Arkiva

  • Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit është shumë e rëndësishme përcaktimi sa më parë i sipërfaqeve pyjore, të cilat do të mbeten publike. “Qeveria nuk do të mund të ketë më shumë se 10 % të pyjeve”, tha ai në takimim me strukturat përkatëse.
  • Sequi takon Topin: Presidenti
    simbol i unitetit të popullit
    Berisha: Kandidati është i yni

    Ambasadori i KE është takuar me presidentin Bamir Topi. Kreu i shtetit ka bërë thirrje për shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme në vend si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe evropiane. Sekui, duke vlerësuar rolin kushtetues dhe institucional të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra.

  • Mançester Siti nuk pranon
    t'i shesë Tevezin Interit

    Ekipi i Mançester Siti nuk do të pranojë nga Interi shumën prej 25 milion euro për sulmuesin Karlo Tevez.

  • "Skënderbeu" një dokumentar
    që zbërthen shumë pikëpyetje

    I pari film dokumentar mbi Skënderbeun do të shfaqet sot me 17 janar, në orën 19:00 në kinemanë "Imperial" në Tiranë. Vjen nën regjinë e Vladimir Priftit me mbështetjen e Qendrës Kombëtare Kinematografike.

  • Meta: Prokurori duhet
    të paguajë 35 milionët

    Kryetari i LSI, Ilir Meta menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e çliroi nga akuza për abuzim, ka deklaruar në selinë e LSI, në një ambient festiv se drejtësia fitoi mbi krimin e organizuara dhe ata që kërkuan eliminimin politik të tij. Ndërkohë që vetëm disa orë më vonë në "Opinion" tha se kishte takuar prokurorin e çështjes, ndërkohë që shpenzimet e gjyqit duhej ti paguante prokurori jo qeveria.( Ne foto Meta duke pirë cigare në kafen e Kuvendit të Shqipërisë)

  • Hazizi: Kuvendi largon
    Spahiun si anëtar KLD

    Ish-zv.ministri i Drejtësisë në kohën e qeverisjes socialiste, njëherësh dhe ish-nënkryetari i komisionit Parlamentar të Ligjeve, Sokol Hazizi në një intervistë të botuar sot në gazetën "Shqiptarja.com" shpjegon procedurën e nisur nga grupi parlamentar i PD-së për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. ( foto ilustruese, mbledhje e KLD-se me ne krye Kreshnik Spahiun)
    Berisha:Të shkarkohet Spahiu
    Spahiu: Parlamenti nuk më shkarkon dot

  • Avril Lavigne ndahet nga i dashuri

    Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne është ndarë nga i dashuri i saj Brody Jenner. Pas një lidhje dy vjeçare duket se fundi i marrëdhënies së tyre ka ardhur për shkak të pikëvështimeve të ndryshme për martesën.

  • Fier, aksident tragjik
    vdesin 3 adoleshentë

    Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se tre adoleshentët po udhëtonin me një motorrçikletë kur janë përplasur nga një makinë. Viktimat të moshës 12, 15 dhe 17 vjeçare. Arrestohe shoferi 22 vjeç. (foto ilustruese)

  • Leku nuk përfitoi nga
    një euro më e dobët

    Euro po pëson goditje të njëpasnjëshme nga kriza që ka përfshirë eurozonën, ndërkohë që dollari po rrit vlerën e tij. Nga kjo nuk po përfiton gati fare leku shqiptar, i cili është zhvlerësuar 4.7 për qind në një vit me dollarin, por ka fituar vetëm 0.2% në këmbimet ndaj euros.

  • Meta i pafajshëm, KE:
    Opinioni në progres raport

    Komisioni Evropian reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i cili u shpall i pafajshëm pas akuzave për korrupsion. Zëdhënësja e Fyle, tha se KE nuk komenton vendimet e gjykatave por se vendimi i Gjykatës së Lartë kreun e LSI-së do të përfshihet në progres-raportin për Shqipërinë. ( ne foto Kafe e servirur sot në baret e Tiranës)
    Gjykata e Lartë: S’ka prova për korrupsion
    Sondazh: Mendoni se Gjykata e Lartë u shpreh drejtë për pafajësinë e Ilir Metës?
    Blog-Gjykata dhuratë të çmuar pushtetit

  • Vetëmbrojtje nga hajdutët
    Luz i Madh armatoset

    Duket si një tërheqje për turistët; "përjetoni far west në vetën e parë. Luz i Madh ofron gjithçka për turistë e tij; persona të armatosur, sulme grabitësish që plaçkitin fshatin, njerëz në rrugë në cdo orë të natës dhe festa që nuk mbarojnë kurrë." Jo, Luz i Madh nuk është shëndërruar në një park lojërash me temë. Vjedhjet e shpeshta dhe mosndërhyrja e policisë ka bërë që fshatarët të armatosen dhe të patrullojnë rrugët 24 orë në 24.

  • Zhdukja e Bleona Matës
    Nëna: 5 vajzat dinë diçka

    Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e 7 vjeçares nga Kukësi, Bleona Mata, dhe mamaja e saj nuk sheh rrugë tjetër veçse ti drejtohet Avokatit të Popullit. Nëna e Bleonës kërkon nga Avokati i Popullit rishqyrtimin e dosjes së zhdukjes së vajzës.

  • I ftohti shkakton viktimën
    e tij të parë, në Tiranë

    “Vrasësi i heshtur”, i ftohti që ka zaptuar vendin, shënon viktimën e tij të parë në Tiranë. Një i moshuar ka gjetur vdekjen për shkak të temperaturave polare në afërsi të fushës së Ali Demit.

  • Dënime përjetë për anëtarët
    e  “bandës së Durrësit”

    Gjykata e krimeve të rënda ka dhënë dënimet për anëtarët e “Bandës së Durrësit", të cilët akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Indrit Taullain dhe Endrit Doklen ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

  • Burrneshat shqiptare
    transformimi si mjet barazie

    Në një nga shoqëritë më patriarkale në botë, disa femra betohen me beqari të përjetshme dhe jetojnë si meshkuj për të fituar të drejtat civile. Fillon artikulli i Revistës Kanadeze Chatelaine mbi ndryshimet gjinore në kulturën shqiptare.

  • Kuvend, PS kundër kodeve
    Patozi: Rama i sëmurë

    Në seancën e parë për vitin 2012, palët janë mjaftuar me qëndrimet zyrtare të drejtuesve të tyre për situatën politike. Topalli: Me opozitën votojmë ligjet me 3/5/ Ruçi: Duam president mbi palët; Patozi: Presidenti i ri s'mund të jetë kundërshtari ynë.

  • Pas divorcit, Demi Moore anoreksike

    Aktorja Demi Moore duket se po e përjeton keq ndarjen me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher. Ajo është fotografuar me të bijën, Rumer Willis, të cilën e ka me bashkëshortin e parë, Bruce Willis me një pamje të zbehtë dhe shumë e dobët.

  • Një qenush për 30 vjetorin e Middleton

    Dukesha e Cambridge mori si dhuratë nga bashkëshorti i saj një qen të racës Labrador të zi, i cili i kushtoi Princit William 1,627 £ si dhe një palë këpucë Christian Louboutin nga mikesha e saj Victoria Beckham.

  • Burri i Elton John shan Madonën

    Bashkëshorti i Elton John, David Furnish ka sharë Madonën gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv