Arkiva

  • TIA bën apel për më shumë transparencë në organet e administratës publike.  " Shqipëria ka afatin më të gjatë në rajon për informimin e qytetarëve. Institucionet problematike në informimin e qytetarëve, ALUIZNI, Zyra e Përmbarimit, Departamenti Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave
  • Berisha: Strategjia 2013 – 2020
    Qeverisja e hapur, zhvillim jeshil

    Kryeministri Berisha në komitetin e planifikimit të strategjive tha se për këtë periudhë do të synohet që vendi të orientohet drejt zhvillimit të qëndrueshëm jeshil.
    “Drejtim themelor do mbetet qeverisja e hapur. Dhe për plotësimin e kësaj strategjia do të mbështetemi tek konsultat me shoqërinë civile”, tha ai.

  • Konvikti i Liceut Artistik
    Bashkia fsheh vendimin

    Bashkia e Tiranës mohon të ketë ndonjë vendim të shkruar për transferimin e 61 konviktorëve të Liceut Artistik. Por ndërkohë, prindërit dhe nxënësit, thonë se është e turpshme të mohosh këtë fakt, ndërkohë që ka nisur puna për përshtatjen e katit të tretë të konviktit të Gjuhëve të Huaja për të pritur liceistët e vegjël.

  • Patton Bogs: Albpetrol
    vlen 497 milionë dollarë

    Kompania shtetërore e naftës Albpetrol do të shitet së shpejti dhe sipas kompanisë konsulente amerikane "Patton Boggs", ajo sot vlen 420 milionë dollarë, ndërsa mëse një vit më parë vlente rreth 500 milionë. Konsulenti ndërkombëtar, firma amerikane "Patton Boggs", është po ajo që privatizoi ARMO-n.

  • FMN: Jeni prekur nga kriza
    Ulni shpenzimet, rrisni taksa

    Tre ekspertë të FMN, në një vëzhgim të pasojave të krizës në 6 vendet e Europës Juglindore shohin me shqetësim rënien e eksporteve si edhe rritjen e borxhit të jashtëm në Shqipëri. Ata këshillojnë qeverinë shqiptare dhe atë kroate të ulin shpenzimet dhe të rrisin taksat. Sipas këtij dokumenti, tregues se kriza ka prekur 6 vendet e rajonit është rënia e eksporteve.

  • Pranga në Angli për drogë
    i merren 650 mijë euro pasuri

    Prokuroria regjistron procedimin penal për pastrim parash ndaj Fatos Hamzarajt. Për një periudhë 3 vjeçare, të ardhurat e përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike, 29 vjeçari i kishte transferuar tek familjarët e tij në Fier, për ti investuar në biznes.

  • Lind Krista, vajza e parë e
    këngëtares Vikena Kamenica

    Sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, në mesditë erdhi në jetë Krista, vajza e mezzosopranos së njohur Vikena Kamenica. Krista peshon 3.3 kilogramë dhe nga përshtypjet e para të miqve dhe familjarëve i ngjan shumë babait të saj Erikut. Vogëlushja është në shëndet të mirë dhe lindi pas një operacioni të mbarë nën kujdesin e gjinekologut të njohur Orion Gliozheni.

  • Reforma, Vëzhguesit vendorë:
    “Të votohet me laps elektronik”

    Janë 14 propozime që Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i kanë dërguar Kuvendit dhe partive politike për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Sipas tyre, sistemi zgjedhor duhet të jetë ai proporcional me lista të hapura, si edhe përdorimi i teknoligjisë dixhitale gjatë votimiit.

  • Reshjet e borës, probleme
    në zonat malore, lëvizja me zinxhirë

    Në segmentin e autostradës Thirr - Kukës- Morin, në Qafën e Llogarasë dhe në disa zona të tjera lëvizja e automjeteve është e detyrueshme të bëhet me zinxhirë. Janë të kalueshme Qafë Krraba e Qafë Thana.

  • Dita e Albanologjisë, Berisha:
    “Historia të rishkruhet”

    Kryeministri Sali Berisha në ditën e Albanoligjisë ka kërkuar nga historianët dhe studiuesit shqiptarë që të ridimensionojnë historinë e vendit dhe të pasqyrojnë ngjarjet e rëndësishme të kombit me vërtetësi, duke u shmangur nga interpretimi që u ka bërë komunizmi.

  • Igli Totozani drejt Avokatit të Popullit
    PD ok propozimit të së majtës

    Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve miratuan paraditen kandidaturën e juristit Igli Totozani, i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Në seacën dëgjimore që u mbajt në komisionin e ligjeve, Totozani ka deklaruar se do punojë për një institucion të pavaruar dhe procedurat transparente për zgjedhjen e tij, janë një garannci e mirë për këtë. Por, deputetët demokratë anëtarë të komisionit janë shprehur skeptikë lidhur me zgjedhjen e socialistëve, për shkak se është një emër partiak.

  • Sulmi ndaj Topit, Moisiu:
    Tendencë tribale në Shqipëri

    Në një intervistë për gazetën Tema, ish presidenti flet edhe për vetëkandidimin e Fatos Nanos. “Ai ka kontributet e tij të pamohueshme në zhvillimet demokratike të vendit dhe të Partisë Socialiste, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të pretendojë në vazhdimësi për pozicione drejtuese të politikës”, shprehet Moisiu.

  • Jemi 2.831.741 shqiptarë
    INSTAT: Popullsia u zvogëlua

    Instituti i Statistikave publikoi sot, rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe banesave. "Në 10 vite popullsia në Shqipëri është zvogëluar 7.7 %. Në 2001 kemi qenë 3 milionë 69 mijë 275 shqiptarë, ndërsa sot ne jemi 2 milionë e 831 mijë e 741 banorë. Rënia i dedikohet emigrimit dhe rënies së lindshmërisë” raportoi drejtoresha e INSTAT.
    Sondazh: Përse mendoni se jemi 7.7% më pak shqiptarë se në 2001?

  • Thirrjet raciste, dënohen
    2 nga 39 marinsat grekë

    Gjykata detare e Pireut ka dhënë dje dënimin me “3 muaj dhe 15 ditë burg” për 2 ushtarë duke argumentuar se vetëm ata të dy shquhen qartë në video, duke kënduar këngët me përmbajtje fyese për shqiptarët, maqedonasit e turqit.
    Shkrimi origjinal në faqen greke atithaso.blogspot.com

  • "Onufri", në Galerinë e Arteve
    me një frymëzim bodlerian

    Në Galerinë Kombëtare të Arteve ditën e enjte hapet edicioni i 18-të i ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore. "Onufri XVIII" vjen i titulluar si "Piktura e jetës moderne"

  • Sherri për delet, burri
    6 plumba mbi bashkëshorten

    Një vrasje është zbuluar mbrëmë në fshatin Zhurë të komunës së Ndroqit, ku burri ekzekutoi me armë zjarri gruan e tij. 53-vjeçarja Shpresa Mancaku, është qëlluar me automatik nga bashkëshorti, Ylli Mancaku 55 vjeç.

  • Rreziku nga kompjuteri, po
    zhduken shkronjat Ç dhe ë

    Mësuesit e gjuhës shqipe japin alarmin se përdorimi gjithnjë e më i madh i kompjuterit po vë në rrezik shkronja të veçanta të gjuhës shqipe, siç janë ç-ja dhe ë-ja. Apeli vjen nga mësues që jetojnë jashtë Shqipërisë, dhe mësojnë fëmijët e emigrantëve.

  • Riorganizohen bandat
    e 1997-tës në Vlorë e Korçë

    Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se informacionet e para në rrugë operative, për rizgjimin dhe organizimin e bandave famëkeqe që lulëzuan në harkun kohor, 1997-2000, janë mbledhur nga policia kriminale dhe shërbimi sekret, që gjatë vitit 2010.

  • PS largon Islamin, Rama
    deputetëve: Kujdes median

    Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh në numrin e sotëm të gjitha debatet e ndodhura, brenda dyerve të selisë rozë. Përplasjet mes deputetëve pro dhe kundër Kastriot Islamit në mbledhjen e grupit parlamentar.  Kreu i PS-së grupit: Kujdes me mediat, ndryshe mbeteni jashtë listës së deputetëve.
    Malaj: 1 në 4 deputetë, kundër përjashtimit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv