Kosova & Rajoni

  • ​Në mbyllje të vizitës së tij në vendin e dytë të shqiptarëve, Juncker bëri thirrje të votohet sa më shpejt Demarkacioni me Malin e Zi, si një hap kyç dhe i pashmangshëm drejt liberalizimit. Më tej, zyrtari i lartë i BE iu kërkoi politikanëve kosovarë të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
  • Avioni ku udhëtonte Haradinaj
    bën ulje të detyruar në Sofje

    Avioni me të cilin po udhëtonte nga Londra në drejtim të Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka arritur dje të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të mëdha të borës.

  • Daçiç: Serbia nuk heq dorë nga
    Kosova për asnjë kusht të BE

    Daçiç ka theksuar se nuk ekziston asnjë “tundim” evropian për të cilin Serbia do të hiqte dorë me dëshirë e vullnet të lirë nga Kosova. Atëherë do të ekzistonte vetëm diktat, e jo dialog, sipas Vuçiç.

  • Sot rinis dialogu Kosovë-Serbi në
    Bruksel, diskutohen marrëveshjet

    Sot pritet të fillojë dialogu ndërmjet ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë. 

  • Serbia kërcënon Kosovën: Pa ne
    s’ka stabilitet, po luani me zjarrin

    Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka ashpërsuar tonet në raport me Kosovën referuar marrëveshjeve që janë firmosur në Bruksel për Asociacionin e komunave.

  • Nga Pavarësia, 40 mijë qytetarë kanë
    hequr dorën nga shtetësia e Kosovës

    Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

  • Zbardhen detajet e reja për
    ekzekutimin e Oliver Ivanoviç

    Ka kaluar më shumë se një muaj, që nga 16 janari kur u ekzekutua Oliver Ivanoviç, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, por ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij

  • Demarkacioni, liderët
    kosovarë arrijnë marrëveshjen

    Subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, më në fund, kanë arritur konsensusin për votimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

  • Hoti: keqardhje për Haradinaj,
    nuk përfaqëson interesat e vendit

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.

  • Ngec demarkacioni, qëllohet
    me vezë Albin Kurti

    Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot. Por edhe në seancën e së premtes duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje, duke e shtyrë serish seancën për ditën e mërkurë.

  • Demarkacioni, kryetari i Kuvendit:
    Jemi shumë pranë konsensusit

    Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar takime të tjera mes subjekteve politike për të arritur një marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

  • Zyrtarët e BE të mërkurën në
    Kosovë,a do arrihet Demarkacioni?

    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

  • Ish-amb.SHBA në Serbi: Katër 
    skenarë të mundshëm për Kosovën

    Kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, William Montgomery, por thekson se ai nuk është optimist për këtë çështje.

  • Marrëveshja për demarkacionin,
    Kuvendi shtyn sërish seancën

    Shtyhet sërish votimi në Kuvend i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin (vijën kufitare). Seanca kishte debate mes shumicës dhe Vetëvendosjes. Në fund, LDK dhe PDK kanë kërkuar që seanca për ratifikimin e demarkacionit të shtyhet për një ditë tjetër në mënyrë që t’u jepet kohë partive politike që të arrijnë konsensus.

  • VD/'Me mburrje i themi botës jemi
    shqiptar', Haradinaj vargje si në luftë

    "Me mburrje i themi botës jemi shqiptar". Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë pjesë e aktivitetit “Kosova Trail Running Association” për nder të 10-vjetorit të pavarësisë dhe 20 vjetorit të fillimit të Luftës Çlirimtare, ku do të organizohet vrapimi prej 100 km i quajtur "Shtegu i Shpresës". 

  • S'ka vendim për Demarkacionin,
    seanca nesër, SHBA:Votojeni!

    Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten në orën 10:00 seancë për Demarkacionin me Malin e Zi. Kuvendi u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, por u mbyll pa një vendim, i cili pritet të merret ditën e nesërme. Në marrëveshje theksohet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvend, të dyja vendet do të rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

  • Rusia paralajmëron Serbinë:Pjesë
    e dialogut për Kosovën, nëse...!

    “Në qoftë se SHBA-të përfshihen në dialog, edhe Rusia nuk do të mbetet pa reaguar. Në qoftë se kërkon Serbia edhe Rusia do të përfshihet në dialog", ka thënë Lavrov lidhur me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit i cili po vazhdon me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

  • Haradinaj: Projektet më të mira
    për kosovën në samitin e Londrës    

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të bëjë  prezantimin e mbi 30 projekteve në samitin e Londrës javën që vjen. Samiti do të bëjë bashkë 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Konstituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bën pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin  bisedoi në lidhje me  projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri tek financimi i tyre nga ana e BERZH-it

  • Kosovë,studentë e profesorë bëhen
    bashkë,thirrje Apelit:Lironi 4 aktivistët

    Sot në mesditë, një grup i studentëve e profesorëve,  para Bibliotekës Kombëtare, kanë vendosur një baner, me të cilin i bëhet thirrje Gjykatës së Apelit - që do të mbaj seancën me 22 shkurt për 4 studentët aktivistë, Adea Batushën, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin - të Lirojë Studentët!  Në aktivitet u prononcuan studentja, Arlinda Gashi, dhe profesori në fakultetin e Arkitekturës, Egzon Bajraktari.

  • Dëbohet nga Gjermania kosovari,
    baba i gjashtë fëmijëve të mitur

    Gjermania ka vendosur të dëbojë një shqiptar nga Kosova, baba i gjashtë fëmijëve. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative (OVG), shkruan media gjermane stadtradio-goettingen.de.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv