Arkiva

  • Edhe pas më shumë se një jave, ujrat e liqenit të Fierzës kanë mbetur të ngrira, gjë që tregon edhe egërsinë e këtij dimri të ashpër për banorët e zonës verilindore. Mbi ujrat e liqenit vazhdon të zbardhë dëbora e rënë prej ditësh, një fenomen i parë rrallë nga banorët e kesaj zone.
  • Tiranë – Elbasan, rruga hapet
    në pranverën e 2013 –ës

    Deklarata u bë nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dje, gjatë nënshkrimit të kontratës për fillimin e punimeve në segmentin Sauk-Tuneli i Kërrabës.Punimet në këtë segment me gjatësi 27 kilometra pritet të fillojnë më datë 15 shkurt. Pikërisht, në fillim verën e 2013 pritet që në vend të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

  • Kosovë, serbët e veriut në
    referendum, nis votimi

    Pyetja e referendumit është “A i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ndërsa mundësia për përgjigjje është “po” ose “jo”. Votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër, ndërsa në Leposaviç, vetëm nesër. ( ne foto veriu i Mitrovices)

  • Tiranë, vrasja e Eleni Bashos
    hetim këstit të dhënë dorazi

    Transaksionet bankare të kryera mes viktimës Eleni Bashos dhe ortakut të saj në biznes Ilirjan Bituni, janë në vëmëndjen e prokurorëve dhe policis së Tiranës. Një nga këto transaksione prej 25 mijë euro, është bërë dorazi dhe jo nëpërmjet bankës, çka ngre një pikëpyetje për hetuesit rreth kësaj marëdhënie. Ndërkohë që kësti i fundit pritet të kryhet në muajin Prill.(ne foto Eleni Basho dhe Megi Jakiçi, dy femrat e vrara ne nje dite)

  • Veriu i izoluar për të 4-tën ditë
    helikopterë drejt Pukës e Dibrës

    Dibra, Kukësi, Puka, Tropoja, Dukagjini e Malësi e Madhe janë zgjuar sot sërish të izoluar nga bora. Jetesa e banorëve, sidomos në komunat e thella ku trashësia e borës i kalon 2 metra, sa vjen e bëhet e më e vështirë.
    Reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat mbeten të ulëta. Rrezet e diellit zgjojnë shpresën te banorët se helikopterët mund të ndërhyjnë nga ajri për ti ardhur në ndihmë për transportimin e të sëmurëve, por dhe për furnizimin me ndihma ushqimore. Por dhe një mundësi për të hapur rrugët.  Raportohen për emergjenca dhe në Kukës, Pukë, Dibër, Tropoje.
    Video- Kukes, shtatzena transportohet 7 ore ne kembe
    VIDEO- kryeministrit Thaci i rreshqet kemba ne akull

  • Dibër, gruaja shtatzënë
    rrezikon jetën, apel për ndihmë

    Një grua shtatzënë ka mbetur e bllokuar fshatin Ujmir në Kalanë e Dodës. 24 vjeçarja në muajin e 6-të të shtatzanisë është transportuar me barrelë në këmbë, nga fshati Shullan në Kalanë e Dodës por më tutje nuk mund të lëvizet pasi rruga është e bllokuar dhe trashësia e borës arrin në 2.5 metra.

  • Kukës, bora shemb banesën
    familja me 5 fëmijë në gjumë

    Një banesë është shembur nga dëbora në fshatin Mgull, të komunës Malzi, 45 km larg Kukësit, duke rrezikuar jetën e 7 anëtarëve të familjes, 5 prej tyre fëmijë. Kryefamiljari Fatmir Qiraku tregon se shembja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa ai me gruan dhe 5 fëmijët e tij flinin gjumë. Në një bisedë telefonike që shqiptarja.com bëri sot në mëngjes, kryefamiljari bën apel për ndihmë. “Un jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë. Ju lutem na ndihmoni. Bani çmos ” ( ne foto pamje nga bora ne Kukes)
    Kukës, liqeni i Fierzës i ngrirë prej një jave
    Shtatzëna nga Lekbibaj me helikopter në Tiranë
    Basha anulon Shen Valentinin Moti "ngrin" puthjet ne Tirane
    Rama: Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet në TV
    VIDEO- Shtatzena 7 ore ne kembe drejt maternitetit


     

  • Tiranë, bashkia aksion
    për prishjen e kioskave

    Bashkia e Tiranës ka nisur së fundmi një aksion për prishjen e disa kioskave të vogla që kishin mbetur cepave të kryeqytetit.

  • Komisioni i Ligjeve, PD-PS
    debate e batuta për Kodin Civil

    Ndryshimi në Kodin Civil ditën e djeshme nuk ka kaluar pa debate dhe replika, për të gjitha kanë qënë në sensin teknik, përjashtuar batutave të Rusmali e Palokës për dimensionin anglo-sakson apo gjermanik të Komisionit të Ligjeve.

  • PS: Ndryshim Kodi  Zgjedhor
    jo trafik këshilltarësh

    Në mbledhjet e asambleve socialiste të qarkut të Gjirokastrës është kërkuar që të bëhen ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor për të gjetur mënyrën se si të ndalet trafikimi i këshilltarëve. Kërkohet me insistim dhe ruajtja e koaliciont me PBDNJ në qark.

  • Shtatzëna nga Lekbibaj
    me helikopter në Tiranë

    Rrëfi mi i 33-vjeçares që erdhi nga Lekbibaj në Tiranë me helikopter. Valbona Imeraj, në muajin e 9-të të shtatzënisë është sjellë me helikopter pasditen e djeshme nga Lekbibaj i Tropojës drejt maternitetit "Koço Gliozheni". Dy muaj më parë bëri një operacion në kokë. Burrat e dy fshatrave hapën rrugën. ( ne foto Valbona Imeraj, gruaja shtatzene)

  • Moti i keq, shkollat do hapen pas një jave

    Ata duket se do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë kësaj jave dhe pritet që të rihapin dyert pas ndryshimit të kushteve meteorologjike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga komunikimet që ka pasur me drejtoritë arsimore të zonave problematike, nuk ka pasur dëme në objektet shkollore, por situata po rëndohet gjithnjë e më shumë.

  • 22 vjecarja humb fëmijën
    një tjetër rrezikon të njëjtin fat

    Një vajzë 22 vjecare nga komuna e Sllovës në Dibër, sipas të përditshmes Tema, duket se ka humbur fëmijën saj para se të mbërrinte në spital. Një tjetër vajzë shtatzënë është bllokua në mes të borës, ndërsa transportohej me barelë nga komuna Kala e Dodës në Dibër drejt spitalit më të afërt nga disa banorë të zonë, për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ndërkohë njësia e transportit me helikopter të shtabit të emergjencave transporton në Tirane një grua 33 vjecare shtatzënë.

  • MPPT: Situata
    e rrugëve në vend

    Ministria e Tranporteve ka bërë të ditur situatën më të fundit të akseve rrugore në vend. Ku disa prej këtyre akseve kryesisht në Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Pukë, Malësi e Madhe vijojnë të jenë të bllokuara.

  • Mblidhet komisioni
    i emergjencave në PS

    I thirrur nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ky takim shërbeu si një mbledhje e jashtëzakonshme, lidhur me situatën e rëndë në veri dhe juglindje të vendit.

  • Hetimi i Spahiut, komisioni
    vendos shtyrjen afatit me 10 ditë

    Komisioni hetimor parlamentar për punën e ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut, ka vendosur të shtyjë afatin e hetimit të tij edhe me 10 ditë.

  • Bllokohet për dy
    orë rruga Durrës-Kukës

    Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se do të bllokoje për 2 orë qarkullimin në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës.

  • Rama: Shqipëria digjet
    nën dëborë Saliu krihet në TV

    Kreu i PS, Edi Rama, flet në rrjetin social Twitter për situatën e emergjencës që është krijuar në vend për shkak të reshjeve të rënda të borës. Rama sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, që sipas tij në vend që të merret me problemet e zonave të bllokuara, kalon kohnë në ekranet e televizioneve, duke u marrë me organizimet e festiveiteteve të 100 vjetorit të pavarsisë.

  • 100 vjetori i pavarësisë, Berisha:
    Nevojitet shqyrtim objektiv i historisë

    Në mbledhjen e sotme të komitetit ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, shprehu nevojën urgjente të rishikimit të historisë, sidomos në disa pika kyce të saj, si largimi i Ahmet Zogur nga vendi, të cilin Berisha e quajti si “një largim për të vazhduar rezistencën”.

  • Olldashi nënshkruan kontratën
    për rrugën Tiranë-Elbasan

    Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, nënshkroi sot kontratën për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me grupin Actor dhe Copri, për segmentin nga Sauku deri në dalje të tunelit të Kërrabës dhe nga dalja e tunelit të Kërrabës deri në hyrje të qytetit të Elbasanit..

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv