Arkiva

  • Zyra e përmbarimit ka sekuestruar në Tiranë një pikë karburanti, për shkak të mosshlyerjes së kredisë. Përmbaruesimi në bashkëpunim me policinë kanë sekuestruar karburantin Rira, në pronësi të Xhevat Rirës.
  • Alketa Vejsiu “Simon Cowell në Tiranë?
    Pse jo!”

    Shfaqjet e para të X Factor Albania kanë qenë padyshim një sukses i cili ka ngjallur kërshërinë e të gjithë shqiptarëve, duke fituar edhe një audience deri në 75 për qind të ekraneve shqiptare. Alketa Vejsiu, e cila ka blerë edhe të drejtat e plota të transmetimit të X Factor, ndihet e lumtur për këtë por nuk e mohon se shumë surpriza të tjera priten së afërmi.

  • Juliana Pasha braktis “E diell”

    Këngëtarja Juliana Pasha është larguar nga rubrika “Dyshja fantastike” e programit “E diell” në Top Channel. Vetëm tri javë pasi ka nisur ky sezon i ri i programit maratonë, këngëtarja Pasha e ka lënë garën e saj në mes, ndërsa nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj.

  • Takimet në Shkup, Imami
    “harron” flamurin shqipta

    Sipas fotove dhe videos të siguruar nga portali “Lajmeshqip” në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, Popovski mungon simboli kombëtar shqiptar flamuri kuqezi, i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm. (Në foto: Ministri Imami gjatë takimit në Shkup me diplomatin maqedonas).

  • Arrestimi, Dritan Hate
    tentoi të qëllonte policët

    Momentet e arrestimit të personit të shumë kërkuar Dritan Hates, si një ndër antarët e "Hakmarrjes për Drejtësi" ka qenë i rrezikshëm dhe për policinë. Burimet thanë se gjatë operacionit Hate nxorri pistoletën me qëllim për të gjuajtur drejt tyre.

  • Raporti i KLSH: Albpetrol e OST
    dëm ekonomik 55 mln USD

    Një dëm shumë i madh ekonomik i është shkaktuar shtetit shqiptar nga dy ndërmarrje të saj, ende të paprivatizuara. Në analizën vjetore të KLSH, u zbulua se Albpetrol ka dëmtuar taksapaguesit në masën 4 miliardë lekë dhe OST në masën 2 miliardë lekë.

  • Video Prifti- Beqiraj, I.Rama:
    S' ndalemi nga presionet

    Prokuroria e Përgjithshme deklaron se do të vazhdojë të kryejë detyrën kushtetuese pavarësisht insinuative të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik.(ne foto kryeprokurorja e pergjithshme Ina Rama)

  • Bashkia përzë SHISH-in
    dhe Shkollën e Bashkua

    Kryebashkiaku Basha u ka kërkuar ekspertëve që po merren me hartimin e planit urbanistik, të kenë parasysh idenë e një Tiranë policentrike. Që do të thotë se Tirana do të ketë edhe 5 qendra të tjera. Njëra prej tyre do të jetë te Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza", ndaj ekspertët kërkojnë spostimin e SHISH dhe të shkollës së bashkuar, për të marrë ambientet e tyre.

  • GKA shpall konkurs për posterin
    e 100-vjetorit të pavarësisë

    Pas konkursit për logon dhe monumentin e kulturës për 100-vjetorin e Pavarësisë, Galeria Kombëtare e Arteve shpall konkursin mbarëkombëtar për realizmin e posterit festiv. ( ne foto Galeria e Arteve)

  • Policia: Protesta e PS paqësore

    Efektivët të veshur me jelekë antiplumb janë shpërndarë nëpër komisariate rreth orës 12.00, kur ka përfunduar edhe homazhi pëe 21 janarin. Sipas burimeve pranë drejtorisë së policisë së Tiranës, nuk është raportuar asnjë incident, çka, sipas policisë bëri që PS t’I përmbahet kërkesës së saj për një protestë paqësore.

  • Borxhi, KESH i nis faturën
    60 mln euro CEZ-it

    KESH-i i ka dorëzuar Përmbarimit kërkesën për ekzekutimin e pagesës të faturave të energjisë, si titull ekzekutiv, me vlerë 60 milionë euro, që kompania CEZ i ka borxh", deklaroi dje drejtori i përgjithshëm Engjëll Zeqo. (ne foto Engjell Zeqo)

  • LIVE TV

  • Berisha nga Lushnja: Protesta
    nuk errëson kongresin
    FOTO |

    Nga Lushnja ANILA BASHA
    Paraditen e sotme kryeministri Berisha ka vendosur të mos qëndrojë në Tiranë por të udhëtojë drejt Lushnjes për të kujtuar 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Kjo është hera e parë që kryeministri Sali Berisha i ka kushtuar rëndësi te veçante 92-vjetorit te Kongresit te Lushnjes.

  • Rama: Ja ku isha kur u
    vranë 4 demonstruesit

    Kryetari i PS Edi Rama në një intervistë për emisionin "Tonight" të Ilva Tares ka deklaruar se shpreson shumë në hetimin e 11 janarit, tashmë që dhe SHBA ka dhënë ndihmesën përmes FBI. Ai kujton tragjedinë e vitit të kaluar dhe përpjekjet për qetësimin e situatës, duke akuzuar Berishën se vrau qytetarët.

  • 21 janari,1 vit nga demonstrata
    priten 4 arrestime për vrasjet

    Deri sot në mëngjes pritet të ketë përfunduar përkthimi dhe krahasimi i ekspertizës së FBI, me atë shqiptare, të kryer më parë nga Policia e Shtetit. Gazeta "shqiptarja.com" shkruan sot e janë bërë gati katër fletë arresti që priten të çohen në Gjykatë dhe më pas të ekzekutohen. ( ne foto ekspertet duke marre provat nje dite pas 21 janarit 2011)
    Rama te Ora news: Sot do mbajmë homazhe dhe jo revoltë
    Berisha në Lushnje

  • Pjerin Ndreu: Trafiku
    i drogës alarmant

    Ish-drejtori i Policisë së Tiranës mbështet qëndrimet kritike të shefit të Antimafias italiane, bërë pak ditë më parë në Tiranë, duke u shprehur se gjendja në të vërtetë është shumë alarmante dhe qeveria ka dështuar në luftën antitrafik.(ne foto Pjerin Ndreu)

  • Protesta e mjekëve tremb
    qeverinë, zhbllokohen pagat

    Të parët që i kanë marrë kanë qenë mjekët e Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", të cilët i kanë pasur pagën e dhjetorit në llogarinë e tyre bankare që në orën 16:00 të pasdites, më pas thesari ka bërë transfertat drejt llogarive bankare të spitaleve të Korçës dhe të Tropojës dhe më pas drejt spitaleve të tjera të vendit.

  • Tiranë, vodhën 100 navigatorët
    e makinave luksoze, arrestohen

    Autorët fillimisht thyenin xhamin e pasagjerit të automjetin, ndërsa më pas hynin për të marrë pjesët e shtrenjta të makinës luksoze, duke i çuar për shitje në pjesë këmbimi. Autorët e implikuar ishin bërë profesionist në realizimin e vjedhjes së automjeteve të kushtueshme. (Ne foto objektet e sekuestruara nga policia)

  • Ambasada e SHBA: Të
    shmanget tubimi i PS

    Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e vet por edhe personelin e ambasadës që të shmangin qarkullimin në Tiranë nga ora 10.30 deri në 14.00 kohë në të cilën do të zhvillohet tubimi i PS. Ambasada kujton se një vit më parë, një demonstratë e tillë përfundoi me vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve (ne foto godina e ambasades SHBA ne Tirane)

  • Rama: Sot do mbajmë
    homazhe dhe jo revoltë

    Kreu i PS, Edi Rama, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, në tv Ora Neës, foli gjatë për zhvillimet e fundit në vend dhe protestën që do të zhvillohet nesër në përvjetorin e vrasjeve të 21 janarit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv