Kronikë
-
Dhuna e shfaqur nga protestuesit ndaj pronës publike dhe institucioneve nuk ka kursyer as bizneset private. Në zonën e 5 majit në Tiranë, hedhja e molotovëve ka shkrumbuar bizneset, ndërsa pronarët shprehen të shqetësuar për dëme të mëdha deri në 100 mln lekë.
13 Dhjetor 2020, 17:09 -
COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete
13 Dhjetor 2020, 16:43Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 788 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 14 viktima. Gjithashtu sot humbi jetën edhe mjeku anestezist Mihal Kërçi. Tirana e Shkodra janë qytete me numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1003 humbje jete.
-
Protesta e pestë për Klodjan Rashën/ Në Vlorë vetëm 4 qytetarë: Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia
13 Dhjetor 2020, 16:32Thirrjes për të zhvilluar një protestë të pestë në emër të drejtësisë së Klodjanin i janë përgjigjur vetëm 4 persona në qytetin e Vlorës. Ato kanë dalë pasditen e sotme para Policisë së Vlorës me parulla dhe flamurin kuqezi.
-
Protesta në Tiranë, policia 'blindon' hyrjen nga Fushë Kruja! kontrolle mjeteve, furgonëve e autobusëve
13 Dhjetor 2020, 16:00Pak para nisjes së protestës së pestë në emër të Klodjan Rashës, Policia ka ngritur postblloqe në dalje të Fushë- Krujës.
-
Meta 'vë në lëvizje' Ultrasit e ‘Tironës’, kërkesë publike të atit të Klodjan Rashës: Mos ndërhyni te kauza e shqiptarëve, letra juaj sikur e ka bërë qeveria
13 Dhjetor 2020, 15:53Tifozët e skuadrës së Tiranës, të ashtuquajtur “Capital Creë” i kanë dërguar një letër të hapur babait të Klodjan Rashës, ku i kërkojnë të mos ndërhyjë që të dnalet protesta pasi kjo kauzë është tashmë e gjithë shqiptarëve.
-
Tentuan të trafikonin 2.6 ton kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim
13 Dhjetor 2020, 14:51Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tentativës për të trafikuar 2.6 ton kanabis drejt Malit të Zi, është arrestuar nga policia. Policia ka vendosur në pranga 32-vjeçarin me iniciale E.P., banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri në Tiranë i cili dyshohet se ka ndihmuar Ervis Çallikun për kalimin e ngarkesës së kanabisit në Malin e Zi e me destinacion vendet e BE-së.
-
FOTO/Lufta kundër COVID-19, aktorja shqiptare i vjen në ndihmë Shqipërisë, dhuron shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca
13 Dhjetor 2020, 14:49Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler, e njohur për roline saj te "Mimoza Llastica" ka dhuruar shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
-
Pornografi në rrjet me të mitur/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë! Hapi profil fals dhe kontaktonte me fëmijët
13 Dhjetor 2020, 14:13Një 37 vjeçar është arrestuar në Tiranë për shpërndarjen e përmbajtjeve pornografike me të mitur në rrjete sociale. Sipas njoftimit të Policisë, autori i identifikuar si I.K., banues në Tiranë është hetuar nga Njësia C-Hetimi i Krimeve Kibernetike për 2 vite në lidhje me këtë aktivitet.
-
-
-
-
-
4 ditë protesta të dhunshme në Tiranë/ 89 të arrestuar, 7 organizatorë në kërkim, mes tyre dhe Stresi! 268 protestues nën hetim, 25 policë të plagosur
13 Dhjetor 2020, 12:54Në 4 ditë protesta që zhvillohen për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, Policia e Tiranës ka arrestuar në total 89 persona, pjesën më të madhe të tyre në flagrancë. Ndërkohë janë në kërkim 7 organizatorë, janë proceduar në gjenjde të lirë 268 pprotestues dhe janë plagosur 25 policë.
-
Stresi nxit dhunë dhe tensionim të situatës përmes fakenews: I vihet flaka njësisë së PS te 5 Maji, bravo! Po cili është realiteti?
13 Dhjetor 2020, 12:37Stresi në rrjetet e tij sociale ka vijuar të bëjë politikë përmes nxitjes së dhunës duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë me shkatërrimet dhe vënien e zjarrit. Këtë herë ai është përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar një foto që duket një objekt në flakë. Por si qëndron e vërteta?
-
Iu gjetën pushkë, armë gjahu, 2 granata e municion luftarak, arrestohet një 37-vjeçar në Krujë
13 Dhjetor 2020, 12:19Një 37-vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur disa armë zjarri në banesën e tij në Thumanë, Krujë.
-
Rindërtohet shkolla në Shijak, gati për të pritur fëmijët! Rama publikon fotot: Nga 3D në realitet, shumë më e mirë nga ajo që shkatërroi tërmeti
13 Dhjetor 2020, 12:02Shijaku do të ketë gati për pak ditë shkollën e re, e cila është ringritur nga e para pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.
-
Fëmijët në protestë, UNICEF: Të shqetësuar për ekspozimin e tyre ndaj dhunës dhe COVID! Qytetarët të shmangin përplasjet
13 Dhjetor 2020, 11:29Protestat e dhunshme dhe prania e gjerë e të miturve, të cilët nuk nguruan të shkatërronin dhe digjnin çdo gjë që u dilte para ka bërë që UNICEF në Shqipëria të shpreh shqetësimin e saj, sidomos për praninë e gjerë të fëmijëve në to.
-
Sarandë/ Po qarkullonte me eskavator, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një 55-vjeçar
13 Dhjetor 2020, 11:28Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Konispol, Sarandë. Një 55-vjeçar me iniciale P.A. ka ndërruar jetë në punë. Ai ishte duke lëvizur me një eskavator me pjesën e kovës lartë dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
-
Protesta në Tiranë, arrestohen 2 persona, 1 prej tyre u kap me kanabis! Nën hetim dhe 18 protestues të tjerë
13 Dhjetor 2020, 11:09Dy persona janë arrestuar dhe 18 janë nën hetim gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës. Një prej personave është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën Myslym Shyri i është gjetur një sasi kanabisi. I riu i arrestuar është një 21-vjeçar me iniciale A.M.
-
Dhunuan e shkatërruan në ditën e 2 të protestës në Tiranë, nga 59 të arrestuar jepet masa për 17 prej tyre! 3 në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje
13 Dhjetor 2020, 11:10Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës nga 59 të arrestuarit, ku 3 janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje, mes tyre 2 të mitur. Gjatë ditës së sotme u dhanë vetëm për 17 persona, ndërsa për pjesën tjetër seanca do të zhvillohet në ditët në vazhdim.