Arkiva

  • Një studente 18 vjecare nga India u njoh sot gruaja më e vogël në botë, duke marrë dhe rekordin Gines. Ajo është Jyoti Amge 18 vjeçe. Në momentin e dhënies së certifikatës së rekordit Gines, në Nagpur të Indisë, 18 vjecarja shoqërohej nga e ëma.
  • Berisha: Jo bashkimit Shqipëri
    - Kosovë, do humbnim

    Në një takim me studentët, Kryeministri deklaroi sot në mesditë, se lobe antishqiptare kundërshtuan ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë, dhe  pjesë e këtyre lobingjeve akuzoi kreun socialist dhe segmente të tjera në Kosovë. Rama bllokoi integrimin për të dëmtuar qeverinë por dëmtoi partinë e tij. Kryeministri u shpreh dhe kategorikisht kundër bashkimit Kosovë-Shqipëri. "Nga një rivizatim i hartës, ju garantoj do shënonte humbje të pamerituar të territoreve shqiptare."

  • Parandalohet vjedhja me armë
    Pranga 3 personave, 2 adoleshentë

    Arlind Gëzim Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel, Roland Shyti 17 vjec, lindur në Krujë dhe E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, janë kapur dje nga policia, pasi kishin planifikuar grabitjen me armë të një taksie në Tiranë.

  • Ina Rama kundër Nishanit:
    Hetimi, e drejta jonë

    Kryeprokurja ka reaguar pas deklaratave të ministrit të brendshëm Nishani se policia duhet të ketë me shumë hapësira në hetime. Ajo tha se kompetencat për hetime prokuroria i gëzon nga Kushtetuta, pasi me ligj hetimet i kryen ky organ i drejtësisë.
    ”Në rast se policia kërkon më shumë kompetenca në hetimet, duhet parë me çdo kusht Kushtetuta. Ka një marrëveshje të prokurorëve për marrëdhënie reciproke me policinë në kuadër të hetimeve”, tha prokurorja e përgjithshme.

  • Droga në Pragë, Katerina Xhelo
    nga televizioni në diplomaci |

    Fytyra e njohur që shfaqej në ekranin e TVSH-së dhe prej vitit 2003 si pjesë e trupit diplomatik të Shqipërisë, tashmë është e lidhur me skandalin e trafikut të drogës në Çeki, sepse kosovari i akuzuar përdorte makinën e konsulles Xhelo për ta bërë këtë trafik pa u ndaluar nga policia.

  • Berisha: Varfëria në verilindje
    dhe juglindje të Shqipërisë

    Kryeministri Berisha në një takim me fasonistë ka kërkuar ndihmën e biznesit për të luftuar varfërinë në vend dhe për të përballuar krizën që ka prekur Europën. “Infrastruktura e zhvilluar tashmë e bën të mundur që ju të shqyrtoni me seriozitetin më të madh, vendosjen e fabrikave tuaja edhe në zonat periferike të vendit. Sepse atje duhet të luftohet varfëria. Harta e varfërisë në Shqipëri është harta e varfërisë veri – juglindore”, deklaroi kryeministri.

  • Furtunë në Durrës, dëme
    në shëtitoren "Taulantia" |

    Stuhia detare e natës së kaluar ka shkaktuar vonesat e trageteve që i janë drejtuar sot paradite portit të Durrësit, ndërsa ka shkaktuar dëme jo të vogla edhe në bizneset e shëtitores bregdetare. Sipas kapitenerisë era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti i trazuar me forcë 4-5 janë shfaqur në formën e fortunalit. Fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në anijet që presin në radën e portit. ( ne foto pamje nga shëtitorja "Taulantia", sot në mëngjes)

  • Dukagjin, arresohet
    26 vjeçari, vrau në prill

    Në kuadër të operacionit "Snajper" u vu në pranga Dedë Hasanaj pasi është deklaruar fajtor për vrasje me armë zjarri të shtetasit Zek Ndue Tonaj dhe plagosjen e rëndë të Ndue Tonajt. Vrasja u krye më 4 prill të 2011.

  • Mblidhet kryesia e PS
    Takimi i parë pas zgjedhjes

    Burimet në selinë rozë thanë për Shqiptarja.com se një prej pikave të rendit të ditës është edhe miratimi i propozimit të komisionit të posaçëm për Igli Totozanin si kandidat për Avokatin e Popullit. Kryesia e re e PS u përzgjodh më shumë se 10 ditë më parë, nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ajo mblidhet sot për herë të parë që nga emërimi i anëtarëve.

  • Tatimet, kontroll spekulimeve
    me çmimet e fundvitit

    Gjatë kontrollit në rreth 1000 biznese, ka rezultuar se në disa prej kompanive ushtrohet veprimtari jo në përputhje me legjislacionin tatimor, si diferenca në inventare dhe deklarime të rreme të bilanceve ekonomike të tyre.

  • Paralizohen Financat, Bode:
    Asnjë lek nga Thesari!

    Një urdhër i kreut të Financave Ridvan Bode ka bllokuar, duke filluar nga dita e djeshme, të gjitha shpenzimet me fonde buxhetore, duke paralizuar veprimtarinë normale të institucioneve shtetërore, sidomos ato për raste të emergjencës.

  • Koalicionet, Ndoka-Lesi
    gati shkrirja e PDK-së

    Kryetari i Partisë Demokristiane ndjehet i zhgënjyer nga dy partitë e mëdha PS dhe PD, duke deklaruar për herë të parë përfshirjen e tij në aleancë me partinë e presidentit Bamir Topi, menjëherë pas krijimit të saj. Ai shkon dhe më tej teksa deklaron se është në negociata për shkrirjen e PDK me LDK e Lesit, për të krijuar një strehë të përbashkët për të gjithë demokristianët.

  • Tre gjyqtarët që do gjykojnë
    dosjen "Nafta Virgine"

    Janë përcaktuar gjyqtarët që do të gjykojnë një prej skandaleve më të mëdha korruptiv, atë me naftën "Virgine", i cili u denoncua nga ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti. Të akuzuarit kryesorë janë biznesmenët Hajri Elezaj dhe Iljaz Fisheku.
    “Nafta Virgin”, prokuroria çoi në gjykim 15 persona

  • Rama: Nano president?
    Tani problem Berisha

    Kryetari socialis Rama që nga Burreli ka cilësuar problemin e qeverisjes Berisha më të rëndësishëm se sa debati për vetëkandidimin e Nanos. Ai ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve kundër kësaj qeverie, për të tejkaluar krizën.

  • Kandidatura për President
    Berisha: As Topi, as Nano

    Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh mbrëmë kategorikisht kundër rikandidimit të Bamir Topit si president i vendit. Ai gjithashtu u shpreh kundër kandidaturës së ish-kryeministrit Nano, duke folur në emisionin "Opinion". “Fatos Nano është lideri spiritual i Partisë Socialiste. Partia Demokratike do të ketë kandidatin e vet, absolutisht nuk do të jetë Bamir Topi. Nuk e kam lexuar “Kurbanin e Edi Ramës , por vetëm publikimet e gazetave. Jam kryeministër nuk mund të lexoj libra mediokër”.
    Nano president? Meta: Herët për të folur

  • Britney Spears ndez dritat e Krishtlindjes

    E sapo kthyer në shtëpi pas turneut të suksesshëm këngëtarja Britney Spears ka zbukuruar shtëpinë e saj me ornamentet tradicicionale të Krishtlindjes. Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka kursyer aspak, por ka bërë maksimumin që familja të pëjetojë festat në mënyrën më të mirë festive. Ajo e ka ndriçuar gjithë shtëpinë brenda dhe jashtë saj, duke vendosur një bredh të madh, por bien në sy dritat e shumta.

  • Celine Dion: Këpucët, “Droga" ime

    Këpucët janë ëndrra e çdo gruaje. Celine Dion ka pranuar se ka rreth 3 mijë palë këpucë, një rekord që edhe tejkalon çdo artist tjetër. Për këngëtaren këpucët janë një mani e vërtetë. “Disa njerëz marrin drogë - tha ajo për “Vanity Fair” Amerika – unë jam e varur nga blerjet e këpucëve”-deklaroi artistja 43-vjeçare, duke theksuar se ndihet me fat që është në gjendje të përballojë gjithë këtë luks.

  • Kylie Minogue: E diskriminuar për botoksin

    Gjatë një interviste për revistën Vanity Fair, këngëtarja ka pohuar se është ndier shumë keq kur është komentuar për faktin se ajo i është nënshtruar boksit. “Kjo më zemëroi vërtet. Sigurisht reklama që bën Jane Fonda se sekreti i bukurisë është çështje gjenesh, por nuk duhet të mohojmë se të gjithë duan të dëgjojnë thashetheme se cili prej artistëve bën operacione plastike”.

  • Lindasy Lohan kthehet në gjykatë

    Pas pushimeve në Hawai aktorja Lindsay Lohan është paraqitur në gjykatë për t’i dhënë trupit gjykues një informacion mbi gjendjen e saj psiko-emocionale. Gjykatësja Stephanie Sautner, ka konfirmuar se sjellja “vajzës së keqe” ka ndryshsar gjatë muajve të fundit, pas vendimit që iu dha si ndëshkim, me një dënim në shërbim të komunitetit.

  • Katy Perry promovon parfumin e ri

    E suksesshme në muzikë dhe dashuri, por duket se Katy Perry ka vendosur të vazhdojë edhe biznesin me emrin e saj. Fituesja American Music Awards aështë shfaqur me një imazh të ri në publik pikërisht në ditën që ka reklamuar parfumin që mban edhe emrin e saj, i dyti që ajo hedh në treg brenda një kohe të shkurtër. Parfumi quhet Meow!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv