Arkiva

  • Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë të mendimit se ndihmat ruse për serbë të veriut të Kosovës, nuk janë vetëm ndihma humanitare, por ato do të shërbejnë për përforcimin e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
  • Topalli: Opinioni, plan për institucionet

    E shoqëruar nga bashkëkryetarët e komisionit ad hok, Rusmali e Gjiknuri, kryeparlamentarja Topalli mori pjesë në sesionin e rradhës së Komisionit. Ajo tha se reforma zgjedhore nuk është detyrë e lehtë dhe se opionioni i KV për votat jo në kutitë e duhura do të jetë plan pune.

  • Sinoptikanët: Shi dhe dëborë në 5 ditë

    Sipas specialistëve të motit, temperaturat parashikohet të ulen ndjeshëm me 6 -7 grade celsius dhe në zonat malore ato do të zbresin në - 5 grade, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e dëborës dhe ngricat.

  • Reshjet e shiut, përmirësohet
    situata në kaskada
    Moti i keq, probleme per tragetet
    Sinoptikanët: Shi dhe dëborë në 5 ditë

    Shtimi i reshjeve të shiut ka përmirësuar ndjeshëm situatën në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat mësohet se aktualisht punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që hidroçentrali i Fierzës vazhdon të mos prodhojë energji elektrike.

  • Memaliaj, aksidenti vret
    një person dhe plagos një tjetë

    Një aksidenti automobilistik në afërsi të Memaliajt, ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të bashkëshortit të saj, pas përplasjes së një kamioni me automjetin me të cilin dy bashkëshortët udhëtonin si pasagjerë.

  • Paradhoma e ferrit në Bulqizë
    Miniera vret minatorin e radhës

    Miniera e Bulqizës është kthyer në një grackë vdekjeprurëse për minatorët që punojnë në të. Pak orë më parë u lëshua alarmi për bllokimin e një minatori në zonën D, në 1000 metra thellësi. Fatkeqësisht ndihmat nuk kanë arritur të mbërrin në kohë dhe minatori, Bajram Dalipi, është gjetur i vdekur.

  • Dhunë dhe rracizëm në gjyq
    Ushtarët grekë ofenduan shqiptarët

    Gjykata e Pireut shtyn seancën gjyqësore ndaj 39 ushtarëve të forcave speciale të zhytësve të Marinës greke, të cilët akuzohen për parrullat rraciste kundra shqiptarëve në 25 mars të vitit 2010. Gjykatësi është detyruar të ndërpres seancën për shkak të kaosit të krijuar brenda ambienteve të gjykatës edhe jashtë saj.

  • Biznesmeni i Berishës fiton
    tenderin 40 milionë euro

    Bashkim Ulaj, biznesmeni i njohur si mik i kryeministrit Sali Berisha, për herë të parë del edhe me dokumente si njeriu që ka fituar tenderin prej 40 milionë eurosh për fibrat optike. Tenderi iu dha kompanisë ATU. Bashkëshortja e Ulajt merret me kompaninë ATU.

  • Meta: Përjashtimi i Islamit
    nuk besoj se po ndodh në PS

    Në një komunikim me median Meta tha se nuk është në dijeni të asnjë gabimi nga ana e Islamit. “Ka 21 vite jetë dhe në Partinë Socialiste nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë, për më tepër kur bëhet fjalë për një personalitet që ka kontribuar në themelimin dhe jetën e saj”, tha kryetari i LSI-së.

  • Kombësia, Dule:
    Do apelojmë në Strasburg

    Gjatë një takimi në Korçë, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, përsëriti qëndrimin e tij kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”.

  • Fier, vret vëllanë, e bën
    të duket si vetëvrasje

    Zbardhet një vrasje në qytetin e Fierit, e cila u denoncua fillimisht si vetëvrasje falë bashkëpunimit të vëllait të viktimës dhe të shoqes. Ngjarja ndodhi ditën e enjte ku u dyshua fillimisht se në kushtet e gjendjes depresive, Gentian Zhuri 24 vjeç u vetëvra me armë zjarri.

  • Korcë, dështon grabitja
    Hap zjarr brenda kazinosë

    Një 23 vjecar nga qyteti i Korcës ka përfunduar në prangat e policisë për tentativë grabitje. 23 vjecari, Mariol Kolonjari, ka hyrë në një nga kazinotë e qytetit me synimin për ta grabitur. Pasi nuk ka arritur të gjej para, Kolonjari ka hapur zjarr në kazino.

  • Topi, Berishës: Jam
    mesfushor në politikë

    Kreu i shtetit ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të replikuar me Berishën në lidhje me deklaratat që kreu i qeverisë ka bërë në drejtim të tij, duke eakuzuar se ka politizuarinstitucionin dhe se nuk do takandidojë një mandat të dytë. Topi i kujton se do të luajënë qendër të politikës shqiptare.

  • Vranë 19 vjecari se gërvishti
    makinën, në pranga 3 persona

    Policia e Durrësit arriti të arrestojë 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, i cili gërvishti makinën e një prej të dyshuarve.

  • Moti i keq shkakton probleme
    në tragetet që vinë nga Italia

    Moti i keq i ditës së sotme ka shkaktuar probleme me tragetet me që mbërrin nga Italia. Deti i trazuar ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve në portet e Durrësi dhe të Vlorës.

  • Gjyqi ndaj Metës, gjunjëzohet
    prokuroria, i bien provat

    Gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, ka mbyllur dje shqyrtimin gjyqësor në disfavor të prokurorisë. Ka qenë pikërisht relatori i çështjes Adrian Dvorani, i cili ka votuar më parë edhe kundër pranimit të ekspertizës shqiptare për hedhjen poshtë të videopërgjimit,që edhe dje ka kundërshtuar me votën e tij, mospranimin e 3 provave të rëndësishme të akuzës.

  • Gjinushi: PS dhe PD po vjedhin
    mandatet e partive të vogla

    Mbrëmjen e djeshme kreu i PSD, Skënder Gjinushi, deklaroi se reforma zgjedhore po dështon, pasi është e komanduar dhe e parafabrikuar. Ai akuzoi publikisht PD-PS se po synojnë vjedhjen e mandateve të partive të vogla.

  • Fejohet Britney Spears

    Britney Spears është fejuar zyrtarisht me ish-menaxherin e saj Jason Traëick! Ndoshta pas kësaj ajo shpreson të jetojë e lumtur, duke hedhur pas thathethemet për jetën e tyre private. E për të festuar ata kanë zgjedhur një darkë romantike. Duket sikur gjithçka ndodhi rastësisht: Në fillim ajo i dha atij një motorçikletë për ditëlindje, ndërsa ai i ka dhuruar një unazë me diamante 3 karatëshe

  • Ja nominimet e Golden Globe 2012

    Edhe një muaj mbetet nga ngritja e siparit të Golden Globe 2012, evenimenti më i rëndësishëm i kinemasë pas çmimeve Oscar. Filmi pa zë “The Artist”, me imazhe bardhë e zi i Michel Hazanavicius ka 6 kandidatura mes të cilave kategoritë “filmi më i mirë komedi ose musical” si dhe “skenografia më e mirë”.

  • Jeta e ëmbël e Claudia Schiffe

    Pak Brigitte Bardot dhe pak Sofia Loren: Claudia Schiffer ringjall imazhet Dolce Vita të Sorrento. Nuk ka rëndësi nëse bie shi apo është ftohtë, falë topmodeles së njonur gjermane në brigjet Costiera atmosfera është kthyer në gati magjike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv