • Meta i pafajshëm, Gjykata e
    Lartë zbardh vendimin 83 faqe

    Gjykata e Lartë shpalli në faqen online vendimin për pafajësinë e Ilir Metës, një vendim që i përket mesit të muajit janar, por që gjykata e Lartë kishte 30 ditë kohë për ta shpallur. Vendimi u mor pesë me zero në favor të Ilir Metës, por me një votë paralele.Gjykata: Nuk mund të krijohet bindje mbi ekzistencën e faktit në kuptimin penal. Gjyqtari Dvorani: Gjykata nuk mori në shqyrtim të gjithë provat. ( Në foto: Ilir Meta duke dalë nga Gjykata e Lartë, pas një prej seancave)

  • Shqipëria e ngrirë, PD
    në koncerte milionash

    Ndërkohë që Shqipëria gjendet në pushtetin e acartë të borës dhe lëvizja është bllokuar në puthuajse gjysmën e Shqipërisë, demokratët do të kenë luksin që më 20 shkurt, në Pallatin e Kongreseve, nën tingujt e këngëve të këngëtarëve më të mirë të festojnë përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

  • Grabisin dhe gjymtojnë në
    të dyja këmbët biznesmenin

    Grabitja me maska u shënua mbrëmë ë qytetin e Gjirokastrës. Dy të rinj nën kërcënimin e armëve dhe me maska kanë dashur te grabisin magazinën e shtetasit Hetem Kërpaci. 48 vjeçari konfrontohet fizikisht me grabitësit dhe qëllohet në të dyja këmbët. Grabitësit u larguan me 1 milionë lekë të vjetra dhe me furgonin e biznesmenit. Policia thotë se ka identifikuar autorët dhe vazhdon operacioni për arrestimin e tyre. ( ne foto maskat qe jane gjetur nga policia)

  • Aksidenti në Durrës, vdes në
    spital efektivi i policisë

    Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës ku automjeti me të cilin udhëtonte efektivi i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Efektivi i policisë së qarkut të Korçës Ilir Çakorri 30 vjeç vdiq mëngjesin e sotëm në spital pas plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit.

  • Veri-Jug, dhjetra njerëz të
    humbur dhe në rrezik

    Vijon të jetë e rënduar situata në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, për shkak të motit të acartë dhe me reshje bore. Me qindra banorë janë prej mëse dy javësh të izoluar në shumicën e fshatrave në veri të Shqipërisë. Shumë rrugë janë të pakalueshme dhe banorët, përfshirë edhe fëmijët janë rë rrezik jete, nga mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve.

  • Amnisti për 1000 të burgosur
    për 100 vjetorin e Pavarësisë

    Në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë, qeveria ka premtuar një sërë surprizash, ku njëra prej tyre duket se do jetë dhe amnistia për një grup të dënuarish për veprash të ndryshme penale.  Ministria e Drejtësisë ka filluar diskutimet për të bërë një amnisti të madhe në për të dënuarit në burgjet shqiptare. 

  • Sondazhi i Shqiptarja.com":  60 %
    e anketuesve kundër gjuhës kineze

    Agjencia e lajmeve "Shqiptarja.com", ka zhvilluar një sondazh në faqen e saj të internetit nëse "Nevojitet që fëmija juaj të mësojë gjuhën kineze?".  Gjatë ditës së djeshme duket se shumica nuk e kanë një preferencë të tillë dhe do u pëlqente që fëmijët e tyre të mësonin anglishten

  • Gjuhëtarët kundër Berishës:
    Kinezçja në shkollë, marrëzi

    Dy gjuhëtarët e njohur, Jorgo Bulo dhe Rahmi Memushaj, shprehen të habitur nga një deklaratë e tillë e kryeministrit Berisha për t'i dhënë prioritet gjuhës kineze dhe aq më tepër për ta bërë atë gjuhë të detyrueshme. Gjuhëtarët nuk kanë ngurruar ta quajnë këtë deklaratë të Berishës një marrëzi, dhe kanë shtuar se shqiptarët mbi të gjitha kanë nevojë të mësojnë shqipen. ( ne foto gjuhetaret Rami Memushaj, ne te majte dhe Jorgo Bulo ne te djathte)
    Sondazhi: Duhet femija juaj te mesoje kinezçen
    Rezultati i s
    ondazhit deri tani:  60 %  kundër
    Berisha: Fëmijët të mësojnë gjuhën kineze në shkolla, PS: Shpikje e kryeministrit

    VIDEO-Kinezja që këndon shqip

  • Albpetrol jep 200 puse
    nafte para privatizimit

    "Transoil Group", një kompani zvicerane, do të nisë javën e ardhshme investimin prej 20 milionë USD në vendburimin naftëmbajtës të Visokës për vlerësimin dhe prodhimin e naftës, sipas një marrëveshjeje hidrokarbure të arritur më parë me shtetin shqiptar dhe planifikon të nxjerrë sivjet rreth 955 mijë fuçi naftë.

  • Berisha në Azerbajxhan
    kudo me Ali Evsen |
    VIDEO2 - Berisha me Ali Evsen
    Evsen, dhjetra dërgesa të dyshimta

    Kryeministri Sali Berisha në vizitën e tij në Azerbajxhan ka qenë ngado i shoqëruar nga biznesmeni Ali Evsen, shtetasi turk, me pasaportë shqiptare, i cili ka qenë i arrestuar në Spanjë për pastrim parash. Videot e publikuara në youtube, të marra nga TV azerbajxhanase, tregojnë kryeministrin gjatë gjithë kohës pranë biznesmenit. Evsen u arrestua në Spanjë në 15 qershor 2011, me akuzën pastrim parash, dhënie ryshfeti dhe korrupsion. 50-vjeçari turk u prangos në Madrid bashkë me biznesmenin egjiptian Hussein Salem, një nga njerëzit më të afërt të ish-Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak dhe djalin i tij Khaled Salem. (Ne foto: Berisha prane Ali Evsen)

  • Bllokohen 1 ton kanabis
    arratiset skafisti

    Në një operacion të policisë greke është arritur të sekuestrohet mbrëmjen e djeshme një sasi droge prej 1 ton. Droga e bllokuar ishte e llojit kanabis dhe po transportohej me një motoskaf. Motoskafi u bllokua në plazhin e quajtur “Riza Antirio”, pranë qytetit të Patrës.

  • Kamionë me ndihma nga PS,
    për zonat e mbuluara nga bora

    Partia Socialiste do të dërgojë ndihma në veri të Shqipërisë për tu ardhur në ndihmë banorëve të mbetur në vështirësi e të bllokuar nga dëbora. Kështu, pas një mbledhje organizuar në PS, për në veriun e Shqipërisë, do të nisin kamionë me ndihma bashkitë e Durrësit, Kavajës, Laçit e Lushnjes ndërkohë në jug të Shqipërisë do të nisin ndihma bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Korçës. (Ne foto: Kamion me ndihma)

  • Gega thellon akuzat
    ndaj Tares: Meriton padi

    Kërkoj ndjesë që të bëra të prisje pak në përgjigje të përgjigjes rrufe që bëre ndaj “fletërrufesë” time. Kam qenë në terren, me punë për të realizuar sa më shumë “shkatërrim” ndaj monumenteve. Zoti Tare, je me të vërtetë për tu admiruar. Paske talent të paparë për t’i rrëshqitur argumenteve kur ato të thuhen në sy të të gjithë botës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv