Arkiva

  • Deputeti socialist deklaron se propozimi i Ramës për çrregjistrimin e tij nga grupi parlamentar është “masë ekstreme për të mbyllur të gjithë shtigjet për të pasur mendim ndryshe sic veprohej  ne Partine Komuniste.” Reagon dhe ndaj deklaratave për Meidanin: "Nuk është e moralshme... që ti shesësh moral personit që si pikën më të forte ka integritetin dhe moralin...”
    Sondazh: Ju duket i drejtë përjashtimi i Kastriot Islamit?
    Edi Rama: Një pyetje për Presidentin Meidani
    Dokument- komentet e Islamit në facebook
  • Ndahet nga jeta Astrit Mehja
    ish zv ministri i Rendit

    I jepet sot lamtumira ish-zv ministrit të Rendit, gjeneral Astrit Mehja. Ai u nda nga jeta dje në moshën 56 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Presienti i Republikës dhe kryeministri përcjellin mesazhin e ngushëllimit. Homazhe në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

  • I superkërkuari i Interpolit
    me pasaportë biometrike

    Një nga ish protogonistët më të rrezikshëm të bandë së Dritan Kateshit, Ndriçim Sadushi, i cilësuar si një nga 14 personat më të rrezikshëm të kërkuar nga Interpol, sipas policisë britanike, Scotlan Yard, lëviz në Angli dhe në vende të tjera të europës, me pasaportë biometrike shqiptare.

  • Të ardhurat 8.000 USD për
    frymë, ja hileja e Berishës

    Kryeministri Berisha, në takimin e 20-të të Partive Popullore të Evropës, të zhvilluar pak kohë më parë në Marsejë të Francës, ka deklaruar se të ardhurat e shqiptarëve janë 8.000 dollarë për frymë. Në fakt, të gjitha institucionet shtetërore, ashtu si dhe agjenci të huaja, japin një shifër të paktën dy herë më të vogël.

  • Arkitektët e rij ndriçojnë
    piramidën: "Mos e prishni"

    Të rinjë me në krye Algerta Elezin kanë mbledhur disa fonde në datën 14 dhe 15 dhjetor nga ana e studentëve dhe qytetarëve për të ndriçuar piramindën, pasi sipas tyre ishte lënë në harresë. Afro 257 persona kanë ofruar kontributin e tyre duke financuar për zbukurimin e saj.

  • Valuta, Euro në rënie
    fitojnë kredimarrësit

    Euro ka humbur terren në këmbimet valutore, ndërkohë që pritet që dobësimi i saj të jetë me një afat më të gjatë, duke qenë se besueshmëria e investitorëve të huaj në valutën evropiane ka ardhur në rënie, si pasojë e problemeve të shteteve të eurozonës me borxhet. Ndërkohë, dollari ka shënuar rritje.

  • Gjeneral Qiriazi: "Shkarkimin
    e mora vesh nga lajme"

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi lirimin nga detyra të katër ushtarakëve të lartë të Forcave të Armatosura, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Në një prononcim për "Shqiptarja.com" Qiriazi deklaroi se kërkonte sqarim për dekretin.
    Shkarkohen 4 drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare

  • Pogradec, gjendet i vdekur
    37 vjeçari, dëmtime në kokë

    Policia bën të ditur se viktima I identifikuar si Mirash Dekollari nga fshati Vërdovë, ka dëmtime në kokë të shkaktuara nga goditja me mjete të forta. Një grup hetimor ka nisur veprimet hetimore në vendngjarje. Dyshohet për vrasje të mundshme apo aksident me pasojë vdekjen.

  • Monica Belluci e mrekullueshme…nudo!

    Duhet të ketë lidhje patjetër me gjenet italiane fakti që Monica Belluci ka një bukuri kaq të rrallë, por edhe guzim të madh për të mos refuzuar asnjë skenë nudo. Aktorja po xhiron filmin e saj të fundit ku sipas mediave angleze po komentohen së shumti skenat nudo.

  • Sistemi part - time
    Publikohen pagesat e shkollimit

    Në të gjithë vendin janë rreth 9 mijë studentë të cilët në muajin Nëntor kanë nisur studimet part – time në universitetet shqiptare. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, me propozim të ministrisë së arsimit, fëmijët e familjeve në nevojë si edhe të policëve të rënë në krye të detyrës do të paguajnë vetëm 50 përqind të tarifës së shkollimit, të publikuar sot zyrtarisht.

  • Malaj: Rasti “Islami”, rrezik
    Deputetët s’janë kartona

    Në profilin e tij personal në Facebook Malaj ka publikuar qëndrimin e një dite më parë në kryesi, ku u vendos edhe përjashtimi nga grupi kuvendor i Kastriot Islamit. "Masat ndëshkuese e përjashtuese do të jenë të dëmshme për sfidat politike të PS-së”, shkruan Malaj.

  • Marrëveshja e Kufijve, Dimas
    në Parlament: S'heqim dorë

    Ministri i jashtëm gek Stavros Dimas, gjatë një interpelance në parlament ka deklaruar se Greqia nuk heq dorë nga ndonjë prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim. Duke përmenduar edhe situatën e njëjtë me Egjiptin dhe Libinë, Dimas ka lënë të kuptohet se pala greke është në pozitat e negociatave të reja për çështjen.

  • Plagosen në aksident rrugor
    ish-ministrja Uruçi dhe i shoqi

    Esmeralda Uruçi, ish ministrja e Kulturës dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin në mjetin me targa TR 8580 J, teksa janë përplasur nga automjeti me targa TR 6058 K, drejtuesi i i të cilit është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.

  • Vdekja e minatorit
    Shoqërohen 4 persona

    Ata janë: Rrahim Laçi, pronar i Galerisë, Faik Dedja, punëtor, Dëfrim Lala, punëtor si dhe Mustafa Pata , drejtues teknik. Mësohet gjithashtu se prokuroria ka lëshuar urdhërarrestet për drejtuesit e galerisë, e cila sipas informacioneve të deritanishme rezulton të jetë e liçensuar.

  • Obama i ndalon vajzave, përdorimin e Facebook

    “Përse duhet që shumë persona të cilët nuk i njohim të marrin vesh gjërat tona? Nuk ka kuptim. E kanë pranuar këtë vendim që kemi marrë ne si prindër, por janë 13 dhe 10 vjeç. Të shohim se çfarë do të mendojnë pas katër vitesh”, tha Obama në një intervistë për revistën “People”.

  • Shkarkohen 4 drejtues
    të lartë të ushtrisë shqiptare

    Nëpërmjet tre dekreteve të ndryshme, presidenti Topi ka zyrtarizuar pas propozimit të ministrit të mbrojtjes, Imami, shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezervë të Zëvendëskomandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Vladimir Qirjazi, Komandatit të Forcave detare, Kudret Çela dhe dy oficerëve të lartë.

  • Pranga emigrantit shqiptar
    Transportonte drogë drejt Greqisë

    Besmir Disha, është arrestuar në Kakavijë. Sipas policisë, ai do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të shtetit Grek. Në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjetën 2 kilogramë mariuanë.

  • "Venecia": Ndryshoni
    ligjin për votat e gabuara

    Komisioni i Venecias miratoi sot opinionin mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri dhe numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara në Tiranë. Shqiptarja.com zbardh raportin prej 21 faqesh, ku theksohet se ka paqartësi në lidhje me bazën ligjore që u përdor për votat, të cilat shpallën fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

  • Buxheti i Tiranës 70 mln USD
    Basha takon qytetarët

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka nisur sot, në njësinë numër 5 të qytetit, bisedimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2012.

  • Zbulohet kontrata e re
    për “Rrugën e Kombit”

    "Shqiptarja.com" zbulon detajet e kontratës, që ministria e Transportit kërkon të lidhë me konçensionaren e "Rrugës së Kombit". Ndryshe nga sa është thënë deri tani, asaj i kërkohet të përfundojë edhe punime inxhinierike të lëna përgjysëm, por me fondet e veta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv