Ekonomi

  • Bashkimi Europian dhe qeveria nënshkruan sot 5 marrëveshje financiare, me një vlerë prej 71.7 milion euro, 25.5 milionë prej të cilave Grant nga Bashkimi Europian, për përmirësimin e nivelit dhe cilësisë së furnizimit me ujë.
  • KLSH: OST e Albpetrol, dëm
    buxhetit me 6.7 mld lekë

    Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, se ky institucion ka konstatuar se shtetit i është shkaktuar një dëm financiar prej 6.7 mld lekësh nga institucione të ndryshme. “Dëmi në fushën e prokurimeve pagave dhe shpenzimeve”.

  • PS-PD, konsensus për
    ligjin e hipotekimeve

    Të gjitha nenet e projektligjit të ri për regjistrimin e pronave të paluajtshme kanë marrë OK e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve. Kjo i hap rrugë hipotekimit të mijëra apartamenteve që kanë mbetur pa u regjistruar në pallate problematike.

  • 2011, borxhi publik arrin
    në 7.4 miliardë USD

    Borxhi publik i Shqipërisë rritet 3-4 herë më shpejt se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, sipas statistikave më të fundit zyrtare, në fund të vitit të kaluar ka arritur në shifrën rekord prej 7.4 miliardë dollarësh amerikanë.
    Banka Botërore insiston: Borxhi publik tepër i lartë
    Borxhi, Bode kundër BB: “Nuk rrezikohet ekonomia”

  • Borxhi, Bode kundër BB
    “Nuk rrezikohet ekonomia”

    Ministri i financave Ridvan Bode në një reagim për median e cilësoi si jo problematik, nivelin e lartë të borxhit, i cili sipas Bankës Botërore nuk janë positive për ekonominë shqiptare. “Borxhi public është i sigurt, pasi pjesa dërrmuese e tij “është borxh i brendshëm”, tha Bode. (Në foto: Drejtoresha e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky dhe ministri i Finacave Ridvan Bode)

  • Ligji, zhbllokohen pallatet
    Hipotekat që në “gropë”

    Shqiptarja.com në numrin e kësaj të djele zbardh detajet e ligjit të ri për Hipotekat. Ai parashikon mundësinë e regjistrimit të apartamenteve nga ata që i kanë blerë me noteri, ndërkohë që pallati mund të ketë probleme për hipotekimin. Qytetarët, të cilët kanë blerë apartamente, kryesisht në kryeqytet, por, që kanë vite në pritje për regjistrimin e pronës së tyre, parashikohet të zgjidhin këtë problem me ligjin e ri për Hipotekat.

  • Banka Botërore insiston:
    Borxhi publik tepër i lartë

    Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Indermit Gill, tha në një intervistë për median në Tiranë se niveli i borxhit publik, i pranueshëm për Shqipërinë, do të ishte 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

  • Ministi, Hipotekave: Kush vonon
    regjistrimin, ikën nga puna!

    Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, në një takim me drejtuesit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vend, ka kërkuar llogari dhe paralajmëruar njëkohësisht për largime nga puna.

  • Privatizimi, Qeveria:
    Si do shiten HEC-et

    Janë publikuar rregullat e privatizimit për katër hidrocentrale, të nxjerrë tashmë në shitje 100%, që përfshijnë HEC-et mbi lumin Mat dhe lumin e Bistricës

  • Tiranë, lejet e ndërtimit për
    35 ditë, 13 ditë për pronën

    Qeveria thjeshton procedurat në marrëdhëniet shtet – biznes për të thelluar përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur sot në mbledhjen e zgjeruar të Task Forcës së Reformës Rregullatore.

  • Tokat bujqësore, ligj i ri
    për të marrë tapitë

    Disa dhjetëra mijëra familje bujqësore, që kanë marrë tokat e të parëve të tyre, por nuk janë pajisur me vërtetim të kthimit të pronës, kanë mundësinë të hipotekojnë pronat e ndara "fshatçe", në përputhje me disa rregulla. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një projektligj lidhur me këtë çështje

  • Financat: Nuk ka më
    shtyrje të amnistisë fiskale

    Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha në një konferencë shtypi se proçesi për amnistinë fiskale ndaj biznesit përfundon më datën 1 prill dhe pas këtij afati do të zbatohen me rigorozitet masat e parashikuara në ligj për ushtrimin e kontrolleve dhe penaliteteve për detyrimet e prapambetura të biznesit ndaj administratës tatimore dhe doganore.

  • U votua në Kuvend, shteti shet
    trojet nën banesa me leje

    Sipas p/ligjit të miratuar dje me votat e mazhorancës, qiratë e papaguara mund të falen, kur pronari dorëzon kërkesën për privatizim brenda këtij viti. Nëse kërkesa për pagesë të menjëhershme do të bëhet deri më 1 korrik, ulet 20% çmimi i truallit.

  • Forbes: Greqia të “kopjojë”
    Shqipërinë për taksat

    Botuesi 64-vjeçar i revistës Forbes i ka sugjeruar Greqisë që për dalë nga kriza duhet të ndjekë shembullin e Shqiërisë dhe Bullgarisë, të paktën sa i takon sistemit të taksave.

  • Albpetrol, në 4 vjet fitimi
    i blerësit 81 mln euro

    Konsulentë amerikanë të Patton Boggsit, të angazhuar nga qeveria shqiptare për të përgatitur privazitimin e Albpetrolit, kanë përgatitur raportin e vlerësimit të aseteve, sipas të cilit vlera e kompanisë së naftës është 322 milionë euro. Kjo është sa katër vjet fitime të realizuara nga ky subjekt.

  • Sherefedin Shehu: Si
    negociova për Kuvendin e ri

    Ish-zv.ministri i Financave dhe tani deputet i mazhorancës Sherefedin Shehu ka treguar për Shqiptarja.com se si ka negociuar me parlamentarë të Arabisë Saudite për financimin e plotë të ndërtimit të kompleksit të ri të Kuvendit të Shqipërisë në qershor 2011.

  • Vlerësimi i “Moody’s, Ekspertët:
    Prej 3 vjetësh, nuk duket progres

    Sipas dr. Gjergji Filipit, Shqipërisë i mbetet shumë për të bërë për të arritur nivele evropiane, madje edhe rajonale. Vlerësimi i Moody's ,e B1, sipas tij, na ve pas Malit të Zi, duke kaluar vetëm Bosnjen.

  • Ndryshimet ne ligj, shtyhet
    16 muaj procesi i kthimit te pronave

    Përballë situatës aspak premtuese në zgjidhjen e problemit 22-vjeçar të pronave, që është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, qeveria përgatiti amendime në ligj, që përfshijnë zgjatjen e afatit deri më 30 prill 2013.

  • Erion Braçe: Qeveria tallet
    me të përndjekurit

    Ka kaluar dje në komisioni parlamentar të Ekonomisë projektligji për disa ndryshime në ligjin për trajtimin financiar të kategorisë së ish-të përndjekurve. Opozita ka kundërshtuar varjantin, duke paraqitur klauzola më të avancuara

  • Moody's: Shqipëria,fuqi e ulët
    institucionale dhe qeverisëse

    Sipas njerës nga tri kompanitë kryesore botërore të vlerësimit të ekonomive të vendeve të botës, Moody’s , niveli i letrave qeveritare me vlerë të borxhit të Shqipërisë reflekton fuqinë e ulët të vendit në fushat ekonomike, institucionale dhe qeverisëe, ndërsa reflekton nivelin e mesëm sa i përket riskut të mundshëm. Kësisoj vendi ynë, përfshihet në zonën që nuk u këshillohet investitorëve të huaj të investojnë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv