Kronikë

  • Dy vetëvrasja janë sheënuar brenda pak orësh në qarkun e Durrësit. Dy persona të seksit mashkuall, i kanë dhënë fund jetës në apartamentet e tyre në harkun kohor të dy orëve. Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Durrrësit dhe në Shijak.
  • “Grushta deputetëve të tjerë”
    Prap në polici ish-i përndjekuri Ndreca

    Deklarata që i ka lëshuar shtypit vendas ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit. Pas Rusmalit grushtat do t’i drejtohen edhe deputetëve të tjerë, ka thënë ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca e më pas është shoqëruar në polici.

  • “Grushta deputetëve të tjerë”
    Prap në polici Gjergj Ndreca

    Deklarata që i ka lëshuar shtypit vendas ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit. Pas Rusmalit grushtat do t’i drejtohen edhe deputetëve të tjerë, ka thënë ish-i përndjekuri politik Gjergj Ndreca e më pas është shoqëruar në polici.

  • Matura 2012, si do
    të llogariten pikët

    Matura 2012 do të pësojë ndryshime edhe në formulën e llogaritjes së pikëve, që përcakton fituesit. Kjo për faktin se numri i provimeve me zgjedhje nuk është i njëjtë për të gjithë. Pesha e pikëve që kanë dy provimet me zgjedhje dhe nota mesatare mbetet e njëjtë, pra nga 20% e totalit të pikëve për secilën nga këto të dhëna, ndërsa 40% të tjera duhet të ndahen mes dy ose tre provimeve me zgjedhje të të rinjve.

  • Koplik, vret me automatik
    32 vjeçarin, pranga autorit

    Vrasja, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Arrestohet autori Gëzim Aliaj. Me breshëri automatiku qëlloi në drejtim të lokalit duke plagosur dhe një shtetas tjetër.

  • Tiranë, zjarr te Zogu i Zi
    evakuohen 100 banorë 

    Zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët që përfshinë një pallat shumëkatësh në zonën e Zogut të Zi. Fatmirësisht, asnjë nga banorët, fillimisht të bllokuar, nuk u lëndua ndërsa më pas ndërtesa u evakuua plotësisht. (Foto: pamje nga vendngjarja)

  • Kapen 140 kg drogë, zjarr
    mes trafikantëve e policisë

    Operacioni i koduar “Prita” është kryer në orët e para të mengjesit në malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe grupit që transportonte drogën nga Lazarati. Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. (Në foto: Kanabis i prodhur në Lazarat transportohej me kafshë drejt kufirit me Greqinë)

  • Radarët, vjetërsia shkak
    për abuzime nga Policia

    Radarët me lazer që përdor policia rrugore në Shqipëri për të ndëshkuar kundravajtësit që ecin me shpejtësi të madhe, janë të dëmtuar prej vitesh dhe ata i ndëshkojnë padrejtësisht shoferët. Prej vitit 2003, shumica e tyre është dëmtuar duke shërbyer si mjet nga policët për të nxjerrë lekë në kurriz të qytetarëve. Po ashtu edhe gypat e alkoolit, thotë eksperti autoteknik. (Foto: Eksperti Mitat Tola)

  • Tenton të qetësojë grindjen
    plagoset me thikë polici

    Pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Tiranë ai është jashtë rrezikut për jetën. Autori që goditi policin është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat.

  • Ilia urdhër dëshmitarëve
    Mos tregoni në polici!

    Pas vrasjes së Eleni Bashos, bashkëshorti i saj Ilia, ka urdhëruar katër persona që të mos flisnin nëpolici, rreth konflikteve burrë-grua dhe lidhjes intime të tij me Yllkën. Urdhëri është dhënë për të mos implikuar pozitën e Ilias në këtë çështje, por në fakt nga kjo porosi kanë lindur dyshimet e para, duke rënduar së tepërmi pozicionin e 38 vjeçarit në vrasjen e 2 shkurtit në Shkozë.

  • Durrës, 30 vjeçarin qëllohet
    në oborrin e shtëpisë

    Një 30-vjeçar është plagosur me armë në verandën e banesës së tij ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes.

  • Tropojë, vret bashkëshorten
    pas shtatzanisë së vajzës

    Xhemal Abazi ka vrarë të shoqen duke e akuzuar si bashkëfajtore në humbjen e nderit të vajzës së tyre 20 vjeçare. Konflikti mes bashkëshortëve ka ndodhur pas mesnate. Abazi pohoi se shoqja ishte bashkëfajtore në humbjen e nderit të vajzës së tyre.

  • Armët, rigjallërohet eksporti
    pas bllokimit të Gërdecit

    Shqipëria i është rikthyer eksportimit të armëve dy vitet e fundit, pas një ndërprerjeje të kuptueshme më 2008 dhe 2009, pas skandalit të Gërdecit. Më 2010 është shitur jashtë vendit sasia më e lartë në vlerë e armëve këto pesë vitet e fundit.

  • Tërmeti në Japoni, Berisha:
    Ju frymëzuat solidaritetin tonë

    Kryeministri shqiptar ka marrë pjesë në një ceremenoni të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Tiranë, titulluar “Fuqia e Solidaritetit”, në përkujtim të tërmetit dhe cunamit shkatërrues të një viti më parë.

  • Aksion antidrogë në Tiranë:
    5 në pranga, evitohen 2 vrasje

    Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet janë sekuestruar lëndë të ndryshme narkotike si heroinë, kokainë e kanabis si dhe disa armë zjarri e 4 automjete. Të arrestuarit po planifikonin të eleminonin një grup rival. (Foto: materialet e sekuestruara)

  • Dëshmia e mjekut: Ilia pyeti
    nëse kishte vdekur Eleni

    Gazeta "Shqiptarja.com" zbardh bisedën mes mjekut roje të spitalit ushtarak që ekzaminoi trupin e pajetë të Eleni Bashos. Çfarë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në spital. Dyshimet e mjekut pasi 38-vjeçari kërkoi të sigurohej për vdekjen e bashkëshortes dhe ngutja për të marrë trupin.

  • OST: Punime në nënstacion
    disa lagje të Tiranës pa drita

    Per shkak te disa punimeve ne çelesat 35 kV, ne N/st Tirana 1, Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se në tre ditët e para të javës së ardhshme do të ketë stakime të disa linjave për rrjedhojë në disa lagje do të ketë ndërprerje të energjisë për disa orë.

  • Aksidenti, ishte në timon
    fajëson shokun e vdeku

    Policia e Memaliaj ka arrestuar të riun Blansi Seferi i cili pasi ka shkaktuar vdekjen e shokut në një aksident mëngjesin e sotëm e ka fajësuar padrejtësisht atë.

  • Nisin punimet te “gropa e Sejdisë”
    Basha: Pronarëve zgjidhje sipas ligjit

    Zona pas Pallatit të Kulturës do të shndërrohet në lulishte. Me fondet e Bashkisë së Tiranës pritet të mbillen rreth 150 pemë, të vendosen 66 stola si dhe 2 çezma uji.

  • Fushë Krujë, tritol hekurudhës
    10 të shoqëruar, rinis lëvizja

    Sasia e tritolit iu vendos linjës hekurudhore Vorë- Shkodër, pranë fshatit Gramëz, në Fushë Krujë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme u konstatua dëmtimi. Dëmtimi shkaktoi ndërprerjen e lëvizjes së trenave.Sekuestrohen dhe arme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv