Kosova & Rajoni
-
Zyra e BE-së në Kosovë ka rihapur Qendrën Informative dhe Kulturore të saj në në veri të Mitrovicën. Kjo qendër do të ofrojë informata për Bashkimin Evropian, asistencën financiare të BE-së dhe procesin e integrimit si dhe do të mbledhë informata prej qytetarëve lokal për këto çështje. Ajo do të sigurojë publikime, qasjen në internet, hapësirën për lexim dhe të gjitha këto do të jenë pa pagesë 20 Korrik 2012, 17:08
-
Zhduket poeti Ali Podrimja
20 Korrik 2012, 17:02Shkrimtari Ali Podrimja është zhdukur në Francë. Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ai kishte shkuar në një festival të poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë.
-
Kuçi nuk kundërshton futjen e veriut në bisedime
20 Korrik 2012, 11:29Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë të mbajtur sot, zv/kryeministri Kuçi e ka komentuar thirrjen që zyrtarët e BE-së kanë bërë të mërkurën pas takimeve me presidenten Jahjaga, që çështja e veriut të adresohet në dialog. Kuçi nuk ka përsëritur kundërshtimin e mëhershëm që veriu të jetë pjesë e bisedimeve, po ka thënë se zgjidhja për atje do të jetë sipas Kushtetutës.
-
NATO kundërshton ndarjen, Serbia me plan të ri për Kosovën
20 Korrik 2012, 10:06Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, këtë qëndrim e përsëriti sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen. Beogradi ka lansuar idenë për zgjidhjen e cështjes së Kosovës që ta njoh të drejtën e Prishtinës për vendime politike por jo dhe sovranitet e shtetësia
-
Arrestohet drejtori i spitalit rajonal në Gjilan
20 Korrik 2012, 09:58Policia e krimeve ekonomike arrestoi dje drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, Xhavit Hajdari, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Hajdari, dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
-
Ndërpritet greva e minatorëve, shfuqizohet vendimi
19 Korrik 2012, 18:47Greva e minatorëve e filluar të marten në Trepçë është ndërprerë pasi që Agjensia Kosovare e Privatizimit ka pranuar të shfuqizojë vendimin për emërim të Esat Ujkanit, ushtrues detyre të drejtorit të Trepçës. AKP gjithashtu ka pranuar që për ushtrues detyre të caktohet njëri nga tre të propozuarit e sindikatës së punëtorëve.
-
Jahjaga takon Rasmussen ne selinë e NATO-s
19 Korrik 2012, 15:43Rasmussen ka thënë se KFOR-i në Kosovë garantues i paqes dhe i stabilitetit, derisa Jahjaga ka theksuar se Kosova si shtet sovran dhe i pavarur është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon
-
Sulme të armatosura dhe të koordinuara në veri
19 Korrik 2012, 11:59Policia në Mitrovicë ka njoftuar se sulmet e armatosura dhe të koordinuara kanë ndodhur, mes të orës 01:40 dhe 02:20, në objektin e “KEP” bankës, në objektin e një radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok.
-
Koalicioni PDK-AAK në shtator, spekulim?
19 Korrik 2012, 09:55Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se nuk ka plane për rikonfigurim të qeverisë me partnerë të tjerë të koalicionit. Edhe AAK përjashton mundësinë e futjes në koalicion, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i quajti spekulime raportimet e fundit në media rreth mundësisë së përfshirjes së AAK-së në koalicion me PDK.
-
OKB, Seancë me dyer të mbyllura për Kosovën
19 Korrik 2012, 09:49Në një seancë konsultimesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësues perëndimorë nuk kanë pranuar asnjë pretendim të Rusisë. Më së shumti debat ka pasur ndërmjet diplomatit gjerman dhe atij rus, - kanë thënë burime ndërkombëtare.
-
Rompuy: Si ta thonë
18 Korrik 2012, 20:37
emrin, zonja Presidente?Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman von Rompuy, nuk di si shqiptohet emri i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës.
-
Presidentja Jahjaga viziton Brukselin
18 Korrik 2012, 17:16Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke qëndruar në Bruksel, ku po takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Gjatë pasdites, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, dhe se dialogu është zgjidhja e vetme për progresin e veriut.
-
Vetëvendosje: Fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës
18 Korrik 2012, 17:02Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas grevës së filluar nga Minatorë duke e cilësuar se fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës. Ajo që filloi dje në formë të protestës e që rezultoi në grevë të pastajme të 700 minatorëve të Trepçës, është reagim i arsyeshëm dhe i natyrshëm ndaj asaj që po ndodh Kosovës dhe Trepçës, apo Trepçës dhe Kosovës. Shteti i uzurpuar dhe zaptuar, institucionet shtetërore të kidnapuara, paraja publike e keqmenaxhuar dhe e vjedhur, agjencitë shtetërore e kompanitë publike të kolonizuara e shkatërruara (për t’u privatizuar), janë të gjitha duke i ndodhur Trepçës.
-
Nga e marta, minatorët e Trepçës në grevë
18 Korrik 2012, 16:49Minatorët e Trepçës nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën që e kanë filluar të martën në mëngjes. Atyre u janë bashkangjitur edhe minatorët e minieres tjeter ne Novo Berde. Ata janë mbledhur në hyrje të Minierës së Stantërgut dhe gjatë ditës askush nga zyrtarët e Qeverisë, AKP-së, apo Kuvendit të Kosovës nuk i ka vizituar Minatorët dhe nuk i ka trajtuar kërkesat e tyre.
-
Haradinaj, prap kthehet përkohësisht në Kosovë
17 Korrik 2012, 16:38Ish komandanti i UÇK-se për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, rikthehet sot në Kosovë. Ai do të qëndroj në liri me kusht, deri deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës.
-
Çipa dhe Balla takojnë Albin Kurtin
17 Korrik 2012, 16:11Kryetari i Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa dhe Deputeti i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian janë takuar më kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
-
FIFA: Vendimi për Kosovën në shtato
17 Korrik 2012, 14:39FIFA ka shtyrë sërish vendimin për modalitetet se në çfarë mënyra përfaqësuesja e Kosovës mund t’i zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare.“Në fund të këtij muaji pritet kompletimi i qeverisë në Serbi dhe mbetet të shihet nëse do të ketë përafrim qëndrimesh ndërmjet zyrtarëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Kosovës, për t’iu lejuar të gjitha ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës ndeshjet miqësore me anëtarët e FIFA-s”
-
Rusia kërkon mbledhje për Kosovën në OKB
17 Korrik 2012, 14:28Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë do të mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën për vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinoc të Ferizajt, dhe për pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.
-
SHBA, Gjermania - Serbisë: Largoni policët nga Kosova
17 Korrik 2012, 09:47Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”. Prezencën e policëve serbë e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
-
Dell: Surroi i ishte lutur Thacit
16 Korrik 2012, 20:54
për president, reagon SurroiVendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi mandatin e Presidentes Jahjaga në krye të shtatit për një mandate të plotë deri në vitin 2016 ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë mes analistëve vendas dhe ambasadorit amerikan Kristofer Dell.
