Arkiva

  • Mbi 700 punonjës të kombinatit metalurgjik Kurum janë nisur nga Elbasani për të protestuar para godinës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për të kërkuar zgjidhjen e situatës. Prej 12 janarit Kurum njoftoi ndërprerjen e punës për shkak të mos furnizimit me energji elektrike nga OSSH.
  • Arbana, zbulon 1 prej 1001 Pse-ve :
     Dua të bëhem nënë

    Ndoshta emisioni “1001 Pse” dhe kontakti i drejpërdrejtë me fëmijët e ka bërë Arbana Osmanin që të kuptojë se ka ardhur moment i duhur për të provuar ndjesinë e mrekuellueshme të të qënit nënë

  • New Europe: Fondi i BB për
    Shqipërinë 40 milionë dollarë

    Gazeta e politikës evropiane citon menaxheren e Bankës Botërore për Shqipërinë Kseniya Lvovsky (ne foto) e cila thotë se ndihma financiare do të përdoret për të mbështetur reformat në sektorin e pensioneve, në ndryshimet në ligjin për përfitimet e ndihmës ekonomike dhe sigurinë digave.
    Shkrimi ne gazeten belge neweurope

  • Korçë, rinis mësimi në
    shkollat e mesme e 9-vjeçare

    Të premten 24137 nxënës nuk zhvilluan mësimin. Drejtoria Arsimore Rajonale, urdhëroi mbylljen e shkollave për një afat të papërcaktuar, pasi nxënësit zhvillonin mësimin me orë të reduktuara dhe në mungesë të kushteve të ngrohjes.

  • Vetëvendosja mbyll protestën:
    Qëndrimi i pamundu

    Lëvizja Vetëvendosja bëri të ditur se ishte bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdarë, për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temperaturës së ultë që mbizotëronte atje. Policia e Kosovës arrestoi aktivistin i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato.  (Ne foto pamje nga protesta, mbreme, e Vetevendosjes)

  • CEZ, paralajmëron ndërprerje
    të energjisë në disa qytete

    Njoftohen prej CEZ, qytetarët në jug të vendit dhe në disa lagje të Tiranës se për shkak të mbingarkesës, do të ketë kufizime të alternuara të energjisë elektrike.

  • Përballja e dytë, Kurti:
    Kundër Serbisë, jo policisë

    Nis protesta e dytë e Vetëvendosjes kundër kalimit të mallrave serbe në dy pika kufitare. Ndërkohë, aktivistët e Aleancës Kuq e Zi të nisur nga Tirana drejt Kosovës në mbështetje të Vetëvendosjes janë bllokuar në doganën e Morinës. Ata kanë deklaruar për mediat se nuk po lejohen të kalojnë, ndërsa sipas tyre nuk u jepet asnjë arsye.(Në foto: Protestues në pritje në Merdarë)

  • Importi i plehrave, AKIP
    mbledh firma për referendum

    Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të mëdha të Shqipërisë të mbledhin firmat e qytetarëve për të kërkuar një referendum mbi ligjin e mbetjeve urbane, që lejon importimin e tyre në interes të industrive ricikluese.

  • Russell Brand, një libër mbi të vërtetën e Katy Perry

    Katy Perry do të ndjehej “e tradhtuar” nga Russell Brand, raporton nga Us Weekly, pas lajmit që ish-burri i saj ka vendosur të shkruajë një biografi për jetën e tij të shthurur, ku do të përfshihet edhe një kapitull për martesën e dështuar.

  • Shtatzënia, pauzë për Jennifer Aniston

    Pas lajmit për një shtatzëni të mundshme të aktores Jennifer Aniston, një burmi i afërt i saj ka theksuar se ajo ka hequr do të nga të gjitha projektet e për t’ju përkushtuar këtij moment magjik.

  • Peqin, vetëvritet
    aksidentalisht një 70 vjeca

    Një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen i vetëvrarë aksidentalisht, në Peqin. Shkrepja aksidentale e armës i ka shkaktuar të moshuarit vdekjen. Bëhet fjalë për Ramadan Hakën, i cili ka qënë duke pastruar armën në momentin ku ka shtënë.

  • Demi Moore “Më kanë dobësuar mediat”

    Pas lajmit të dy ditëve më parë ku aktorja Demi Moore u shfaq disa kilogramë më pak se më parë, ka reaguar aktorja duke theksuar se nuk është aspak e vërtetë.

  • Hillary Clinton bisedon
    në telefon me Tadic për Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka biseduar përmes telefonit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, raportojnë mediat serbe.

  • Brace dhe Deda, rezerva
    ndaj Asamblesë në Vlorë

    Asambleja e PS e mbajtur sot në Vlorë, ka sjell edhe reagime negative nga deputet të PS. Në përfundim të Asamblesë të PS, reagon nga Facebook Erion Brace: "Është krijuar një pështjellim i madh mbi delegimin e anëtareve të Kryesisë së PS nëpër qarqe apo më ngushtë nëpër KZAZ (zona zgjedhore). Pështjellimi është krijuar për shkak të nxjerrjes së qëllimte të emrave në media, referuar nje projekti që nuk ka marre në asnjë gërme edhe miratimin tim-të paktën".

  • Ngrica vështirëson
    qarkullimin në disa zona

    Acari ka vendosur të mos e lërë Shqipërinë. Rinisin reshjet e dëborës në disa zona të veriut, kryesisht në Pukë, ku komuna Iballë vazhdon të jetë e bllokuar prej mëse një jave.

  • Nënshkodër, aty ku paratë
    e përmbytjeve s’janë marrë akoma

    Atje ku mijra vjet më parë, Rozafa ndjeu t’i ngrihej mbi shpinë një legjendë e madhe, sa vetë toka dhe qielli, tash kanë lindur legjenda të reja dhe të frikshme: legjendat e përmbytjeve nga ujrat e hidrocentraleve. Kreu i Komunës Velipojë: "Korrupsion me argjinaturat”

  • AK: Imami përdhosi flamurin
    Ministri:Takimi konfidencial

    Aleanca Kuq e Zi akuzoi ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imami se nuk ka mbajtur flamurin shqiptar në takimet që ka zhvilluar në Maqedoni. Reagon Imami: Takimi me Poposkin ishte konfidencial.

  • Tentoi të vrasë babë e bir,
    prangoset 17 vjeçari

    Një pronar restoranti në Korçë dhe djali i tij kanë qenë në rrezik sot, pasi është tentuar vrasja e tij nga një adoleshent 17 vjeçar. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale të policisë në Korçë ku sipas tyre, gjithçka ka ndodhur duke u ngdhirë dita e dielë

  • Asambleja, debate mes Ramës dhe anëtarëve

    Punimet e sotme të Asamblesë së PS kanë ngjallur debatet dhe reaksionin e disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të saj. Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës në mënyrë të revoltuar ka folur hapur në Asamble, duke i deklaruar presidiumit kryesor se vetë strukturat drejtuese në bazë nuk janë “ushtarë”.

  • Supriza, Nano dhe Rama
    bashkë për programin

    Në mbledhjen e kësaj të diele, me propozim të kryesisë 237 anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë votuar për të caktuar ish kryeministrin Fatos Nano si një prej të deleguarve të Asamblesë për të ndjekur punën me qytetarët në Tiranë. Risia e forumit sot ishte prezenca e Fatos Nanos dhe Servet Pëllumbit në bashkëhartimin e programit, ndërkohë që po pritet një reagim nga ish kryeministri. (Në foto: Asambleja Kombëtare e PS)
    Programi, Rama: Fitojmë me shqiptarët në 2013-ën

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv