Kosova & Rajoni

  • Vazhdon djegia e pyjeve në Bjeshkët e Deçanit. Ndërsa në bjeshkën e Bellesë është e pamundur lëvizja e ekipeve të zjarrfikësve.Vlerësohet se mbi 150 hektarë pyje të Bjeshkëve të Deçanit përfshirë edhe pyjet rreth Manastirit, janë përfshirë nga zjarri.
  • Mosfurnizimi me ujë dhe temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

    Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente. E në këto temperatura të larta, Prishtina ka reduktime të ujit nga Ujësjellësi Rajonal në Prishtinë.



  • Ymeri: Bisedimet do çojnë drejt ndarjes

    Deklaratën e kryeministrit për mundësinë e dialogut politik për veriun, Visar Ymeri e vlerëson si ‘qullitje përfundimtare’ politike të Thaçit dhe bisedimet e ardhshme do të shënojnë fillimin e ndarjes së brendshme të Kosovës.

  • Kosova për traktat paqeje, Serbia me platformë për vazhdimin e dialogut

    Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve. E parlamenti i Serbisë, së shpejti, të krijojë një platformë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

  • Thaçi e Daçiçi, kryesues të mundshëm të dialogut Kosovë-Serbi

    Në konsultim të ngushtë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherin Eshton, vazhdojnë përgatitjet e një platforme të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që pritet të miratohet nga të dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

  • Ndërkombëtarët nxisin dialogun
    Serbia neglizhon marrëveshjet

    Çështja e veriut duhet të zgjidhet brenda dokumenteve të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo me plane apo kërcënime të ndryshme, tha ambasadori francez Fitu. Bashkimi Evropian është duke bërë çmos që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë. Serbia po tregohet neglizhente ndaj marrëveshjeve të arritura.

  • Zjarr në bjeshkët e Deçanit, gjendja alarmante

    Gjendje alarmante në Dukagjin nga zjarri që ka përfshirë Bjeshkën e Madhe të Deçanit dhe Batushën e Junikut.

  • Opozita kundër dialogut për veriun

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë garantuar Lëvizjen Vetëvendosje që nuk do të dorëzohen kundrejt asnjë presioni ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e bisedimeve të mundshme politike Kosovë-Serbi për t’i dhënë zgjidhje veriut të Kosovës.

  • Brukseli kërkon bisedime të
    menjëhershme Serbi-Kosovë

    Brukseli kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve Serbi-Kosovë. Kështu ka njoftuar sot Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE, Catherine Ashton.

  • Kociançiç: Të fillojë dialogu sa më parë

    Bashkimi Evropian është duke bërë çmos që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë, ka thënë edhe zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.

  • Vazhdon bllokimi i pikës kufitare në Jarinjë

    Dhjetë kamionë transportues vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në zonën neutralenë në anën e serbisë, para kalimit kufitar me Kosovën, dukë bllokuar, në njërin shirit të rrugës magjistrale Rashkë-Leposaviq.

  • Thaçi i gatshëm për negociata të reja

    Kryeministri Hashim Thaçi është i gatshëm t`u përgjitgjet pozitivisht thirrjeve , edhe të Shteteve të Bashkuara edhe të Bashkimit Evropian, për negociata të reja me Serbinë. Ai ka mohuar se do të bëjë kompromise të dëmshme për vendin.

  • SHBA pret nga Serbia rezultate
    në dialogun me Prishtinën

    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se Shtetet e Bashkuara i gëzohen bashkëpunimit me Qeverinë e re, të bindura se e ardhmja e saj do të jetë në Bashkimin Evropian dhe se presin rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën.

  • Serbët bllokojnë zonën neutrale në Jarinje

    Dhjetë kamionë transportues janë parkuar sot në zonën neutrale midis pikëkalimit kufitar në Jarinje dhe pjesës serbe. Ata janë parkuar në njërin shirit të rrugës dykahëshe në rrugën magjistrale Rashkë-Leposaviq, ku, siç raportojnë mediet serbe, serbët janë duke kujdestaruar natë e ditë dhe duke penguar lëvizjen e mjeteve transportuese me mall komercial, të cilat provojnë të kalojnë legalisht nëpër pikën kufitare.

  • Priten notat verbale nga Etopia dhe Togo

    Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do t`i publikojnë njohjet për Kosovën dhe t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë. Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën - Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri. E, Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë.

  • Kuçi: Jo gjashtëpikëshit
    të kreut të OKB Ban Ki Moon

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka kundërshtuar mundësinë se në dialogun për veriun do të përfshihet edhe 6-pikëshi i Ban Ki-moonit, duke thënë se informatat e tilla janë vetëm pjesë e debateve mediale. Kuçi ka përjashtuar mundësinë që serbëve të veriut t’u garantohen ulëset në Kuvend.

  • Vetëvendosje: Qeveria po e çon ekonominë drejtë shkatërrimit 

    Shpend Ahmeti,nënkryetari i Vetëvendosjes ka vlerësuar se kjo qeveri e dobët është edhe shumë e rrezikshme për vendin ngase kjo gjendje ekonomike ka rrezik të thellohet në qoftë se në Kosovë nuk bëhen ndryshimet.

  • Ringjallet gjashtëpikëshi i Ban Ki Mun

    Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit e që ishin paraparë në 6 pikat e propozuara nga Ban Ki Mun.

  • Dikur në UÇK e TMK, tani në rrugë

    Ish-pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë për mos-sistemimin e tyre. Janë mbi 600 ish-pjesëtarë të kësaj trupe, të cilët u lanë jashtë me rastin e transformimit të TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Ata kërkojnë trajtim të dinjitetshëm e jo si raste sociale.

  • Serbi-Vojvodinë, rrihet brutalisht ish ushtari i UÇK-së

    Është rrahur brutalisht ish-ushtari i UCK-se Fatmir Antali nga Prishtina nga persona tek një hotel në qytetin Ruma të Vojvodinës dhe më pas është dëbuar nga aty. Famiri kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për shkaqe shëndetësore dhe shërimit pranë një spitali në Vojvodinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv