Kosova & Rajoni

  • Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, do të vazhdojë edhe të sot bisedimet me zyrtarët politik të Serbisë për mundësitë e formimit të qeverisë
  • Protesta e cimentos, importuesit:
    Rruga na bashkon, Mimoza na ndan

    Përfaqësues të firmave importuese të cimentos dhe prodhuesit e betonit kanë protestuar sot në afërsi të pikës kufitare të Vërmicës në Kosovës kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës lidhur me tarifën 35% të importit të cimentos nga Shqipëria dhe vende të tjera.

  • Trajkoviç: Kosova projekt i dështuar ndërkombëta

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic mendon se Kosova shumë shpejtë do të shpallet projekt i dështuar i bashkësisë ndërkombëtare.Dhjetra serbe protestuan edhe në Graçanicë.

  • Rasmusen: Për veriun, zgjidhje politike

    Gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese, - ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

  • Serbët mbajnë të bllokuar
    për dy orë rrugët në veri

    Të gjitha rrugët në veri të Kosovës janë liruar pak para mesditës ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, bëri të ditur në një njoftim Policia e Kosovës. Protesta e serbëve në zonat në veri të Kosovës ka zgjatur rreth dy orë, ku grupime banorësh serbë orët e para të mëngjesit të sotëm bllokuan rrugët në veri

  • Kosova në ditë historike, merr
    fund mbikëqyrja e pavarësisë

    Plot 22 vjet nga dita kur Kuvendi në Prishtinë shpalli deklaratën për Kosovën Republikë, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Mandati i Zyrës Civile Ndërkombëtare pushon në shtator.

  • Cana në videoklipin e këngës
    dedikuar luftës dhe Gjakovës

    Këngëtari dhe aktori Kushtrim Hoxha, ka realizuar një këngë për djemtë dhe vajzat nga Gjakova që luftuan në luftën çlirimtare 1998-1999. Sipas burimeve të shqiptarja.com, videoklipi do të ketë për temë luftën dhe sakrificën e qytetarëve të Gjakovës që u rreshtuan në rradhët e UÇK-së dhe protagonist kryesor ka Lorik Canën, futbollistin e kombëtares sonë që ka lindur në Gjakovë.

  • Zyra në veri hapet me 9 korrik

    Zyra administrative në veri të Mitrovicës, në Lagjen e Boshnjakëve, pritet të hapet zyrtarisht më 9 korrik

  • 2 Korriku, presidentja pret ish delegatët

    Me rastin e 22 vjetorit tw shpalljes se Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur nw njw takim deputetët e Kuvendit të Kosovës tw asaj kohe.

  • Nikolic: Për Kosovën, urgjentisht të formohet qeveria

    Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se është e urgjente që të formohet qeveria e Serbisë, me qëllim që të mundësohet hapja e kapitullit të ri në bisedimet për Kosovën

  • Ivanoviç: Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

    Sekretari i deritashëm për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka thënë se ndryshimi i politikës në Serbi nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim të politikës serbe karshi Kosovës.

  • Vienë, fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë

    Në Vjenë sot mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar, ku pritet të paralajmërohet fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë.

  • Kosova, sot vendoset fundi
    i mbikqyrjes së pavarësisë

    Plot 22 vjet nga dita kur Kuvendi në Prishtinë shpalli deklaratën për Kosovën Republikë, sot në Vjenë Grupi Drejtues Ndërkombëtar të marrë vendim për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Ministri i Jashtëm austriak: Kosova është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbet e veta. Serbia: I rrezikshëm largimi i misionit ndërkombëtar.

  • Vjenë, nesër vendoset fundi
    i mbikqyrjes së pavarësisë

    Grupi Drejtues Ndërkombëtar mblidhet nesër në Vjenë për të paralajmëruar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, informon sot gazeta express. Aty pritet të jepet lajmi se prej shtatorit Kosova do të ketë pavarësi të plotë.

  • Himni i xhandarmërisë serbe
    Rexhepi: Do ta shkelin betimin

    Ministri i Brendshëm kosovar është shprehur i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shumë betime të tjera nga ultranacionalistët serbë. “Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, ka thënë ministri Rexhepi.
    Daçiç: Himni, jo me lejen time
    Prishtina: Serbia si në vitet ‘90

  • Prishtina: Serbia si në vitet ‘90
    Brukseli të flasë qartë e prerë

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se Serbia me pushtetin e ri, është kthyer në një rrugë jo evropiane. Sipas tij, është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojnë trysni ndaj Beogradit për të tërhequr strukturat e saj të paligjshme të sigurisë nga veriu i Kosovës.

  • Nikoliç për përleshjet në Merdarë:
    Policët kosovarë sulmuan civilët

    Presidenti serb e cilësoi sulmin sipas tij ndaj civilëve serbë sit ë papranueshëm dhe një provokim të hapur. Nikolic nuk foli asnjë fjalë lidhur me provokimin në fakt që iu bë policisë kosovare kur hilganët serbë

  • AKR mbështet vendimin e Kusarit për çimenton

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe të gjitha forumet e Aleancës Kosova e Re, mbështesin veprimet e ndërmarra nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, respektivisht, vendimin për vendosjen e tarifës prej 35 % në importin e çimentos, i cili është kritikuar javëve të fundit

  • KMDLNJ dënon mosefikasitetin e shtetit

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Lëndimi i lehtë apo i rëndë i 32 policëve të Kosovës në kufirin shtetëror në Merdar është akt kriminal i dënueshëm si për ata që ushtruan dhunë, po ashtu edhe për ata që planifikuan aksionin për parandalim të dhunës, duke dërguar një numër të vogël të policëve dhe policë të papërgatitur dhe të patrajnuar në parandalimin e huliganizmit.

  • OSBE: Të hetohet policia

    Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, dënoi sot incidentet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë gjithë ditës së 28 qershorit dhe ka bërë thirrje për hetime të hollësishme të incidenteve dhe dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar nga disa policë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv