Lajme nga emisionet
-
Një ditë përpara votimit në parlament ku kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga grupi deputetëve socialistë, anëtarja e komisionit hetimor Klotida Bushka tha se organet e drejtësië duhet të hetojnë nëse presidenti ka kryer vepër penale. Ndërsa për Frok Cupin shkarkimi i Metës është i vonuar.
8 Qershor 2021, 16:31
-
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie! Gjoba për zyrtarët që shkelën detyrën
8 Qershor 2021, 14:00Operacioni 'bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, do të vijojë deri në zhbërjen totale të çdo paligjshmërie. Kështu u shpreh zv.ministri Brendshëm Besfort Lamallar në 'Report TV'. Ai theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me gjobitjen e të gjithë zyrtarëve që shkelën detyrën, duke lejuar ndërtimin e objekteve pa leje.
-
Mjeku shqiptar, në rangun e më të mirëve në Amerikë rrëfen vështirësitë e profesionit dhe arritjet e tij: Në sallën e operacionit vendos muzikë shqiptare
8 Qershor 2021, 12:09Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ishte i ftuar mjeku i njohur shqiptar Dr.Gentian Toshkezi. Ai renditet në rangun e mjekëve më të njohur në Amerikë dhe tregoi më tepër për emigrimin dhe profesionin sa të bukur aq edhe të vështirë.
-
Petro Koçi: Meta ka përdorur retorikë makabre, përfaqësues i presidencës më të shëmtuar në histori! Shpallja e Berishës ‘Non Grata’, mesazh për drejtësinë shqiptare
7 Qershor 2021, 22:38Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, në një intervistë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” krahasoi presidentin Ilir Meta me Sali Berishën kur ishte në të njëjtin post. Duke theksuar se është i bindur se Meta duhet të shkarkohet e quajti retorikën e tij makabre.
-
14 vjeçe, jep mësim në tre gjuhë dhe autore e një libri, shqiptarja u shpall 'Personalitet me Inteligjencën më të Lartë në Bavari': Moshatarët e mi të ndjekin pasionet, jo pasurinë
7 Qershor 2021, 19:54Report Tv sjell historinë frymëzuese të një nxënësje që jeton në Gjermani, e cila është vlerësuar si Personalitet me Inteligjencën më të Lartë në Bavari. Igerta Miftari është vetëm 14 vjeçe dhe jep mësim prej 2 vitesh në tre gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Gjithashtu ajo është autore e një libri, ndërkohë që po punon edhe për vëllimin e dytë të librit.
-
Juristi Ndreca për Report Tv: Meta ka bërë thirrje për dhunë që provojnë kryerjen e veprës penale! Në parim nuk ka imunitet
7 Qershor 2021, 19:07Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në Report Tv thotë se Kuvendi do të marrë vendimin për të shkarkuar presidentit Ilir Meta, pasi ka tejkaluar kompetencat e tij dhe është përfshirë direkt dhe indirekt në fushatën elektorale
-
"I dashuri im kujdeset më mirë sesa ti". Prej 6 muajve gruaja me dy vajzat e mitura shkëput kontaktet me burrin
7 Qershor 2021, 17:46Çifti Astrit dhe Matilda Gjoka janë nëprag divorci, por nëna prej 6 muajve ka shkëputur çdo lloj kontakti të dy vajzave të mitura me babain e tyre.
-
Denoncoi qarkullimin e tezës së provimit të Maturës në internet, Ndriçim Mehmeti: Krim arsimor, i nxjerrin administratorët nga presioni! Të nisin hetimet
7 Qershor 2021, 13:48Ndriçim Mehmeti e konsideroi këtë 'krim arsimor', duke thënë se nxënësit po mësohen me "vjedhje". Sipas tij, testet i nxjerrin administratorët për shkak se i ushtrohet presion, ndërsa kërkon nisjen e hetimeve në shkolla.
-
Studimet më të fundit që duhet t’i dijë çdo person diabetik dhe dieta ideale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen
7 Qershor 2021, 11:05Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutriconistja Diola Dosti, foli për studimet më të fundit që tregojnë lidhjen e ushqimeve të ndryshme me përmirësimin e shëndetit të pacientëve me diabet.
-
'Situata me COVID nën kontroll, s'kemi transmetim komunitar', mjeku Alimehmeti optimist: Edhe vjeshta pritet e qetë! Jo dakord për vaksinimi e fëmijëve
6 Qershor 2021, 15:35Optimist u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti në lidhje me situatën e COVID në vend, jo vetëm për javët në vijim, por edhe për muajt e vjeshtës. Në "Report TV", ai tha se vaksinimet e kryera dhe numri i personave që e kanë kaluar tashmë sëmundjen, do të bëjnë që të kemi një vjeshtë të qetë dhe aspak të ngjashme me atë të vitit të kaluar.
-
Avokati Beqiri për Report Tv: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA! S'ka Gjykatë Kushtetuese që e shpëton! Nëse provohen veprat penale, dënohet me 10 vite burg
6 Qershor 2021, 12:08Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner.
-
Dita Botërore e Mjedisit, kreu i AKZM, Dedej: Kemi bërë progres në fushën e mjedisit, problem ndotja e ajrit dhe trajtimi i mbetjeve
5 Qershor 2021, 16:03Në ditën botërore të mjedisit, kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej tha në Report TV se duhet punuar më shumë për cilësinë e ajrit dhe menaxhimit të mbetjeve. Përpos këtyre dy problematikave Dedej tha se vendi ka bërë progres në fushën e mjedisit dhe është rritur ndërgjegjësimi
-
Vrasjet në vend, eksperti i sigurisë: Armët e '97 ende nëpër shtëpitë e shqiptarëve, kontrolli dhe grumbullimi i tyre problem masiv! Vlora kryeqendër e ekzekutimeve
4 Qershor 2021, 18:51Sipas ekspertit të sigurisë,Fatjon Softa, ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë Xhandarmëri, një forcë që do të vepronte paralelisht me Policinë që, sipas tij, është një praktikë që ndiqet nga shumë shtetet të tjera.
-
Parashikimi i yjeve për muajin qershor, astrologia Meri Gjini: Shenjat e zjarrit më të favorizuarat
4 Qershor 2021, 12:46E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologia Meri Gjini tha se do të jetë një muaj pozitiv dhe plot energji të mirë.
-
Repolitix/ Ish-eksponenti i PD-së, Valteri: Gara është farsë, kutitë do të mbushen në favor të Bashës si në 2017! Shehaj del i dyti dhe zgjidhet nënkryetar
3 Qershor 2021, 21:41Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia.
-
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës (VIDEO)
3 Qershor 2021, 21:29Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës.
-
Sfidat pas 25 prillit/ Etjen Xhafaj për Report Tv: Me votat e opozitës së re shkarkojmë Metën! Bashkëpunim PS-PD për integrimit në BE (VIDEO)
3 Qershor 2021, 19:11Deputeti i zgjedhur Etjen Xhafaj tha gjatë një interviste për Report Tv se Partia Socialiste nuk e shkarkon dot e vetme presidentin Ilir Meta pa votat e opozitës parlamentare. Xhafaj foli edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike.
-
Ekzekutimet mafioze, eksperti i sigurisë për Report Tv: Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu, po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje! Shtëpitë e barit drejtohen nga grupe të fuqishme
3 Qershor 2021, 12:42Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje. Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe 'shtëpitë e barit' që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit.
-
Një histori guximi si e Ria Demirit, deklaroi se ishte lesbike pasi lindi vajzën: Prindërit ishin me kulturën strikte shqiptare nuk e pranonin dot
3 Qershor 2021, 11:20Ria Demiri është vajza shqiptare e cila me historinë e saj personale tregon guxim dhe vendosmëri për të jetuar jetën në mënyrën që duam, pa paragjykime.
-
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: PD s’i ka fituar kurrë zgjedhjet, edhe në 2005 mesazhi erdhi nga SHBA dhe Nano u dorëzua (VIDEO)
2 Qershor 2021, 21:50Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua
