Arkiva

  • Në kuadër të forumit Qeveri-Biznes-Universitete, u mbajt sot në hotel Tirana, tryeza e dytë me temë: “Inovacioni përmes TIK, një mundësi për rritje të biznesit”, organizuar nga Global Opportunities Albania, Fondacioni Hans Seidel, me mbështetjen e ministrisë për Inovacionin dhe TIK (eventi i parë u mbajt në 8 qershor 2011).
  • Kusari-Lila: Shqipëria të respektoj
    marrëveshjen mbi doganat

    Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë nëse nuk e hiqet taksa e referencës nga ana e Shqipërisë për produktet e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershorin e 2011.

  • Ashton Kutcher në Berlin me 3 femra

    Jetën prej beqari Ashton Kutcher po e shijon me një stil jete paksa të veçantë. Nuk ka preferuar një, as dy, por tre femra, me të cilat është shfaqur në rrugët e Berlinit gjatë natës së shkuar. Aktori 33-vjeçar pas martesës 6 vjecare me Demi Moore së cilës i dha fund muajin e shkuar është parë në shoqërinë e tre femrave, të cilat nuk i ka pasur thjesht mikesha.

  • Jennifer Lopez thyen rekordin në Youtube

    Padyshim që në vitin 2011 Jennifer Lopez do të mbahet mend gjatë për shumë gjëra. Por përveç divorcit nga Marc Anthony, ky ka qenë një vit i suksesshëm për karrierën e saj.

  • Jeremic: Serbia nuk merr
    statusin pa njohur Kosovën

    Në një deklaratë të dhënë për shtyp sot, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se 4 ministra të Jashtëm të BE-së kanë thënë se Serbia nuk mund të futet në BE pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

  • Kardashian, shembulli më i keq

    Një sondazh amerikan nxjerr Kim Kardashian në krye të klasifikimit si personazhi më i pasjellshëm për vitin 2011. Arsyeja? Jeta e saj private! Sigurisht ajo me fjalorin e saj dhe detajet e jetës së saj private që ka publikuar në media është bërë shembulli më i keq për fëmijët, të cilët nuk duhet të marrin aspak shembullin e saj.

  • “Ushtarja Jane” shqiptare
    Rezarta, femra e parë në RENEA

    Duket si skenari i një filmi, ose më mirë si skenari i “Ushtarja Jane”, në të cilin Demi Moore kalon një mijë vështirësi për tu bërë pjesëtare e forcave speciale amerikane “Navy Seals”. Rezarta Hoxhaj është femra e parë shqiptare që arrin të kalojë testet e vështira, duke lënë mbrapa konkurretët e tjerë meshkuj, për tu bërë pjestare e trupave special RENEA.

  • Kurs frengjishteje për Angelina Jolie

    Ndërsa e gjithë bota po vrapon drejt mësimit të gjuhës angleze, aktorja Angelina Jolie ka vendosur të ndjekë një kurs frengjishteje. Tani sapo ka nisur të shqiptojë fjalët e para bashkë me fëmijët e saj dhe duket se ajo është shumë e vendosur që përfshihet seriozisht në mësimin e kësaj gjuhe.

  • Rriten të ardhurat
    e aeroportit “Nënë Tereza”,

    Aeroporti Ndërkombëtare i Tiranës mbyll nëntë mujorin e vitit me rezultate të larta. Sipas të dhënave zyrtare të vetë këtij institucioni, mësohet se në periudhën janar-shtator të vitit 201, aeroporti ka regjistruar një rritje të numrit të pasagjerëve me 16,7%.

  • Familja e bukur e ministrit Haxhinasto

    Shumë pak njerëz njohin anën familjare apo pjesëtarët e familjeve të ministrave apo deputetëve të politikës shqiptare, prandaj Shqiptarja.com, ka vendosur që t’ju sjellë foto që tregojnë anën e panjohur të personaliteteve të politikës. E kemi nisur me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Edhe pse nuk shfaqet shpesh në publik, paparaci ynë e ka kapur atë gjatë një evenimenti në kryeqytet i shoqëruar nga familja e tij.

  • Aksidenti automobilistik
    i merr jetën 77 vjecares

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak çaste më parë në segmentin rrugor Lezhë-Manati.

  • Buzheti i vitit 2012, Basha
    takon banorët e njësisë nr.1

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, vijoi sot konsultimet me banorë të Njësisë Bashkiake numër 1. Basha bëri të ditur projektet që do të mbështet nga buxheti i vitit 2012.

  • Rama: Të shpëtojmë vendin
    nga politika e falimentimit

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në selinë rozë për të prezantuar programin e ri politik. Programi i ri ndërtuar nga 21 grupe pune, u prezantua nga kreu i PS, Edi Rama. Në fjalën e tij Rama parashtroi pikat kyce, në të cilat programi është përqendruar dhe mënyrën se si do ti jepet zgjidhje problemeve madhore që vendi po has sot. Rama shprehu indinjimin dhe keqardhjen e tij të madhe që vendi gjendet prej kohësh në një rrugë të gabuar.

  • Vdekja e Havel, Topi e Berisha
    homazhe në ambasadën ceke

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëri sot në mesditë homazhe në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, për nder të ish-presidentit çek, Vaslav Havel, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Në homazhet e sotme ishte i pranishëm edhe Kryeministri Berisha.

  • Basha: Dhuarata për kopshtet,
    së shpejti projekti edhe në shkolla

    Këtë vit do të marrin dhurata 8 mijë vogëlushë. Gjatë një vizite në kopshtin numër 3 në kryeqytet, ku shpënrdau disa dhurata, kryebashkiaku Basha tha se do synohet që një projekt i tillë të prekë edhe shkollat fillore.

  • Nikoll Lesi padit Fatos
    Nanon për kërcënime

    Kryetari i Lidhjes Demokristiane dhe zv.Ministër i Kulturës, Nikoll Lesi, ka depozituar një padi në prokurori ndaj ish- kryetarit të PS, Fatos Nano. Shkak është bërë dërgimi i disa mesazheve fyese dhe kërcënuese nga numri i telefonit i Nanos në drejtim të Lesit, i cili aktualisht ndodhet për një specializim në Angli.

  • BB i jep hua qeverisë
    për sigurinë e digave

    Banka Botërore i jep qeverisë shqiptare një hua prej 21.6 milionë dollarë, për rritjen e sigurisë së digave të Shqipërisë. Huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës.

  • Tiranë, Vlorë, 2 grabitje
    me maska, brenda pak orësh

    Dy grabitje me maska janë shënuar brenda pak orësh në dy qytete. Dy persona me maskë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën sot paradite filialin e "Procredit Bank" , përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Pak pas mesditës u grabitën Zyrat e Kolaudimit të Automjeteve në Vlorë.

  • Çmimet abuzive, Bashkia:
    “Tani kontroll edhe në dyqane”

    Kreu i AMK-së, Geron Ibrahimi paralajmëroi bizneset që rrisin abuzivisht çmimet, se do të kenë si referencë për të paguar tatimet për muajt e ardhshëm të vitit tjetër, çmimet që vendosin këtë funditvit.
    Lista e çmimeve sot

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv