Kosova & Rajoni

  • Ministri Ferid Agani ka marrë premtime nga përfaqësues të shteteve të Organizatës Islamike se çështja e njohjes së Kosovës do të diskutohet nga këto shtete më seriozisht.
  • Serbia e pranon Kosovën pa fusnotë

    Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë.Kipred beson se këto janë vetëm spekulime, meqë Serbia deri më tash asnjëherë nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën

  • Reduktime të mëdha të energjisë elektrike

    Këto ditë Korporata Energjetike e Kosovës po aplikon reduktimet e ashpra të energjisë elektrike dhe ndarja në kategoritë B dhe C po i lë qytetarët e Prishtinës por edhe të qyteteve tjera me mungesë të theksuar të energjisë deri në 3 orë me dhe 3 pa energji elektrike.në TC dhe të normalizohet situata energjetike.

  • Arrestohet një serb për krime lufte

    Të akuzuarit për vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës,  Aleksandar Bulatoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 15 ditësh. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në vendkalimin kufitar në Merdarë.

  • PDK-LDK, biseda për presidenten

    Pas kërcënimeve të LDK-së se nuk do votojë amendamentet, për shkak të aktgjykimit të Kushtetueses, e cila ka konstatuar se amendamenti që ia ndërpret mandatin presidentes, PDK-ja do të bisedojë për një zgjidhje të re.

  • Opozita refuzon thirrjen e qeverisë

    Vazhdojnë reagimet për takimet e mundshme të niveleve të larta ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Opozita refuzon thirrjen e Qeverisë për formimin e një ekipi të unitetit para nisjes eventuale të bisedimeve.

  • Fule: Kosova kusht për Serbinë

    Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, porse përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

  • Sulmohen shqiptarët, bombë në lokalin serb 

    Dy raste të ndara kanë tensionuar gjendjen në veri të Kosovës. Një grup i sulmuesve serbë, ende të pa identifikuar, sulmojnë fizikisht dy të rinj shqiptarë.Pas mesnate hidhet bombë në një lokal serb.

  • Zharku planifikonte vrasjen e prokurorëve

    Xhabir Zharku, ish kryetari i Kaçanikut nga rradhët e PDK-së kishte planifikuar vrasjen e 2 prokurorëve dhe 1 gjyqtari të EULEX-it

  • Ngriten çmimet e derivateve

    Brenda pak ditësh, derivatet e naftës u shtrenjtuan dy herë duke mbërritur në shifrat më të larta gjatë këtij viti.

  • Vetëvendosje nuk merr përgjigje

    Letra e Lëvizjes Vetëvendosje ku u kërkon dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së dhe AAK-së, një takim për t`i diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend dhe përgjegjësinë që kanë ato karshi zhvillimeve të fundit si duket nuk do të marrë përgjigje pozitive nga dy subjektet politike në opozitë.

  • UNMIK ka asgjësuar dosjet e vrasjeve politike

    Dosjet e krimeve me motive politike janë asgjësuar nga UNMIK-u, ndërmjet viteve 2006-2007, thotë një dëshmitar, ish-gjyqtari në Gjykatën Supreme, në kohën që kjo e fundit drejtohej nga Rexhep Haxhimusa, një pjesë e dosjeve, në qendër të të cilave ishin krimet politike. Dosjet ishin asgjësuar nëpërmjet një letër-prerëse, që ndodhej në anën e majtë të katit përdhes të Gjykatës Supreme.

  • Digjet vetura e nëpunësit
    serb të zyrës për veriun

    Makinës së Nemanja Radunoviqit, nëpunës i Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, i është vënë flaka nga persona të panjohur.Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale

  • Shtrenjtohet buka, sindikatat në protesta

    Ka tre ditë që është ngritur çmimi i bukës nga 30 në 40 centë dhe atë vetëm një muaj pasi ka përfunduar procesi i korrje-shirjeve.

  • Seminar ndërkombëtar për 100 vjeto

    Sot në Prishtinë fillon punimet seminari ndërkombëtar për kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqiptare  për 100 vjetorin e pavarsisë

  • Flasin aktorët e dialogut politik

    Ka javë që në mediat e Kosovës paraqiten akterët e mundshëm të dialogut politik Kosovë-Serbi. Nëse jo në takime protokolare, ata dhe ato organizojnë edhe konferenca për media. Kryeparlamentari  Krasniqi kërkon nga përfaqësues të institucioneve të përgatitën mirë, Kryeministri Thaci nuk e përjashton mundësinë e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit serb.Kryenegociatorja Tahiri ka adresuar përgjegjësitë tek Serbia për ngecjet.

  • Vetëvendosje demanton Top Channel

    Një ditë pas publikimit në media të një pjese të intervistës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për TV Top-Channel, Lëvizja Vetëvendosje sqaroi se titulli i intervistës për përfshirjen e Shqipërisë në dialogun Kosovë Serbi është jashtë kontekstit.

  • Bashkë kundër dialogut për veriun

    Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke pritur përgjigje në shkresën që ua ka dërguar javë më parë krerëve të dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së e AAK-së.

  • Viti 2013 pa viza

    Në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brenshme, Bajram Rexhepi dhe Ministrja e Interimeve, Vlora Çitaku u bashkuan për të shpalosur të arriturat në procesin e liberalizimit të vizave, të arritura këto të cilat janë në një finalizim të një raporti që do t’i dozohet mekanizmave ndërkombëtar me 15 shtator.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv