Arkiva

  • Mediat amerikane kanë publikuar fotot e Halle Berryt me unazën e fejesës në dorë, duke përhapur thashetheme se aktorja është fejuar me të dashurin Olivier Martinez.
  • Marc Anthony foto intime me modelen Lima

    Jennifer Lopez nuk e vuajti shumë ndarjen nga burri, por edhe ky i fundit nuk mbetet pas. Tani, edhe Marc Anthony ka vendosur t’i tregojë gjithë botës nëpërmjet faqes së tij personale ne Facebook, se ka një të dashur të re.

  • Hacker-at shqiptarë në aksion
    Sulmohet faqja e muzeve grekë

    Sulmohet faqja web zyrtare e Muzeut të Fosileve në Greqi (http://www.kerasiamuseum.gr) nga një grup hacker shqiptarë.

  • Monica Belluci...seksi mama

    Ajo është nënë e dy vajzave dhe të jep përshtypjen e një gruaje sa gjysma e moshës së saj, prandaj edhe e joshur nga paratë, por edhe bukuria e saj, nuk e humb rastin të bëhet imazh shembullor.

  • Arrestohet përsëri komisioneri
    i zgjedhjeve në fshatin Ruzhdie

    Ish-komisioneri i zgjedhjeve të vitit 2009 Pëllumb Myrtaj, i cili u dënua për manipulim të zgjedhjeve të 2009-ës, është arrestuar nga Policia e Fierit me akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes. Sipas policisë ndalimi i tij u be per shkak se pasditen e dates 3 janar ai ka qëlluar me armë zjarri në ajer.

  • Meningjiti, shkaktari i vdekjes
    së 21 vjecares nga Librazhdi

    Duket se vdekja e 21 vjecares nga Librazhdi, rasti që përhapi panik në vend duke u dyshuar për një virus gripi vdekjeprurës, është shkaktuar nga një Meningjit. Mjeket dyshojnë se vajza është prekur nga bakteri i meningokokut, qe është vdekjeprurës.

  • Vodhi prindërit, sajoi
    skenën e grabitjes

    Ngjarja ka ndodhur në Tropojë, ku sipas ATSH-së, 16 vjeçari, Xh.Gj . ka pranuar se ka inskenuar një grabitje nga frika e prindërve të tij, pasi u kishte vjedhur 110 paund, 5000 lekë, dhe më pas duke vetplagosur veten për ta bërë ngjarjen sa më të besueshme.

  • Politikanët e lartë, ku i
    kaluan festat e fundvitit

    Krerët më të lartë të shtetit, Topi, Topalli dhe Berisha kanë kaluar festat e fundvitit në kryeqytet, ndërkohë që në kryeqytet ka qënë dhe numri dy i PS, Ruçi.
    Kryesocialisti Rama ka festuar në SHBA, ndërsa kreui bashkisë së Tiranës, Basha ka qenë në Holandë.

  • Demi Lovato dhe Miley Curys sërish mike

    Demi Lovato flet për herë të parë për shoqërinë e saj me Miley Curys.pas një zënke të patur muaj më parë duket se dy artistet janë kthyer mike si përpara.

  • Gripi, Pipero: Viroza, por
    jo epidemi në Shqipëri

    Drejtori i politikave, Pëllumb Pipero tha sot për gazetarët se bëhet fjalë për një virozë stinore, ndërsa bëri thirrje për të mos rënë pre të panikut.
    “Situata epidemiologjike është e qetë, nuk kemi sëmundje infektive. Ka një rast humbje jete që është nën hetim mjekësor dhe ku po bëhet ekzaminimi i mëtejshëm.

  • Nikolla: U thye kodi i punës

    Kreu i konfederatës sindikaliste, Kol Nikolla e cilësiu si qesharake deklaratën e bashkisë së Tiranës. Sipas tij punonjësit nuk janë pranuar në punë.

  • Shkarkimet,bashkia e Tiranës
    Eshtë zvogëluar fondi i pagave

    Edhe sot 70 punonjësit e larguar nga puna një ditë më parë kanë protestuar përpara bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Tabaku deklaron se vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak erdhi si pasojë e reduktimit të fondit për pagat, por dhe për shkak të mbingarkesës së strukturave me punonjës të tepërt.

  • Emigrantët, bie fluksi
    në kufi dhe porte

    Rikthehet normaliteti në pikat kufitare tokësore dhe ato detare në Shqipëri pas fluksit të emigrantëve në ditët e festave. Në to vijon kalimi pa probleme i udhëtarëve.

  • Sarandë, tritol dyqanit
    Dëmtohen banesat përreth

    Një sasi e madhe tritoli e vendosur në një dyqan në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, ka tronditur pak pas mesnatës qytetin bregdetar. Dyqani është marrë me qera nga Fani Gushaj, të cilit më parë i është shkatërruar makina e tij personale nga një sasi eksplozivi.

  • Justin Timberlake më i lumtur se kurrë

    Pas lajmit që Justin Timberlake i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij Jessica Biel tashmë miqtë e tij konfirmojnë që ai ndihet më i lumtur së kurrë.

  • Reforma zgjedhore
    Hysi: Ja propozimet

    Komisioni i reformëszgjedhore pritet të mblidhet së shpejti për të diskutuar në lidhje me propozimet e partive të vogla, grupeve të interesit për sistemin zgjedhor dhe përmirësimet në Kod. Grupi i ekspertëve dhe seancat e dëgjimit me propozuesit, do jenë elementët thelbësorë në mbledhjen e radhës së
    komisionit.

  • Berisha në “Bota e re”
    Flet për fuqitë e reja

    Kryeministri Berisha niset drejt Parisit ku do të mbahet seminari ndërkombëtar “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”.

  • Alarmi i SHBA: Berisha do
    kontrollin e SHISH

    Sekretet shtetërore dhe alarmi amerikan në 2010. Në numrin e saj të parë për vitin 2012, Shqiptarja.com publikon disa prej të dhënave të bëra publike në kablogramet e Wikileaks, sipas të cilave SHBA shprehen të shqetësuara për kontrollin e kryeministrit mbi SHISH.

  • Maqedoni, Kreshnik Spahiu
    shpallet personaliteti i 2011-ës

    Çmimi është dhënë nga mediat shqiptare pas një sondazhi të zhvilluar për disa javë në opinionin publik.
    Sipas tyre viti, 2011, ishte viti i kuqezinjve.

  • Kosovë, bllokohen 12 mijë
    fishek dhe një Kallashnikov

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me oficerët e doganës kanë arritur të bllokojnë në pikën kufitare të Vermicës 12 mijë fishekë dhe një armë automatike tip Kallashnikov të fshehura në një automjet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv