Kosova & Rajoni

  • Rezolutën, e cila i ka dhënë mbështetje marrëveshjes politike ndërmjet Behgjet Pacollit, Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme presidenciale sipas Gjykatës Kushtetuese, edhepse Kuvendi i Kosovës, më 7 prill të vitit të kaluar e ka miratuar, nuk është në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit-Kushtetutën
  • Dogana shqiptare pengon grurin e Kukësit të bluhet në Kosovë

    Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit, shkruan e përditshmja Koha Ditore. Sipas shkrimit, deri te ky veprim që ndërmirret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë, po bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas

  • Vriten një çift serbë në Ferizaj

    Janë gjetur të vrarë Jevtiq Milovan dhe gruan e tij Liljana.Ngjarja ka ndodhur.mbrëmë rreth 22 orë në fshatin Talinoc të Ferizajt.

  • Jahjaga presidente deri në 2016

    Atifete Jahjaga do të ruajë postin e Presidentes deri në vitin 2016. Vendimin është marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur se amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana e Komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Reagon Arsim Bajrami nga Komisioni për ndryshime kushtetuese "Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar juridiksionin e saj per Jahjagen"

  • Konfiskohen 350 kg marihuanë

    350 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë konfiskuar nga policia e Kosovës. Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar deri më tani dhe kjo është arritur pas një operacioni të gjerë policor që u zhvillua në lokacione të ndryshme, ku u arrestuan 5 të dyshuar, njëri në Pejë, njëri në fshatin Xërxë, 2 në Rahovec dhe ndërsa një tjetër, që është shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në pikë kalimin e Hanit të Elezit.

  • Daçiç telefonon Nishanin

    Në përpjekje për t’i bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

  • Hoxhaj në konferëncë si mik i popullit të Sirisë

     Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare “Miqtë e Popullit të Sirisë” në Paris, ka mbajtur një fjalim para mbi 100 liderëve botërorë. “Republika e Kosovës dënon ashpër fushatën gjakderdhëse të regjimit të Assadit ndaj aspiratave të opozitës siriane për të transformuar vendin e tyre në një shtet të hapur dhe pluralist.

  • Ministri Beqaj: Femrave
    s'duhet t'u vijë erë e keqe

    Lëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e konferencë për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut", nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit.

  • Akuzohet zv/kryeministri Bukoshi

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi. Aktakuza është ngritur nga një prokuror, EULEX-it. Aktakuza ngarkon edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin e përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

  • Riker kërkon garanci për politikën serbe karshi Kosovës

    Zëvendësndihmësi amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka kërkuar nga mandatari i qeverisë serbe, Ivica Daçiq, garanci për politikën e qeverisë së ardhshme serbe për Kosovën.

  • Serbia bojkoton edhe një samit

    Sot në Dubrovnik të Kroacisë fillon punimet samiti rajonal ku do të debatohet rreth mënyrës se si rruga për në Bashkimin Evropian, mund të jetë forcë për ndryshim dhe stabilitet në Ballkanin e trazuar.

  • 6 serbë dhe një rom akuzohen për vrasjen e policit në veri

    K9rstimir Pantiç, kryetari i komunës së Mitorvicës, e cila nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, i ka deklaruar mediave se prokurori i Eulexit, Nita Amin, ka ngritur aktakuzën ndaj 7 personave me dyshim të bazuar se ata kanë vrarë në vitin 2008 policin e UNMIKU-t nga Ukraina.

  • Miratohet projektligji pa nenet 37, 38, 39

    Në seancën maratonë të ditës së enjte (5 korrik) deputetët me 59 vota pro dhe dy abstenime kanë votuar projektligjin pa nenet 37, 38, 39 i cili ishte hedhur për herë të tretë në votim.

  • 22 vjet nga dëbimi i punëtorëve të Televizionit të Prishtinës

    Një grup i ish punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, përkujtuan sot 5 korrikun si ditën kur okupatori serb I dëboi ata nga puna, pas mbylljes së këtij institucioni.

  • Parlamenti nuk e voton mocionin për privatizimin e distribucionit të KEK

    Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për distribucionin e Koorporatës Energjetike të Kosovës - KEK. Me 31 vota për 48 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi ka votuar kundër mocionit, i cili kërkonte pezullimin e procesit të privatizimit të distribucionit, derisa qeveria të sjellë dokumentet në Kuvend. 

     

  • Vdekja e Dino Asanaj, mbërrin për hetime FBI-ja

    Vdekja e Dino Asanaj në Kosovë do hetohet nga FBI. Një ekip i Policisë Federale Amerikane ka mbërritur në Kosovë për të hetuar vdekjen e ish Shefit të Agjëncisë Kosovare të Privatizimit.

  • Media e Beogradit:
    Hashim Thaçi ka gjak se

    Sipas mediave serbe, Kryeministrit kosovar Hashim Thaçi ka gjak serb. E përditshmja e Beogradit "Kurir", e njohur si tabloid skandalesh, shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb. Sipas gazetës serbe, në fillim të shekullit të XX, gjyshi i Thaçit u konvertua në mysliman dhe ndryshoi emrin në Jusuf.

  • Stefanoviç: Duan të na marrin veriun dhe liqenin e Gazivodës

    Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç ka thënë se marrëveshja e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit për energjinë dhe telekomunikacionin nuk është arritur për shkak të “kërkesave të tepruara të palës shqiptare

  • PE: Të hetohen eurot e Bashkimit Evropian në Kosovë

    Parlamenti Evropian i kërkon EULEX-it më shumë përkushtim në hetimin e miliona eurove të dhuruara nga fondet e Bashkimit Evropian.

  • Çimento, Kusari: Zgjodhëm
    Greqinë në vend të Shqipërisë

    Zv/kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, njëkohësisht ministre për Tregtinë dhe Industrinë, ka pranuar se vendimi për të rritur taksën e çimentos me Shqipërinë ka ardhur pas premtimit të kushtëzuar të Greqisë për të votuar në favor të një ndihme për Kosovën nga BERZH si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.
    SONDAZH/ Eshtë e drejtë që Prishtina të vendosë interesat e saj përpara atyre kombëtare?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv