Arkiva

  • Mungesa e avokatëve mbrojtës ka bërë që séanca, e fundit për vitin 2011 të mos zhvillohet sërish, duke bërë që procesi të zvarritet sërish, më shumë se 2 vjet pasi ka nisur.
  • Sfida më të mëdha e presin
    Kosovën në të ardhmen e afërt

    Intervistë me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërcaliu, intevistuar nga Arbër Kekezi, Bashkëpunëtor i Institutit të Sociologjisë, Tiranë

  • Borxhi, bankat e nivelit
    të dytë, frenojnë kreditimin

    Frenimi i bankave në këtë periudhë të krizës globale ka ardhur si pasojë e politikave të tyre të brendshme për riskun dhe ka kufizuar disi pjesëmarrjen, veçanërisht në ankandet e obligacioneve, pranon Ministria e Financave në dokumentin zyrtar të buxhetit 2012.

  • Ushqimet në Tiranë, në janar
    me etiketa për origjinën

    Bashkia e Tiranës deklaron se që prej muajit janar të vitit 2012, do të hartohet, një etiketë “tip” (format), e cila do të përmbajë krahas çmimit dhe artikullin ushqimor të cilit ky çmim i referohet, cilësinë dhe vendin e origjinës. “Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi”, tha nënkryetari Panariti.

  • ERE: Gjoba të reja CEZ
    nëse s'furnizojnë me energji

    Duke filluar nga 1 janari 2012, kompania që furnizon klientët me energji elektrike do të paguajë këta të fundit me nga 2 mijë lekë në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit apo të parametrave të tensionit.

  • Bashkia e Tiranës
    179 bursa gjimnazistëve

    Bursa e plotë për nxënësit e arsimit paraunivesitar varion nga 6.400-6.900 lekë, në varësi të llojit të shkollës dhe po ashtu edhe bursa për studentët varion nga 8.900-9.400 lekë. E gjithë lista, e detajuar do të paraqitet në mbledhjen e datës 28 dhjetor për të marrë votat e këshilltarëve.

  • Durrës, plagos të atin me
    thikë, arrestohet 30 vjeçari

    Krimi ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08.50 në apartamentin e tyre, pranë shkollës artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Enis Kapo qëlloi me thikë në qafë të atin dhe më pas u largua nga banesa.

  • Justin Timberlake propozon
    për martesë Jessica Biel

    Justin Timberlake propozon Jessica Biel ndërkohë që të dy ishin me pushime në Montana. Dëshmitarë kanë treguar se ata ishin në një shtëpi pushimi luksoze në

  • Kate dhe William
    anullojnë pushimet

    Kate dhe William vendosën të anullojnë pushimet e tyre për ski për shkak të solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë.

  • Sarandë, bllokohen 284 kg
    drogë, kapet transportuesi|

    Operacioni i koduar “Duralumini” u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksi rrugor Gjirokastër- Sarandë. Droga, e llojit kanabis, ishte fshehur në karroceri,  dhe ishte paketuar në pako 1 dhe 2 kilogramëshe.

  • Topi i prerë me Berishën:
    Nuk jam apendiks i askujt

    Presidenti Topi i përgjigjet nga Durrësi akuzave të kryeministrit Berisha, se po cënon institucionin me ambicje politike. “Presidenca nuk është një apendiks politik. Nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”, ka deklaruar Topi i pyetur nga gazetarët.Rikandidimi? "Nëse në rast se zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese do të bënin këto ndryshime, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, unë do jem në garë ”, ka theksuar presidenti.
    Shehu: Bamir Topi nuk merr asnjë votë nga PD

  • Festat, vazhdon fluksi
    probleme në kufi me Greqinë

    Mbi17 mijë emigrantë raportohen të kenë hyrë në Shqipëri nga pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, dhe nga portet detare të Durrësit e të Vlorës. Por, gjatw 24 orëve të fundit vërehet fluks në pikat kufitare Shqipëri - Greqi. Ata detyrohen të presin në radhë për orë të tëra për faj të policisë kufitare greke e cila punon me sportele të reduktuara.

  • Vlorë, vritet ndërtuesi në
    kërkim pronari i truallit

    Biznesmeni 52 vjeçar nga Vlora u ekzekutua të dielën pasdite ndërsa ndodhej në një prej ndërtimeve të tij, në vendin që quhet Rruga Transballkanike. Sipas të dhënave të Policisë së Vlorës autor i ngjarjes është Adnan Fotaq Gori, 31 vjeç, pronar i tokës ku Ardian Dervishi kryente ndërtimin e tij.

  • Berisha: Topi partiçkë me 1%
    Presidentin e ri e zgjedhim ne

    Krishtilindjet nuk kanë penguar kryeministrin për të sulmuar, në mënyrë të përsëritur, presidentin e Republikës Bamir Topi, duke deklaruar se ka shkelur Kushtetutën duke kthyer presidencën në një ‘partickë"  dhe i kërkon të japë dorëheqjen. Berisha akuzon Topin si të implikuar në ngjarjet e 21 janarit, uzurpimin e KLD-së dhe për akte kundër programit të PD-së. Berisha shton se Rama u bë pishman për ndryshimet kushtetuese, dhe se presidenti i ri do të zgjidhet nga mazhoranca.Me Ramën jam takuar 2 herë në tetor- nëntor 2009.

  • Vlorë, vritet nga pronari i
    tokës ndërtuesi Dervishi

    E diela e Krishtlindjes është përgjakur nga një vrasje e rëndë në qytetin e Vlorës. Është ekzekutuar ndërsa ndodhej në një prej ndërtimeve të tij Ardian Dervishi, biznesmeni 52 vjeçar nga i njëjti qytet. Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në vendin që quhet Rruga Transballkanike në qytetin e Vlorës, një rrugë shumë e frekurentuar. Sipas policisë se Vlorës autori është Adnan Gori, i cili i kishte dhënë tokën për ndërtim.

  • U godit në kokë në sy të djalit,
    në gjendje të rëndë polici rrugo

    Naim Hyska, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Ai u godit me plumb në kokë tek “21 Dhjetori” në automjetin e tij personal. Në automjet ndodhej edhe djali i tij12-vjeçar, i cili ishte dëshmitari ngjarjes së rëndë. I mituri, për shkak të tronditjes së madhe po mbahet nën kujdesin e psikologëve.

  • Pakujdesia, vret vajzën
    12 vjeçare me armën e gjahut

    Ngjarja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në periferi të Tiranës. Dëfrim Gozhazi 38-vjec ishte duke pastruar armën e tij të gjahut. Fillimisht ka qenë djali i tij, i cili po tentonte të luante me të. Por, babai ka dashur të largojë armën nga djali, e kësisoj në pakujdesi e sipër e ka shkrepur atë, duke shkaktuar vrasjen e vajzës së tij 12- vjecare Gilberta Gozhazi.

  • Shqiptarja shtatzanë rrihet
    barbarisht nga i dashuri shqipta

    Autoritetet policore informuan se një 33 vjeçare me kombësi shqiptare, 4 muajshe shtatzanë është rrahur brutalisht nga i dashuri i saj, gjithashtu me kombësi shqiptare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë stacionit të Terminit, pak pas mesnatës së Krishtlindjeve kur 36 vjeçari ka goditur barbarisht vajzën, madje ka tentuar ta hedhë edhe nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronin.

  • Krishtlindjet në Shqipëri
    Kuriozitete mbi festën | Urimet e politikaneve| 

    Besimtarët ortodoksë dhe ata katolikë në Shqipëri, sikundër edhe në të gjithë botën në mesnatë kremtuan Krishtlindjet. Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes?
    {4:11146}
    Janullatos e Mirdita urojnë Krishtlindjet 2012

  • Arrestohen dy korcarë,
    përdhunuan 13 vjecaren

    Dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 13 vjecare banuese në qytetin e Korcës. Vajza ishte larguar një natë më parë me njërin prej tyre, me të cilin kishte një lidhje dashurie.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv