Arkiva

  • Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka debatuar një ditë më parë për varësinë e INSTAT nga Këshilli i Ministrave, tek Kryeministri. Në faqen online të Kuvendit, zbardhet procesverbali i ditës së djeshme, ku deputetët e PS dhe të PD kanë debatuar edhe me “romuze” lidhur me varësinë e INSTAT nga kryeministri.
  • Doganat, Bode: Kodi
    i ri, rrit transparencën

    Në një takim me rastin e përmbylles së kodit të ri doganor, ministri i financave Bode ka theksuar se ky kod përbën një gur themeli për zhvillimin e marrëdhënieve tregëtare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së. Sipas Bodes, kodi i ri doganor gjithashtu garanton një nivel të lartë sigurie për t`iu përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe sfidave që do të përballet vendi ynë në të ardhmen, lehtësim të procedurave të zhdoganimit dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit do të bëjë të mundur zvogëlimin e burokracisë.

  • Kryeprokurori anglez: Stop
    sulmeve ndaj drejtësisë
    Kreu PS: Mbështesim Ina Ramën

    Prokurori i përgjithshëm i Anglisë Keir Starmer, pas takimeve me presidentin, kryeministrin dhe kryeprokuroren tha se duhet t’i jepet fund sulmeve që cënojnë pavarësinë e drejtësisë. “Si drejtues i një organi të pavarur jam i shqetësuar pas sulmeve mbi institucionet e pavarura dhe individëd në krye të tyre. Ato dëmtojnë elementët demokratikë të sistemit" tha Stramer. (Në foto: Ina Rama me homologun britanik, Starmer)
    Berisha pret Starmer: Luftë ndaj krimit

  • Kreu PS: Ina Rama s'është
    Silvia Konti kur na interson

    Grupi parlementar i Partisë Socialiste deklaroi votën pro për heqjen e mandateve të tre deputetëve socialistë, Taulant Ballaj, Besnik Baraj, Tom Doshi në seancën parlamentare të së enjtes. Rama: Kryeprokurorja nuk është Silvia Konti kur na intereson, e lavire kur nuk na intereson. Berisha ka shfaqur haptas qëllimet për të vënë nën kontroll SHISH, prokurorinë. Madje ka kërcënuar se pas kësaj do të hetojë dhe Presidentin.

  • Deklarimi për të ardhurat
    Mazhoranca "ok" ndryshimeve

    Sipas ndryshimeve në ligj, të miratuar në Komisionin e Ekonomisë përjashtohen tatimpaguesit që realizojnë të ardhura jo më shumë se 2 milionë lekë në vit. Gjithashtu, përjashtohen të vetëpunësuarit që kanë qarkulluar deri në 2 milionë lekë në vit. Nga këto zbriten shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për kredinë e arsimimit për vete, fëmijët e personat që ka në ngarkim një person.

  • Kosovë, rezolutë për përfundimin
    e pavarësisë së mbikqyru

    Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të debatohet një projekt-rezolutë për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

  • Kosovë, shënohet nata
    më e ftohtë e dimrit

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (ISK), temperaturat më të ulëta janë shënuar në vendet e larta malore – minus 22 gradë, kurse në ultësira kanë arritur deri në – 20 gradë. Raportohet se rrugët magjistrale në gjithë Kosovën janë të kalueshme. (Në foto: Dëbora dje në Prishtinë)

  • Krujë, tritol makinës së
    25 vjeçarit, nisin hetimet

    Një sasi eksplozivi i është vendosur në makinën e një 25 vjeçari nga qyteti i Krujës. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës, duke u gdhirë e martja (sot). Automjeti ishte parkuar pranë banesës ku jetonte 25 vjeçari, brenda në qytet.

  • Basha: Ekspertë amerikanë
    për planin e ri urbanistik

    Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kryebashkiaku Basha u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Europën Phil Reeker. Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë së Tiranës, në këtë takim Basha e ka njohur zotin Reeker me projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. (Në foto: Basha dhe Phil Reeker)

  • Çerdhet e Tiranës, drejtori i ri
    I LSI-së paralajmëron shkarkime

    Drejtori i Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të fëmijëve, Pëllumb Seferi, duket se do të nisë një valë të re shkarkimesh në çerdhet publike të Tiranës. Edukatoret thonë se po punojnë në presion dhe frikë nga mbërritja e një letre që mban emrin e tyre për largim nga detyra. ( ne foto femije nga nje çerdhe publike)

  • SHBA, Basha: Hetimet për
    21 janarin brenda ligjit

    Sipas “Zërit të Amerikës”gjatë qëndrimit në Washington, Basha ishte ftuar në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare SAIS, ku ai foli për vizionin e tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. I pyetur pas takimit edhe për ngjarjen e 21 janarit, Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.

  • Zgjedhjet në Universitete
    semestri i dytë, nis pa provime

    Ministria e Arsimit u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë universiteteve të vendit, që provimet e sezonit të parë të nisin pas datës 27 shkurt, ndërkohë duke filluar nga data 1 shkurt të rinjtë do të nisin të bëjnë lëndët e semestrit të dytë akademik.

  • Tiranë, bllokohet procesi i
    legalizimeve të objekteve ndërtesë

    Nga muaji gusht i vitit të kaluar, nuk janë dërguar më dosje legalizimesh të objekteve ndërtesë për miratim në Këshillin e Ministrave. Drejtoria Rajonale e Tiranës ka gjashtë muaj pa drejtor dhe kreu i komanduar nuk ka të drejtë firme.

  • Lëkundje tërmeti në Librazhd
    dridhet dhe Tirana, s'ka dëme

    Sipas Institutit Sizmiologjik të Tiranës lëkundjet e tërmetit, me magnitudë 3.7 e shkallës rihter janë regjistruar rreth orës 06: 15 minuta dhe epiqendra ka qenë në fshatin Zdrajzh të Librazhdit.( ne foto pamje te hartes, se Shqiperise, me te kuqe eshte shënuar vendi ku ka rënë tërmeti, me rreth portokalli, zona ku është ndjerë më shumë, dhe me rreth të verdhë zona ku është ndjerë më pak)

  • Sollaku: Nisma e maxhorancës
    kundra Spahiut, e pavlefshme

    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në një shfaqje për televizionin Vizion +, e cilëson si të pavlefshme nismën e maxhorances për te shkarkuar numrin 2 te KLD Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një komisioni hetimor parlamentar.

  • Jennifer Lopez: “Nuk e di a do të martohem”

    Ata janë parë së fundmi së bashku dhe shumë të dashuruar dhe thathethemet për një martesë të ardhshme kanë nisur sërish. Por a do të vendosë Jennifer Lopez të martohet sërish?

  • Bie në greminë automjeti
    humb jetën një 23 vjeca

    Pak orë më parë një aksident automobilistik në Dibër, ka shkaktuar vdekjen e një 23 vjecari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maqellarë.

  • Ndalohet sërish nga policia
    Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis

    Ndalet përsëri nga policia Ledio Ruci, djali i deputetit të PS Gramoz Rucit. Mësohet se 28 vjecari është ndaluar në qytetin e Durrësit me një sasi të vogël droge.

  • Fyerje ndaj shqiptarëve
    në ndeshjen Serbi-Kroaci

    Në kampionatin evropian të hendbollit, edhe pse aty nuk merr pjesë as edhe një shqiptar, janë kënduar kore raciale kundra shqiptarëve. Koret raciale dhe fyerjet kanë ardhur nga ana e tifozëve serb në ndeshjen Serbi-Kroaci.

  • “Ai Se Eu te Pego”
    ngroh nxënësit në Polican

    Kënga “virale” e brazilianit Michel Telo, Ai Se Eu te Pego, ngroh më shumë se zjarri. Nxënësit e një shkolle në Polican kanë gjetur mënyrën më kreative për të harruar të ftohtin e acartë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv