Arkiva

  • Pas një takimi ne Elbasan, Meta ka dënuar çregjistrimin nga PS te deputetit duke lënë te hapur mundësinë e bashkëpunimit me Islamin nëse ky i fundit dëshiron.Meta tha gjithashtu se LSI nuk është pjesë e spekulimeve në lidhje me kandidaturat për President.
  • Festat, fluks në Kakavijë
    Kapshticë, Durrës, Vlorë

    Mbi 20 mijë emigrantë shqiptarë janë kthyer sot në Shqipëri për të festuar bashkë me familjen e tyre, festat e fundvitit. Në ritualin e përvitshëm, vazhdojnë të përballen me probleme në pikat kufitare, të cilave u shtohen dhe temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës që po shoqërojnë këto ditë vendin. Gjatë natës radhë të gjata, deri në 2 km në Kakavijë.

  • Rama: Kryeministër në 2013,
    LSI, si një e virgjër në bordello

    I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Rama ka ironizoi deklaratën e hershme të përsëritur shpesh nga Berisha se Nano e ka marrë nga Parisi dhe e ka sjellë në Tiranë. “Imagjinoni që çfarë mund t’i thuhet për Enver Hoxhën, një njeriu që ai e mori nga mali dhe e solli në Tiranë”, tha Rama për Berishën. I pyetur për pozicionin e tij në vitin 2013 Rama tha: "Unë do të jem në listën e deputetëve, kandidat për kryeministër dhe pa dyshim bashkë më te tjerët, fituesi i zgjedhjeve".

  • Krishtlindjet, sot në mesnatë
    mesha e madhe në Tiranë

    Tradita e do që besimtarët e nisin festën në natën e ndërrimit të dative 24 - 25 dhjetor duke marrë pjesë në meshën e posaçme që në Tiranë mbahet në Katedralen e Shën Palit ( për besimtarët katolikë) dhe në Kishën Orthodokse Autoqefale pranë rrugës së Kavajës në kryeqytet.
    Janullatos e Rrok Mirdita urojnë Krishtlindjet 2012
    Legjenda e perandorit ilir, Kostandini
    Festat, policia përforcon masat e sigurisë

  • Festat, policia përforcon
    masat e sigurisë

    Festat e fundvitit do të rrisin gadishmërinë e uniformave blu, për të ruajtur rendin dhe sigurinë, në rrugë dhe ambiente publike, në mbarë vendin, si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin normal të aktiviteteve festive.

  • Topi: Besimi te Zoti na ndriçon udhën

    Presidenti Topi mesazh urimi besimtarëve. “Në kushtet e qytetërimit modern, shumë njerëz e humbasin drejtimin e tyre shpirtëror dhe moral, por, për ata që sinqerisht kërkojnë dritën e së vërtetës, besimi tek Zoti dhe tek vlerat më të larta humane do t’ua ndriçojë e lehtësojë udhën”, shprehet presidenti në urimin e tij.

  • Tirana 2012, si do
    ndahen 7 mld lekët

    Me 7 miliardë lekët që ka në dispozicion për vitin 2012, Bashkia e Tiranës synon që të ndërtojë dy ura, 7 shkolla dhe tre kopshte të reja, por nga ana tjetër do të shembë përfundimisht dy shkolla mjaft me traditë të Tiranës, atë "Servete Maçi" dhe "Hasan Tahsini" në vend të të cilave do të ndërtohen gjimnaze. Basha premton që t'i shtojë Tiranës rreth 33 mijë metra katrorë rrugë të reja, por nuk parashikohet asgjë për strehimin.

  • Basha miraton projektin
    e Ramës për parkingjet

    Kryebashkiaku Lulzim Basha nuk i ka ndryshuar asgjë projekteve të lëna në mes nga Edi Rama. Ditën e djeshme ai hodhi firmën për miratimin e koncesionit për parkimin nëntokësor, një projekt i nisur nga Rama në 2008, por që u zvarrit në dyert e gjykatave mes dy biznesmenëve të fuqishëm. Sot, Basha i ka dhënë viston koncesionin për 35 vjet të nëntokës së sheshit "Italia".

  • Festat, Bashkia kontroll
    për fishekzjarret

    146 bombula gazi janë të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh.

  • Berisha: Në 2012 Shqipëria
    në krye të KiE

    Kryeministri Berisha priti Luca Volonte, President i Grupit të Partive Popullore në Këshillin e Europës. Ai garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.

  • Presidente për të huajt,
    zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare

    Në prag diplomi në shkenca politike në universitetin e Padovas, Egi Cenolli ka marrë 12 nga 17 votat dhe sipas mediave italiane do të ulet në këshillin komunal të Padovas duke u bërë kryetarja e parlamentit të të huajve, që do paraqesë zërin dhe problematikat në mbledhjen e këshillit të Padovas.

  • Serbia dhe Shqipëria:
    Përgatitjet për një start të ri

    Përmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit në disa fusha, pavarësisht çështjes së Kosovës, në mënyrë të veçantë duke u nisur nga fakti se të dy vendet, si qëllim kryesor të tyrin kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportuan zyrtatët gjatë një prezantimi "Serbia dhe Shqipëria: Përgatitjet për një start të ri".

  • Veliaj: Po u kthye Topi
    në politikë, ka konkurrencë

    Erion Veliaj, sekretar për Rininë dhe Emigracionin, flet në një intervistë për Shqiptarja.com, për disa nga prioritet e punës së PS në vitin 2012, por edhe ngjarje të tilla si vetëkandidimi i Nanos për President, apo çrregjistrimin e Islamit nga PS

  • 25 dhjetori, legjenda e perandorit ilir, Kostandini

    Për të gjihë ata që kanë kuriozitet Shqiptarja.com sjell një material të detajuar për historikun e Krishtlindjeve. Sipas teologëve, 25 dhjetori është një simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini. Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit.

  • Janullatos e Mirdita urojnë
    Krishtlindjet 2012

    Klerikët e fesve orthodokse dhe katolike uruan sot besimtarët për festën e Krishtlindjeve. Ata bënë thirrje për besim tek perëndia kur bota është në krizë ekonomike dhe uruan që viti i ri të sjellë durim dhe paqe.

  • Sarandë, kapet banda, autore
    e 16 vjedhjeve e shpërthimeve

    Gjashtë anëtarë të një bande kriminale, që merrej me vjedhje banesash, makinash e lokalesh por dhe shkatërrim prone nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv, kanë përfunduar në prangat e policisë së komisariatit të Sarandës. Banda përbëhej nga 8 djem të rinj, dhe adoleshentë, më i madhi 24 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç. I vunë eksploziv makinave të 2 oficerëve policie, si dhe  Pub “Night Club” pranë Hotel Butrintit më 22 nëntor.

  • Justin Bieber merr në
    skenë motrën e vogël

    Gjatë performancës së tij më të fundit këngëtari Justin Bieber u shfaq tek fansat e tij i shoqëruar nga e motra e tij mitur Jazmyn.Gjithashtu në sallë duke ishin të pranishëm edhe familjarë të tjerë të 17-vjeçarit si prindërit, gjyshërit dhe miq të përbashkët

  • Halimi: Ina Rama të lexojë
    30 faqet për “Xhuvanin"

    Nëpërmjet një deklarate për shtyp kjo ministri këmbëngul se në shkresat drejtuar institucioneve e ka bërë te qartë, se komptencat kushtetuese të tyre, në gjëndjen në të cilën ndodhet çështja “Xhuvani” në ngarkim të djalit të deputetet socialiste, ku prokurori nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës se parë, nuk e ndryshojne dot fatin e politikës penale të ndjekur.

  • Rama në familjen e Hekuran
    Dedës: S'ka qetësi pa drejtësi

    Një ditë para lindjes së Krishtit, Kryetari i Partisë Socialiste viziton familjen e Hekuran Dedës, një prej 4 viktimave të demonstratës së 21 janarit, para kryeministrisë.

  • Video "Prifti-Balliu" fletë-thirrje
    për botuesin e "55"-sës

    Prokuroria nis zyrtarisht hetimet dhe procedimin penal, edhe për videon nr.3 të gjetur në laptopin e ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, atë me botuesin Fahri Balliu. Vetëm 4 ditë më parë ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, është paraqitur sërish në prokurori për të dëshmuar pikërisht për këtë përgjim.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv