Kosova & Rajoni

  • Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se aksioni i vitit të kaluar për shtrirjen e dorës së shtetit në veri ishte vendimtar për Kosovën dhe vetëdijësoi botën se vendi mund të funksionojë pa iu cënuar integriteti territorial.
  • Ali Podrimja përcillet për në
    banesën e fundit me muzikë e poezi

    Familjarë, kolegë, dashamirës dhe miq i dhanë sot lamtumirën e fundit poetit famëmadh të shqiptarisë, Ali Prodrimja, i cili ndërroi jetë fundjavën e shkuar në Lode të Francës.

  • Rexhepi: Veriu nuk do të
    kthehet si para 25 korrikut

    “Veriu kurrë më nuk do të kthehet në gjendjen e para 25 korrikut”. Kjo është deklarata që ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, bëri gjatë vizitës në familjen e heroit Enver Zymberi, i cili fillimisht ka bërë homazhe te varri i heroit.

  • Tërhiqet Kusari-Lila
    Bie taksa mbi çimenton

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë sot vendimin për heqjen e taksës mbi importimin e çimentos, e cila që në fillim u prit me antipati të shumta si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga data 1 gusht, bënë të ditur mediat kosovare.

  • Thaçi takon Ashton në Bruksel:
    S’ka dialog pa zbatuar marrëveshjet

    Pa zbatim të marrëveshjeve të arritura deri tani nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur në Bruksel nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, menjëherë pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

  • Varrimi i Ali Podrimës do të
    zhvillohet nesër në Prishtinë

    Varrimi i të ndjerit Ali Podrimja do të bëhet nesër, ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK). Tashmë edhe Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar nëpërmjet medias se vdekja e poetit ishte e natyrshme.

  • Vetëvendosje kundër koalicionit
    PDK-AKK: Po shesin veriun

    Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm PDK- AAK, dhe ka kërkuar që edhe partitë e tjera opozitare të nënshkruajnë nocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.

  • Ndryshimet në pushtet, Thaçi
    president e Haradinaj kryeministë

    Ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike mund të ndodhë një koalicion qeverisës.

  • Vetëvendosje kundër Ban
    Ki-Moon, përleshen me policinë

    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, protestuan sot në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë kundër vizitës jozyrtare të Ban Ki-Moon nën parullën “UnFair”, ndërsa janë përleshur me forcat e policisë së Kosovës.

  • Vetëvendosje, projektligj për
    mbrojtjen e burimeve të gazetarisë

    Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Alma Lama, dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës “Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”, i cili synon mbrojtje për gazetarët dhe profesionistët e tjerë që punojnë në media, për sa i përket ruajtjes së konfidencialitetit të burimeve të informacionit.

  • Ban Ki-Moon në Kosovë i
    shqetësuar për situatën në veri

    Gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët ai ka nënvizuar se duhet ndërmarrë hapa për arritjen e një respekti të ndërsjellë në rajon, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.

  • Mandati i Presidentes, Kryeziu:
    Zgjidhja është te udhëheqësit e LDK

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu tha se ka një ide se si të dilet prej situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes Jahjaga, por nuk dëshiron ta bëjë publike, ndërsa ka sugjeruar që zgjidhjen e kësaj çështje ta kërkojmë te udhëheqësit e LDK-së.

  • Kryeministri Thaçi: Nikoliç
    është humbës, do iki i turpërua

    “Tomislav Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999, ashtu do të ndodhë sërish”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb, i cili kishte deklaruar se do ta përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën.

  • Trupi i Ali Podrimes brenda
    pak ditësh në Kosovë

    Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja do të riatdhesohet brenda pak ditësh. Është kjo deklarata e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila njoftoi se “po kryhen të gjitha procedurat mjekoligjore dhe përgatitjet për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit Podrimja”.

  • Veton Surroi: Dell bëri president
    Pacollin e më pas Jahjagën

    Mes publicistit Veton Surroi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë ka plasur debati, ku intervistës së Dell, Surroi i përgjigjet ashpër.

  • Berisha: Dhimbje për
    humbjen e Podrimjes

    Edhe politikanët shqiptarë përcollën sot mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit, Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë pas 3 ditë kërkimesh në Francë.

  • Francë, gjendet trupi i
    pajetë i poetit Ali Podrimja

    Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Vizita e Ban Ki Moon mohon shtetësinë

    Burime të shqiptarja.com thonë se vizita e Ban Ki Moon do të bëhet pa praninë e simboleve, pa pritje shtetërore nga garda e FSK si dhe vetëm me një konferencë për media ku Ban Ki Moon do të lexojë nga letra.

  • Kosova, Majko për Nikoliç: Uroj
    të mos bëhet si Mlladiç e Karaxhiç

    Deputeti socialist Pandeli Majko komenton në profilin e tij në facebook deklaratën e fundit të presidentit serb Tomislav Nikoliç në një intervistë për median serbe se “Nëse Prishtina provokon, Kosovën do ta marrim edhe me luftë” apo “...OKB nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”

  • Rexhepi: Do ti shuajmë strukturat paralele në veri

    Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t`i shuajë strukturat paralele në veri të Mitrovicës, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri Prizrenit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv