Arkiva

  • Zhvillohet konventa stundetore e Lri, e cila u hap me fjalën e Ilir Metës. Meta sulmoi drejtpërdrejt kreun e PS, Edi Rama për procesin që u zhvillua ndaj tij, duke e quajtur “një farsë të organizuar nga nipi i byrosë politike”.
  • Shkarkimi, Spahiu thirret
    nga komisioni i ligjeve

    Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e kryeministrit Berisha në zyrën e zv.kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu ka mbërritur shkresa nga Kuvendi. Komisioni i ligjeve do të zhvillojë nesër një seancë dëgjimore me Spahiun.

  • BSH kundër Berishës:
    Ekonomia rënie 7.9%

    Departamenti i Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë ka publikuar dje rezultatet e vrojtimit të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve për tremujorin e fundit të vitit 2011. Sipas bankës qendrore, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe 16.5 për qind poshtë mesatares së tij afatgjatë.

  • Universiteti Vitrinat
    Bodigardët rrahin studentët

    Studentët e një universiteti privat Vitrinat konfrontohen fizikisht me bodigardët e këtij universiteti. Shkak i konfrontimit është bërë zhurma në korridoret e universitetit, e shkaktuar nga studentët.

  • Occupy the University
    studentët në protestë

    Studentët e universitetit shtetëror kanë zhvilluar sot protesta kundër stazhit të detyruar pas përfundimit të studimeve, testit të Toefl-it dhe financimet e universiteteve private me para publike. Protestat janë zhvilluar para cdo fakulteti gjatë pasdites së sotme. Studentët paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme.

  • Rajan Gibs cilësohet
    vemje nga i vëllai

    Vëllai i futbollistit Rajan Gibs është shprehur për të se mund të jetë një futbollist I madh por që mbetet vemje.Këto deklarata vijnë për shkak se futbollisti ka patur një lidhje të fshehtë prej tetë vjetësh me gruan e vëllait të tij.

  • Prishet pakti, Patozi:
    Rama zhgënjeu sërish
    Debatet dje në Kuvend

    Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi duke shprehur befasine për qëndrimin e papritur te opozites, i ka bere apel asaj t’i qëndrojnë marrëveshjes. “Jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbylljen e sesionit të shkuar”, tha ai.

  • 21 janari, familjarët letër
    për Arvizu: Duam drejtësi

    Në letrën e tyre, familjarët e viktimave të 21 janarit shprehin bindjen se ambasadori Arvizu nuk do të qëndrojë indiferent dhe nuk do të pajtohet me veprimet e paligjshme të minipulimit dhe zhdukjes së provave duke filluar nga mosdorëzimi në kohë i armëve të cilat hapën zjarr në drejtim të demonstruesve e deri në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë

  • Martin Shulz, presidenti
    i ri i Parlamentit Europian

    Socialdemokrati gjerman Martin Schulz u zgjodh sot president i Parlamentit Evropian për një mandat të dytë prej dy vjet e gjysmë, duke zëvendësuar konservatorin polak Jerzy Buzek dhe premtoi se do të dëgjohet zëri i të zgjedhurve përballë qeverive. ( ne foto Martin Shulz duke shtrenguar doren presidentit te PE-se ne ikje ,Jerzy Buzek)

  • Mediat e huaja për pafajësinë e Metës

    Mediat kanë zbardhur vendimin e Gjykatës për Metën, të cilin e cilëësojnë si njeriun që drejton një parti të vogël (AFP), votat e së cilës bënë që Berisha të mbante pushtetin në vitin 2009.

  • 100 vjet Pavarësi, Berisha:
    Mbreti Zog, kontribut të madh
    Shkup, nis ndertimi i sheshit "Skenderbej"

    Festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë u çelën sot  me një ceremoni solemne, e cila do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Në ceremoni janë të ftuar të marrin pjesë edhe deputetë shqiptare, anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi. (foto nga ceremonia ne parlament)

  • Tiranë, kopshti 31 pa ngrohje
    Prindërit largojnë fëmijët

    Një pjesë e mirë e prindërve që kanë fëmijët në kopshtin nr.31 të Tiranës, e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut, kanë preferuar që këto ditë të ftohta t'i heqin fëmijët nga ky institucion. Kjo pasi mungon ngrohja. "I bëmë lekët ilaçe për fëmijët."- tregojnë prindërit.

  • I ftohti i merr jetën 70 vjeçarit
    Ramasaco:Erdhi i vdekur në spital

    Hysni Xhabafti, nga zona e Saukut, u bë dje viktima e parë e të ftohtit që ka mbërthyer vendin. i moshuari ishte duke ecur i vetëm në këmbë, në zonën e "Ali Demit", kur është shembur papritur në tokë. Drejtoresha e Shërbimit  Parësor Rajonal, nën varësinë e së cilës është edhe urgjenca e Tiranës shpjegon si ka ndodhur.

  • 100 vjetori i pavarësisë, Basha
    në Shkup për sheshin “Skënderbej”

    Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë Basha zhvilloi takim me liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçi, keu i PDSH-së dhe Ali Ahmeti kreun e BDI-së. Kërkohet bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.( ne foto Basha ne Shkup per vendosjen e gurthemelit te sheshit Skenderbej)

  • Provimi i shtetit, testohen
    150 stomatologët e parë

    Kanë nisur ethet e provimit të shtetit. Të parët, kanë qenë 150 studentët e stomatologë të porsa diplomuar, të cilët i janë nënshtruar dje këtij provimi që u jep licencën për ushtrimin e profesionit. Provimi është zhvilluar me dy orare të ndryshme.

  • Telefonia fikse, Albtelecom
    kërkon rritje tarifore

    Pajtimi mujor i tefonisë fikse për të gjitha kategoritë e abonentëve duhet të rritet. Në një intervistë për median, Orhan Coskun, drejtor i përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile, shprehet se ky shërbim vazhdon të jetë nën kosto dhe duhet lejuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare rritja e çmimit, për t'i mundësuar Albtelecom-it shtimin e investimeve për linja fikse.

  • Azerbajxhani-Shqipërisë:
    Na sillni trupin e kapitenit

    Ambasada e Azerbajxhanit për Shqipërinë, me rezidencë në Greqi është e shqetësuar për fatin e komandantit azerbajxhanas të anijes turke për të marrë të gjitha masat për ta kthyer trupin, tha zëdhënësi I ministrisë së jashtme të Azerbajxhanit Elman Abdullayev për agjencinë Trend.

  • AK shpalos programin
    politik "Shqipëria bëhet"

    Në ditën e 544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, Aleanca Kuq e Zi shpalli programin e saj politik “Shqipëria bëhet” si alternativa e vetme për Shqipërinë e shqiptarët kudo qe ndodhen, dhe aspiratën e tyre për bashkim. (foto ilustruese)

  • 21 janari, Berisha në Lushnje
    Rama homazh në Tiranë

    Mazhoranca dhe opozita e shohin 21 janarin si dy anët e ndryshme të medaljes. Burime pranë qeverisë thanë se, të shtunën kryeministri Berisha do të marrë pjesë në festimet që do të mbahen në Lushnje për nder të kongresit të vitit 1920. Ndërsa, Rama i ndodhur sot në Lushnje, përsëriti axhendën e PS për homazhet në Tiranë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv