Kosova & Rajoni

  • Një ditë pas lajmit se OSBE do të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, reagon edhe qeveria e Kosovës duke thënë se Prishtina e mirëpret angazhimin e OSBE në këtë drejtim.
  • Nikolic: Nëse zgjidhem
    president takoj Jahjagën

    “Nëse zgjidhem president jam I gatshëm të takohem me Presidenten kosovare Atifete Jahjaga”. Kështu është shprehur gjatë një intervistë për Televizionin Publik Serb RTS, Lideri i Partisë Progresiste Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kandidon për postin e presidentit në zgjedhjet e 6 majit që do të zhvillohen në Serbi.

  • Konfiskohet material zgjedhor
    i Partisë Radikale Serbe

    Policia e Kosovës konfiskoi një numër të madh të posterave me foto të Sheshelit dhe fletushkave të Partisë Radikale Serbe, e cila tanimë ka nisë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme serbe edhe në Kosovë.

  • Zgjedhjet në Ferizaj, PDK dhe LDK
    në balotazh

    Sipas rezultateve paraprake kandidati i PDK-së Agim Aliu dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj janë në balotazh dhe do të përballen sërish në një tjetër raund. Kjo është deklaruar mbrëmë vonë nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.

  • Zëri: OSBE do organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë

    Gazeta Zëri në Prishtinë shkruan se OSBE ka marrë përsipër të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, në një marrëveshje me qeverinë e Serbisë të arritur të shtunën në mbrëmje.

  • Nikoliç: Po fitova zgjedhjet
    jam gati të flas me Jahjagën

    Lideri i partisë progresiste serbe Tomislav Nikoliç, i cili kandidon për president në zgjedhjet e 6 majit, tha se ai do hynte në bisedime me presidenten e Kosovës nëse zgjidhej president i Serbisë.

  • Ferizaj zgjedh sot kryetarin
    Vetevendosja raporton parregullsi

    Në Kosovë mbi 95 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur të votojnë sot për kryetarin e ri të Ferizajt, pas dorëheqjes të Bajrush Xhemajlit i cili u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor. Pjesëmarrja e ulët. Raportohen parregullsi të vogla 

  • Ligji për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe në Gjykatë Kushtetuese

    Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ligji për Hoçën e Madhe, tashmë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur edhe nga shoqëria civile në Prizren.

  • Drashkoviç: Kosova duhet të trajtohet si fqinj i veçantë

    Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen serbe, Vuk Drashkoviç, në mitingun e Koalicionit "Kthesa" në Beograd ka thënë se Serbia duhet ndaluar politikën Milloseviçiane ndaj Kosovës dhe politikës patriotike pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

  • FMN: 106.6 milion euro për Kosovën

    Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton kredinë në vlerë 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagavë për punonjësit civilë.

  • Ferizaj, heshtje zgjedhore, nesër votohet

    Sot është heshtja zgjedhore në Ferizaj, pas fushatës pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për postin e kryetarit të komunës. Në këtë garë janë shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidat i pavarur.

  • Azem Syla refuzohet nga Zvicrra

    Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.

  • Serbia insiston në mbajtje të zgjedhjeve në Kosovë

    Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka ndërprerë seancën, në të cilën anëtarët e tij për më shumë se dy orë kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës

  • Dacic: Prishtina skenare provokuese për zgjedhje

    Zyrtarë të lartë në Prishtinë po përgatisin skenare të qarta provokuese që do rrezikojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve. Deklaratat vijnë nga autoritetet e larta në Beograd sipas të cilevë nga ana e Prishtinës zyrtare po përgatiten provokime ditën e zgjedhjeve në zonat në veri të Kosovë

  • Përfundon fushata, të dielen votohet në Ferizaj

    Ka përfunduar fushata parazgjedhore për Kryetar të Ferizajt. Të shtunën është heshtje e të dielën votohet. Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën në hallën e sporteve, ku pos figurave të larta të partisë ka marrë pjesë edhe artisti i njohur shqiptar, Reshat Arbanaj.

  • Kodit i ri Penal, Hajredin Kuci paralajmëron dorëheqjen

    Zv kryeministri I Kosovës njëherazi dhe ministër I drejtësise Hajredin Kuci ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nga postet qeveritare në rast se nuk shfuqizohen nga Kodi I ri Penal nenet 37 dhe 38.

  • Qeveria e gatshme t’i takojë edhe ilegalët serbë

    Edhepse i quanin ilegalë, akuzoheshin edhe për trazirat dhe anarkinë, vrasjen e policit Enver Zymberit, e Selver Haradinaj, si duket Qeveria e Kosovës ka ndërruar mendje sa i përket komunikimit me përfaqësuesit serbë të veriut. Këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me ta.

  • Qeveria përdor fusnotën

    Fusnota si marrëveshje për prezantimin e Kosovës në takimet rajonale është zhvendosur edhe në takimet e brendshme të Kosovës, të enjten në takimin e nivelit të lartë, ku u prezantua Strategjia e Transportit Multimodal

  • Tadiç: Qytetarët e Kosovës, zemra e Serbisë

    Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj. Ai ka thene se nuk heq dore nga Kosova.

  • Keqpërdorime në HENDIKOS

    Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Shaqir Jakupi, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv