Kosova & Rajoni

  • Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Lëndimi i lehtë apo i rëndë i 32 policëve të Kosovës në kufirin shtetëror në Merdar është akt kriminal i dënueshëm si për ata që ushtruan dhunë, po ashtu edhe për ata që planifikuan aksionin për parandalim të dhunës, duke dërguar një numër të vogël të policëve dhe policë të papërgatitur dhe të patrajnuar në parandalimin e huliganizmit.
  • OSBE: Të hetohet policia

    Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, dënoi sot incidentet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë gjithë ditës së 28 qershorit dhe ka bërë thirrje për hetime të hollësishme të incidenteve dhe dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar nga disa policë.

  • Bamir Topi në Prishtinë

    Presidenti shqiptar në largim, Topi është pritur me nderime dhe ceremonitë më të larta shtetërore. Pas takimit nën dyer të mbyllura, Jahjaga vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria angazhohen për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajon, dhe se të dyja shtetet kanë pikësynim integrimet në strukturat euro-atlantike.

  • Vetëvendosja dërgoi Kodin Penal në Gjykatën Kushtetuese

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar sot Kodin Penal të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja Alma Lama tha se nenet tashmë të kontestuara, që kanë të bëjnë me mediat, cenojnë lirinë e medias.

  • Kurti: Ministri Hoxhaj e kryenegociatorja Tahiri po e anashkalojnë Kuvendin

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, e ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe shefen e ekipit dialogues, Edita Tahiri, për anashkalim të Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ, përfaqësues dhe politik i vendit. Për secilin veç e veç ka treguar se në cilat raste nuk i janë përgjigjur kërkesave të Komisionit parlamentar që ai e drejton.

  • Serbi, koalicion ultranacionalistësh

    Dy figura politike; ultra-nacionalisti Tomislav Nikoliç dhe ish-zëdhënësi i Milosheviqit, Ivica Daçiç, janë bërë sërish bashkë duke marrë përgjegjësinë që ta udhëheqin Serbinë në mandatin e ardhshëm.

  • Koktej molotovi drejt autobusëve me serbë, KFOR reagon

    Të enjten janë sulmuar me koktej Molotov dhe gurë pesë autobusë me serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë. KFOR ka reaguar ndaj këtij sulmi, por jo edhe ndaj sulmit në Merdarë.

  • Hapet për qarkullim kufiri në Merdarë

    Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës me Serbinë, Merdar, është rihapur pas incidentit të djeshëm ku grupe të huliganëve serbë nga veriu, duke hyrë në territorin e Kosovës

  • Përleshje deputetësh PDK dhe Vetëvendosje

    Deputetët nga radhët e PDK-së Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu janë përleshur në parkingun e Kuvendit të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin dhe Florin Krasniqin

  • Kosovë, PE hetim EULEX: Ku u
    zhdukën 3 mld euro financime?

    Parlamenti Evropian hedh hijen e dyshimit lidhur me shpërdorime masive të fondeve ndërkombëtare për Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës dhe aeroportin e Prishtinës, shkruan gazeta “La Repubblica”.

  • Kosovë, serbët provokojnë e
    plagosin 32 policë në Merdarë

    Një grup nacionalistësh serbë të njohur si Delije, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale për të festuar 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, të njohur si Beteja e Fushë-Kosovës.

  • Prishtina zyrtare ndalon
    ministrin serb të hyjë në Kosovë

    Prishtina zyrtare i ka ndaluar hyrjen në territorin e shtetit të Kosovës ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq. Ai ishte nisur për të marrë pjesë në një manifestim në nder të 623 vjetorit të Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.

  • Media: Pacolli kërkon njohje
    nga shteti që ka njohur Kosovën

    Kosova Info njofton se në takimin që zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi në Paris me përfaqësuesit e shteteve të Amerikës Jugore si të Perusë, Argjentinës, Bolivisë, Paraguait dhe Uruguait, ka kërkuar njohen e Kosovës.

  • Prishtina dënon sulmin sirian
    mbi avionin turk

    "Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut."- thuhet në një letër që ministri i Jashtem i Kosovës i dërgoi homologut turk.

  • Nisin procedurat për ndryshimin e Kodit Penal

    Qeveria e Kosovës nis zyrtarisht procedurat për ndryshimin e Kodit Penal duke i hequr nga ky Kod nenet 37, 38 dhe atë 39. Nenet kishin të bënin me me përgjegjësitë penale të mediave dhe gazetarëve dhe u kundërshtuan ashpër nga gazetarët.

  • Haradinaj, Mbrojtja: Eshte i
    pafajshëm, akuza kërkoi 20 vjet

    Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim,

  • Veriu me gjykatë dhe polici të pavaru

    Një Gjykatë funksionale e Qarkut në veri të Mitrovicës me gjykatës serbë është e nevojshme, shkruhet në planin e bërë nga Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, si dhe Policia  të jetë e pavarur dhe kompetente. 

  • Selimi: Nuk na duhet FBI për rastin Dino Hasanaj

    Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet nga rradhët e PDK, Behar Selimi, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar FBI-së për të ndihmuar në rastin e Dino Asanaj, ka qenë e panevojshme.

  • Oda Ekonomike: Çimento, vendimi
    dëmtoi tregtinë Shqipëri-Kosovë

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ministren Kusari-Lila se po dëmton imazhin e ekonomisë së Kosovës. Ai i ka thënë se shihet qartë se ka afera të mëdha korruptive, afera të krimit të organizuar dhe kontrabandës.

  • BE pret formimin e qeverisë serbe

    Bashkimi Evropian ende nuk e di se në ç`drejtim do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për vazhdimin e dialogut BE-ja po pret formimin e qeverisë së re në Serbi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv