Kosova & Rajoni

  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun është “dezinformuar” për gjendjen në Kosovë.
  • Ish-SHIK-asit: Vëllai i Hashim Thaçit informator i UDB-së serbe

    Portali Indeksonline ka siguruar një video ekskluzive të bërë nga një kamerë të fshehtë ku shihen dy të vetë-shpallurit agjentë të SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës) shërbim i afërt me PDK e Hashim Thaçit, duke folur për vrasjet, informatorët dhe procesin gjyqësor rreth ekzekutimeve dhe atentateve dhe shantazheve të personaliteteve politike në Kosovë.

  • Zv/kryeministri turk Bozdag viziton Kosovën

    Turqia mbështet Kosovën dhe integritetin territorial të saj, tha zv-kryeministri turk, Bekir Bozdag, I cili po qëndron në Kosovë.Gjendjen në veri të Kosovës, ai e cilësoi si kërcënim, për Kosovën, rajonin dhe mbarë Evropën. Bozdag vlerësoi se në çdo dialog që zhvillohet duhet të saktësohet qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

  • Zbutet ministri Rexhepi, lavdëron KFOR

    Edhepse përsërit deklaratën se KFOR-i  ka pasur mundësi të bëjë më shumë, kur flitet për veriun, ai vlerëson se KFOR është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë.

  • Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë radikalizim

    Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, ia bëjnë me dije Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen.

  • Opozita kundër dialogut politik me Serbinë

    Subjektet polike opozitare në Kosovë e kundërshtojnë idenë e krijimit të një Ekipi të Unitetit për bisedimet politike me Serbinë, që janë paralajmëruar të nisin në tetor të këtij viti.

  • Manifestim për fundin e mbikëqyrjes

    Personalitete ndërkombëtare, burrështetas mund të vijnë në Prishtinë, të hënën e dytë e shtatorit për të marrë pjesë në një manifestim për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

  • Pantiç: Barrikada simbol i rezistencës

    Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë "është e turpshme". Sipas tij, ajo barrikadë "është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina".

  • 50 spiunët e Maksim Ferrës

    Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale.

  • Fillon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt

    Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dhe ish-sekretarit të Ministrisë se Shendetësisë , Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.

  • Ambasadorja e re amerikane flet shqipen

    Ambasadorja amerikane, Trejsi Xhekobson, do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Ajo ka prezantuar veten dhe qëllimet e saj për Kosovën, në një video në gjuhën shqipe dhe është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës.Misioni i saj, forcimi i një demokracie shumetnike dhe një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane

  • Albin Kurti: Kosova s'mund
    të ketë traktat pa ushtri

    Deklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
    Ndërrimi i vajit - Nga Albin Kurti

  • Drews: Ndjej turp për barrikadat

    Sot në Mitrovicë qëndroi kreu i KFOR dhe misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Drews. “E ndjej si turp barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër, sepse ajo ka karakterin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është i ndarë”,tha Drews. Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve.

  • Ban Ki Moon kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kosovën

    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Mun, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë uniteti lidhur me Kosovën dhe institucionet e Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Shtrirja e autoritetit nga e institucioneve të Prishtinës në veri të jetë e bazuar në besim dhe e pranuar nga komuniteti serb.

  • Bashkë për veriun, ose zgjedhje në vjeshtë

    Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë nëse subjektet politike parlamentare nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin. Kryeministri Hashim Thaçi mund të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

  • BE: Kusht i takimit Thaçi-Daçiç, Marrëveshja për kufirin

    Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren. Daçiqit që do të udhëtojë në Bruksel do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

  • Shqiptarët në vendin e tretë si spijunë të ish-Jugosllavisë

    Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

  • Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen 

    Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në një takim Mikulas Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, Nga delegacioni sllovak u kërkua njohja sa me shpejtë e Kosovës, sepse u vlerësua se kjo do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës, si ne rajon ashtu edhe në BE.

  • Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra

    Analisti i çështjes së Kosovës dhe publicisti britanik, Tim Judah, ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është i shkëputur nga realiteti dhe e sheh gjendjen në Kosovë me thjerrëza të vjetruara.

  • Kosova, drejt përmbylljes
    së pavarësisë së mbikëqyru

    Qeveria, Kuvendi, Presidenca dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, janë duke u koordinuar me qëllim të përbylljës së suksesshme të mbikqyrjës së pavarsisë, ka deklaruar dje kryeministri Hashim Thaqi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv