Arkiva

  • Sipas raportit të Drejtorisë së Transportit Rrugor ndryshimi, në mes të vitit të vitit të kaluar, i ligjit për taksimin e automjeteve ka sjellë një rritje shumë të vogël të të ardhurave në buxhet, por një rritje 10-fish të regjistrimit të makinave të përdorura si kalim pronësie.
  • Helikopterët nuk ulen
    dot në veri

    Është ngritur sot në fluturim helikopteri i parë nga aeroporti i Kukësit. Mjeti fluturues, i mbushur me pako ushqimore, fillimishtë ka tentuar të ulet në fshatin Curraj i Epërm në Lekbibaj, por pa rezultat, për shkakë të kushteve të këqia të motit shoqëruar me erëra. Pilotët janë detyruar t’i japin urdhër ushtarëve që ti hedhin pakot ushqimore prej një lartësie prej 10 metrash në borë në këtë fshat. (Në foto: Ndihmat e hedhura në borë)
    MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore

  • Hetim kreut të “Zyber Hallullit”
    Përfitoi nga fondi për fëmijët jetimë

    Në policinë e Tiranës ka mbërritur kallëzimi penal nga kujdestarja Eliverta Allushi. Sipas saj, drejtoresha Drita Mandrea ka falsifikuar dokumentat dhe firmën e saj, duke përfituar një fond prej 2 milion e 800 mijë lekësh nga donacionet për fëmijët.

  • Vrasje në Milot, qëllohet për vdekje
    35 vjeçari, plagoset binjaku

    Dy vëllezër binakë janë qëlluar me armë ndërsa po shkonin për në shtëpi, pak metra larg varrezave të qytetit të Milotit. Alfred Gega ka vdekur në vend, ndërsa vëllaoi i tij, Altini ndodhet rëndë në spital.

  • Rama çon 60 ton ushqime
    në komunat e Bulqizës

    Sipas zyrës së shtypit, 60 tonë ushqime janë shpërndarë sot për banorë të komunave Fushë Bulqizë, Gjoricë e Martanesh nga Partia Socialiste dhe strukturat e saj vendore. Në Bulqizë sot kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ai i Kavajës, ndërkohë që ndihmat janë shprehje e solidaritetit të qytetarëve jo vetëm të Durrësit dhe Kavajës, por edhe të Vlorës e Lushnjës.

  • MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore

    Ministria e transporteve gjatë orëve të pasdites ka bërë një përmbledhje të situatës së rrugëve në zonat e bllokuara nga dëbora. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri akset më problematike vërehen në qarkun e Kukësit dhe Tropojës, ndërsa në Shkodër, Peshkopi apo Korçë rekomandohet përdorimi i zixhirëve.

  • Moti i keq, PS: Situata në vend
    e pandryshua

    Deputetja e PS, Olta Xhaçka në një panoramë të situatës ka theksuar se vazhdon bllokimi i shumë fshatrave në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa ka shtuar se mungesa e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore po kthehet gjithnjë e më tepër në një problem shqetësues, për të cilin qeveria po bën veshin e shurdhër.

  • CNN, spoti për pavarësinë
    New Born bëhet New Porn

    Në videon e reklamës së re të Kosovës të emetuar në CNN, simboli i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, duket si NEWPORN. Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tha se ky është “një gabim teknik”, për shkak të shpejtësisë me të cilën është punuar reklama. “Gabimi” shkakton reagime edhe në Tiranë

  • Prokuroria: Të ndryshojë Kodi
    Penal, përdorimi i drogës i lartë

    Gjatë analizës një vjeçare të prokurorive të Apelit në 6 rrethe ku konstatua se, megjithë numrin e madh të çështjeve për lëndët narkotike, shumica e të pandehurve rezultojnë përdorues dhe me doza të vogla. Mbi këtë bazë, u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal përsa i përket dispozitave që lidhen me mbajtjen, shpërndarjen dhe tregëtimin e lëndëve narkotike.

  • Berisha: Referendumi, skenar i rrezikshëm

    Berisha tha se ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbështetin ato.

  • Referendumi: 99% e serbëve i thonë “jo: Prishtinës

    B92 raporton se pjesëmarrja ka qenë në masën 75.28% ndërsa të dhënat e para thonë se 99.74% të atyre që pranuan të votojnë janë shprehur për kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.

  • Topi: Bashkë hap pas hapi

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, uron Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai ka siguruar homologen kosovare se rrugën e nisur 4 vjet më parë, Shqipëria e Kosova do ta kalojmë së bashku hap pas hapi.

  • Kosovë, seancë solemne
    për 4 vjetorin e Pavarësisë

    Presidentja e vendit, Ahtifeta Jahjaga në fjalën e saj në Kuvend tha se 4 vjet pas vendimit, Kosovën e pavarur e kanë njohur 87 vende të botës. Urimi i Obamës: Kosova ka bërë përparime.
    Referendumi: 99% e serbëve i thonë “jo: Prishtinës
    Berisha: Referendumi, skenar i rrezikshëm

  • Rinisin gomonet me drogë
    1.5 ton kanabis në Itali

    Një gomone e re shqiptare, me dy motorrë nga 250 kuaj fuqi, u braktis në brigjet italiane, por trafikantët kanë shkarkuar 1.5 tonë marijuanë që vlente 8 milionë euro. Një tjetër u kap në Greqi me 1 ton drogë, duke zhvlerësuar moratoriumin “për mjetet lundruese” që vuri në zbatim qeveria “Berisha” prej vitit 2005. ( ne foto thaset e sekuestruara me kanabis ne Brindizi)

  • Energjia, Qeveria djeg
    75% të fondit kontingjencë

    Korporata Elektroenergjetike ka marrë fondin qeveritar të kontingjencës në masën 2 miliardë lekë për të blerë energji nga importi, tha dje për median drejtori i përgjithshëm i KESH-it Engjëll Zeqo

  • Ilir Gjoni: Shqipëria ka rrjedhje
    të informacioneve sekrete

    Nënkryetari i “Komisionit te Sigurisë” tregon shqetësimin e strukturave e specializuara të NATO për Shqipërinë. Deputeti socialist, akuza Berishës: Kërkoi vënien nën kontroll të SHISH, shkatërroi institucionet e pavarura. Vendin e la pa kufi detar, me ndryshimin e shtetësisë, lehtësira për kriminelët e terroristët

  • Shkarkimi i Spahiut, Shtyhet
    2 javë puna e komisionit hetimo

    Kuvendi miratoi sot shtyrjen me dy javë kohë të afatit për komisionin parlamentar hetimor për Kreshnik Spahiun. 72 deputetë votuan pro, 60 kundër dhe 1 abstenim. Kërkesa është bërë nga vetë komisioni pasi ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dokumentacionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prej ku para ca ditësh, Kreshnik Spahiu tha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit.

  • Kim Kardashian, josh me fundshpinën

    Ka mjaftuar një dalje në publik, që Kim Kardashian të tërheqë si magnet paparacët.

  • Kalon Kodi Civil, Ruçi: PD
    zvarrit reformen zgjedhore

    Ne do ta japim prezencën tonë për ta kaluar sot në seancë për të dhënë mesazhin që nuk është opozita që po pengon por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore” theksoi Ruçi në fjalën e tij para se Kodi Civil të hidhej në votim.

  • Kapen 15 grabitqarët e shtëpive
    dhe shtyllave të tensionit të lartë

    Shkatërrohet banda e grabiësve në veri të Shqipërisë. 15 të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë të banesave, por dhe shkatërrim me eksploziv të shtyllave të tensionit të lartë. Të rinjt, cuna të moshës 20- 25 vjec u janë gjetur dhe lëndë eksploziv, dhe kapsolla detonatore me të cilat shpërthenin shtyllat e tensionit të lartë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv