Arkiva

  • Eduart Nexhipi është arrestuar nga Policia e Anconës, pasi ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 16 vite burg. Në vitin 2003 ai goditi me thikë bashkëkombasin e tij duke e lënë të paralizuar për gjithë jetën.
  • Banka e Shqipërisë:
    Viti tjetër me monedhë 200L

    Banka e Shqipërisë njofton se vitin e ardhshëm do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në qarkullim vetëm si kartëmonedhe.

  • Analiza vjetore
    e Ministrisë së Mbrojtjes

    Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka mbajtur një konferencë shtypi për arritjet e dikasterit të tij gjatë vitit 2011 dhe objektivat për vitin e ardhshëm.

  • Imami pranon: Shitëm
    armë, por jo në Libi |

    Ministri i mbrojtjes Arben Imami gjatë konferencës së fundit për shtyp për vitin 2011 tha se nuk është shitur asnjë armë drejt Libisë, por, vetëm ne tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare. “Kjo tregti është dëmtuar nga një vend fqinj i yni”, tha Imami duke mos përmendur emrin e vendit fqinj, i cili sipas ministrit është bërë pengesë për këtë tregti.

  • Bari, 100 mijë euro drogë
    në makinë, kapet fieraku

    Guardia di finanza ka arritur të ndalojë në portin e Barit një shtetas shqiptar, Albert Elmazi 48 vjeç nga Fieri, i cili transportonte të fshehur në makinën e tij 1,5 kilogramë heroinë dhe 2,6 kilogramë lëndë prerëse. Droga u gjet në bashkëpunim me personelin e doganës, e fshehur në parafangon e automjetit tip Volswagen Golf.

  • Bashkia: Monitorimi deri më 31 dhjeto

    Grupi i posaçëm i ngritur pranë bashkisë së Tiranës ka vijuar kontrollet në tregje ku sipas nënkyetarit Panariti nuk ka abuzime me çmimet. “ Për të gjithë ata që do të abuzojnë, që do të spekulojnë, do të kemi edhe mekanizmat e ndërshkimit, që na njeh ligji për pushtetin vendor”, tha sot Panariti.

  • Festat, shtrenjtohen
    çmimet e fruta-perimeve

    Nga një vëzhgim që ka bërë "Shqiptarja.com" te Pazari i Ri, rezulton se ata madje ndryshojnë mesatarisht me 10-20 lekë për çdo produkt, por ka edhe produkte të veçanta, për të cilët ndryshimi është gati gjysëm për gjysëm. Bashkia e Tiranës deklaron se nuk ka konstatur abuzime.
    Çmimet e produkteve sot në Tiranë

  • Topalli e Rama përplasje
    për bilancin e Kuvendit 2011
     

    Deklarata e kyeparlamentares Topalli për mbi 400 ligje të miratuara gjatë vitit 2011 ka shkaktuar replika mes saj dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Në reagimin në Twitter Rama shprehet: “Spikerja si në analizën e kooperativës dhe ligjet si kuintal për hektar, rendiment i lartë vjetor madje, paçka se opozita s'la shiun me ra!”

  • Një shfaqje me kukulla për
    Fëmijët e Spitalit Pediatrik

    Me pak rreshta dhe një mail listë të gjatë, njoftohet një aktivitet i bukur dhe i mirë për të mërkurën në orën 18.00. Aktorja e mirënjohur Shegushe Bebeti, do të organizojë një shfaqje për fëmijët e Spitalit të Pediatrisë në QSUT për t’i bërë dhe më të bukura e të gëzueshme festat dhe për fëmijët që në këtë fundvit kanë probleme të ndryshme shëndetësore.

  • Shiten sot në ankand
    104 mln USD bono nga BSH

    Sasia prej afro 104 milionë dollarësh do të mbulojë kredinë prej 4.5 miliardësh, që do t'i garantohet KESH-it për blerje energjie nga importi, si dhe do të përdoret për të mbyllur "gropa" të tjera financiare, gjithnjë me rrugën e borxhit.

  • Topalli, bilanci i vitit 2011 në Kuvend

    Në konferencën e fundit për shtyp për vitin 2011, kryeparlamentarja Topalli tha se Kuvendi ka shënuar bilanc pozitiv në miratimin e ligjeve të rëndësishëm dhe reformave. Sa i takon debatit më të fundit për kreun e shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij vitin e ardhshëm, kryeparlamentarja Topalli theksoi se respekton institucionin e presidentit dhe ajo që kërkohet prej tij është repektimi i Kushtetutës.

  •  Kuvend, fëmijët e medias
    në vend të deputetëve

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, këtë vit ka sjellë risi në festat e fundvitit duke ftuar fëmijët e njerëzve të medias për herë të parë në sallën e organit më të lartë legjislativ shqiptar. Emra të njohur të televizionit por edhe medias së shkruar kanë përjetuar momente kënaqësia në festën e organizuar nga Kuvendi, ndërsa fëmijët e tyre kanë zënë vendet e deputetëve dhe kanë kërcyer dhe kënduar nën ritmet e muzikës.

  • Bode:  Buxheti i 2012
    mund të rishikohet

    Ministri i Financave  e quajti një vit të suksesshëm në ekonomi vitin që po lëmë, ndërsa duke u shprehur optimist për vitin 2012 nuk përjashton mundësinë e rishikimit të buxhetit në mes të vitit. Në analizën 1-vjetore të institucionit që ai drejton  Ridvan Bode deklaroi se rritja ekonomike për këtë vit u shënua në masën 3.9%, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%.

  • Benzina 1.4 euro/L
    pas rritjes së taksës

    Çmimi i një litri benzinë në pikat e shitjes me pakicë të karburantit në kryeqytet ka arritur në 185 lekë. Ndërkohë, eurodieseli shitet mesatarisht me 183 lekë për një litër dhe dieseli i cilësisë së ulët 168 lekë për litër.

  • Bllokohen 798 kg drogë
    në portin e Durrësit

    Një sasi prej 797 kg drogë, e dyshuar si canabis sativa është sekuestruar teksa po tentohej të trafikohej drejt Italisë. Droga është sekuestruar në portin detar të Durrësit, mbrëmjen e së martës, më 26 dhjetor nga Struktura Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës dhe ajo e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

  • Vlorë, Garda përplasje fizike
    me pronarët tek Uji i Ftohtë
    Policia, Garda dhe pronarët 

    Konfrontimi nisi që në orët e para të mëngjes pasi Garda tentoi të rrethojë ndërtimin te ish vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Pronarët nuk e lejojnë.
    Sondazh: Si e konsideroni pozicionin e Gardës së Republikës
    JE NE VENDNGJARJE? RAPORTONI JU

  • AKKP ndan 800  milionë
    lekë për ish pronarët

    Fondi përbën 10% të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë për kompensimin e plotë të pronave të tyre të 2400 pronarët e përzgjedhur në këtë grup, dhe do të shpërndahet deri në fund të javës.

  • Vdes këngëtari më i vjetër i operas

    Këngëtari i operetave me origjinë holandeze, por që ka bërë karrierë në Gjermani, Johannes Heesters, vdiq të shtunën në moshën 108-vjeçare. Ai konsiderohej artisti me aktivitetin më të gjatë në botë.

  • Një Grammy nderi për Steve Jobs

    Për shkak të kontributit të dhënë për inovacionet teknologjike, Steve Jobs ka fituar një Grammy nderi pas vdekjes. Jobs është një ndër të përzgjedhurit  së bashku me disa grupe muzikore, kompani dhe artistë, të cilëve më 11 shkurt do t'iu ndahen çmimet Grammy,

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv