Arkiva

  • Sipërmarrësit shqiptarë, me anë të një kërkese drejtuar ministrit të financave dhe ministrit të ekonomisë, kanë kërkuar të shtyhet afati për amnisitinë fiskale, në mënyrë që edhe ata të marrin pjesë në proces.
  • Privatizimi i Albpetrol, Kuvendi
    Civil: Nuk ka transparencë

    Në një deklaratë për shtyp, Kuvendi Civil ka denoncuar mënyrën se si qeveria shet pasuritë kombëtare jashtë çdo norme ligjore. Kuvendi Civil i ka kërkuar prokurorisë dhe institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, që të reagojnë përballë këtij abuzimi.

  • Gjinushi Milo dhe Koci
    me një grupim të ri politik

    Vazhdojnë largimet nga koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama. Pak ditë pasi një ndër themeluesit e kësaj partie, Elmaz Sherifi, shpalli shkëputjen nga PS dhe lindjen e Partisë për Progres dhe Drejtësi, janë aleatët e Ramës, Gjinushi, MIlo dhe Koçi që deklarojnë lindjen e një grupimi të ri politik.

  • Bari, ndalohet 760 kg droge
    vinte nga Durrësi 

    Gjatë operacionit antidrogë të “Guardia di Finanza” në bashkëpunim me zyrën doganore, në portin e Barit është ndaluar një kamionin i drejtuar nga 39 vjecari shqiptar, ku u gjetën 760 kg marijuanë që vinte nga Durrësi.

  • Kosovë, ish-guvernatori
    i BQK deklarohet i pafajshëm

    Një nga gjyqtarët e misionit EULEX në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër ish guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

  • Aktivistët e Vetëvendosjes
    denoncojnë presione nga pushteti

    Denoncimi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të presioneve nga pushteti vendor ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokalë. Ky denoncim ndaj pushtetit vendor është bërë në ekspozitën “Mandati i fundit”.

  • Taulant Balla akuzon
    ambasadat për trafik droge

    Gjatë seancës së sotme Parlamentar deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e jashtme për implikim në trafikun e drogës, në të cilin janë përfshirë ambasadat shqiptare, duke përmendur skandalin e drogës së gjetur në një makinë zyrtare të ambasadës shqiptare në Ceki.

  • Leskaj zgjidhet kreu i KLSH
    Privatizohet Albpetrol |

    Kuvendi i Shqipërisë pas shumë debatesh miratoi sot, me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos. Dekreti i Presidentit, Bamir Topi, për vendosjen e Bujar Leskaj në krye të KLSH, u miratua me 70 vota pro dhe 61 kundër.

  • Rama: Avokat për popullin,
    jo për pushtetin sot apo nesë

    “Shqiptaret sapo panë një prove se PS është gati për një administrim publik europian. Avokat për Popullin jo për pushtetin sot apo nesër!” shkruan Rama në Twitter.

  • Rama në Burrel: Lufta
    e Farricit në bashkinë pa fonde

    Vazhdon turi i kreut të opozitës, Edi Rama, në qytetet e Shqipërisë për promovimin e librit të tij të fundit “Kurban”. Kreu i opozitës ka vizituar sot Burrelin. Rama ka përshëndetur punën e kryetares së bashkisë, Adelina Farrici, në rrjetin social Twitter.

  • Igli Totozani kandidati i PS
    për Avokatin e Popullit

    PS përzgjodhi sot kandidatin e saj për Avokatin e Popullit. Kryetarja e grupit të punës, Eglantina Gjermeni komunikoi sot për mediat vendimin pas seancave dëgjimore me 12 kandidatët që kaluan fazën përzgjedhëse.

  • Nano president?
    Meta: Herët për të folu

    Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Meta ka theksuar se ende është shumë herët për t`u shprehur në lidhje me presidentin e ardhshëm ndërsa ka shtuar se vendimi i LSI-së do të jetë pas konsultimeve me Partinë Demokratike.

  • ERE: Çmimi i energjisë
    nuk do të rritet për 3 vjet

    Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 këh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. KESH, CEZ dhe OST-ja kërkuan rritjen e çmimit. Drejtor juridik i ERE, Eduard Elezi deklaron: Vendimi vjen për të mbrojtur konsumatori “nga efekti monopol”.

  • Prostitucioni, sekuestro
    2.5 mln euro vëllezërve Shehu

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendos dje sekuestron e pasurisë së dy vëllezërve Sokol dhe Aleksandër Shehu, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

  • Prodhonin drogë në mullar
    Arrestohen babë e bi

    Policia e Shkodrës ka njoftuar se nga shërbimet e anti-drogës janë arrestuar Sadri Shpend Kuçaj, 55 vjeç dhe djali i tij Kujtim Kuçaj 29 vjeç , të dy këta lindur në Pult, Dukagjin dhe banues në shatin “Rrash Kullaj”, Komuna Gruemirë, rrethi M. Madhe.

  • Qeveria, ankand sekret
    bonosh, 10 mln euro

    Ministria e Financave ka përgatitur në fshehtësi të plotë një ankand të fundvitit të letrave me vlerë në masën 10 milionë euro. Ky do të kryhet më 20 dhjetor dhe do të zhvillohet vetëm në valutë, me bono që do të kenë afat njëvjeçar.

  • Trafik droge me makinën
    e konsulles në Pragë 

    Makina e ambasadës shqiptare në Pragë është përdorur për gjashtë vite për të trafikuar drogë nga një shtetas nga Kosova. Emisioni “Fiks-Fare” zbardh trafikimin nga 2004 në 2010. Ish-ambasadori Shaqir Vukaj rrëfen sot për gazetën "Shqiptarja.com" si u zbulua trafiku.
    PDF- faqja e pare e gazetes Shqiptarja.com

  • Terrorizon studentët me armë
    Prangoset 23 vjeçari

    Ngjarja ka ndodhur në konviktin e universitetit të Elbasanit, kur Kostandin Dedja prej kohësh qëllonte shpesh në ajër me armë zjarri. Policia e ka arrestuar nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

  • Norvegji, 4700 azilkërkues
    deportohen në Kosovë
    VIDEO - Kthimi i detyrueshëm

    Një television norvegjez realizon një reportazh mbi kthimin në mënyrë të detyrueshme të azilkërkuesve nga Kosova. Nga 9300 persona të deportuar brenda 2 vitesh, 529 prej tyre janë rikthyer në Norvegji për të provuar edhe një herë fatin. Sipas NRK, numri i azilkërkuesve të kthyer me dhunë nga Norvegjia është rritur në mënyrë drastike me kërkesën e qeverisë. Në vitin 2010, 4.600 persona janë deportuar, ndërsa këtë vit numri arrin deri në 4700.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv